Ashpërsohen masat për qytetarët, ushtria zbret në rrugët e Tiranës për koronavirusin! Mbani distancë nga njëri tjetri (PAMJET)

TIRANE-Qytetarët kanë respektuar dy fashat e orareve që janë lejuar për të dalë nga shtëpia, por nuk janë ndërgjegjësuar për distancën që duhet të mbajnë nga njëri tjetri për të mos ecur në grup dhe masat mbrojtëse. Për këtë arsye pak minuta para se ora të shënonte 16:00, që është fasha e dytë e lejimit të lëvizjes deri në 18:00, ushtria ka dalë në terren. Forcat e Armatosura të ushtrisë kanë zbritur në çdo lagje të Tiranës për të monitoruar në bashkëpunim me policinë e shtetit respektimin e rregullave të situatës COVID-19 nga qytetarët. Për çdo qytetar që do të konstatohet se nuk respekton oraret dhe rregullat e vendosura, tashmë të bëra publike do të veprohet përmes masave administrative, pra gjobave. Autokolonat me makinat e ushtrisë risjellin imazhet e një kohe lufte, por që në fakt këtë herë është përballë një armiku të pabukshëm, koronavirusit. 

"Në funksion të rritjes dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve për të respektuar rregullat e vendosura së fundmi për situtën e Covid-19 dhe në funksion të mbrojtjes së shëndetit për cdo qytetar sidomos gjatë fashave orare të përcaktuara Forcat e Armatosura kanë përforcuar praninë e tyre në terren në mbështetje të policisë. Blindat janë pjesë e forcës tokësore dhe kanë zbritur në cdo lagje të Tiranës të ndarë në 5 zona të ndryshme për të mbështetur policinë e shtetit dhe për disiplinuar të gjithë ata qytetarë që nuk respektojnë fashat e orareve dhe që krijojnë rrezikshmëri për shëndetin e qytetarëve që respektojnë këto fasha. Do jenë prezent cdo ditë edhe forcat e armatosura nga mëngjesi hershëm deri pasdite vonë me qëllim ndërgjegjsimin e qytetarëve për rregullat e vendosura nga data 9 mars deri sot" tha zëdhënësja e ministrisë së Mbrojtjes Albana Qehajaj.

Në kushtet kur ndërgjegjësimi nga një pjesë e qytetarëve mungoi dhe as gjobat nuk i trembën, ushtria është alternativa e fundit e ashpërsimit të masave, të paktën për momentin. Forcat e ushtrisë do të jenë në terren cdo ditë nga orët e para të mëngjesit kur nis fasha e parë e orarit në 06:00 deri në mbrëmje vonë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:45
'Qëndroni në shtëpi', ushtria thirrje me megafon qytetarëve të pabindur (VIDEO)

Ushtria ka zbarkuar në rrugë për të vendosur rregullin dhe respektimin e urdhrave nga qytetarët, të cilët sap shkojnë oraret e lejuar nisin shëtitjet në qytet.

'Të nderuar qytetarë qëndron në shtëpi, mbroni veten dhe familjen tuaj' kanë qenë thirrjet e ushtrisë për të ndërgjegjësuar qytetarët që deri në këto moment ka ende të pabindur dhe që se kanë kuptuar rrezikun real që paraqet koronavirusi.

Ora 12:59
Policia dhe FA në supermarkete e banka gjatë orarit të lëvizjes, Meta shpërndan postimin e Xhaçkës: Mirënjohje për çdo efektiv

Në çdo supermarket dhe bankë në fashat e orareve 6.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00 do jenë efektivë të Forcave të Armatosura dhe të Policisë së Shtetit për të mundësuar zbatimin e rregullave për shkak të COVID-19.

Ministrja e Mbrojtjes Xhacka ka postuar disa foto të efektivëve me shkrimin: ”Të gjithë bashkë, ju dhe ne, në zbatimin e PADISKUTUESHËM të rregullave të vendosura për këto ditë të vështira.”

Ajo ka theksuar se ata kanë lënë në shtëpi familjet e tyre e po bëjnë të pamundurën për t’ju mbrojtur në mënyrën më të mirë që ata dine, disiplinimin.

Ministrja ka theksuar edhe disa këshilla në lidhje me situatën.

1.Ndiqni këshillat e specialistëve
2.Respektoni oraret
3.Mbani rradhën në supermarkete e banka
4.Ruani distancën 2 metër nga njëri – tjetri
5.Respektoni masat mbrojtëse në ambjentet publike
6.Qëndroni në shtëpi me familjet tuaja
Gjithashtu ka shprehur mirënjohje për cdo efektiv të FA e Policisë së Shtetit të cilët janë në krye të detyrës në këto ditë të vështira për të gjithë botën.

Presidenti Meta ka shpërndarë postimin e ministres duke shprehur mirënjohje të thellë dhe falenderim për cdo efektiv të Forcave të Armatosura dhe Policisë së Shtetit në krye të detyrës.

“Së bashku për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari”, ka shkruar Meta krahas postimit.

Foto nga FA
/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 20/03/2020 23:35

    O /Genti/,I analizon ato qe thua?Po flet budallalleqe ,mendime pa lidhje,pa kuptim per temen e mesiperme.

    Përgjigju
  • genti: 20/03/2020 22:17

    O NJEREZ NUK E KUPTONI QE PARISE SE TIRANES I KA HYRE FRIKA NGA POPULLI,,PRANDAJ E NXJERR USHTRINE,,,POR PO U BASHKUA POPULLI NDAJ KESAJ KASTE KRIMINALE E HAJDUTE,,,,,AS USHTRI ,AS POLICI NUK JU BEN ME FAJDE,,...//

    Përgjigju
  • Shqiptar: 20/03/2020 16:24

    Siguroni Tiranen. Ne rrethet e Shqiperise s'ka problem. Amanet Tiranen.

    Përgjigju
  • Era: 20/03/2020 16:22

    Po mitrolozin për çfarë e duan!!? Si në parada ushtarake....

    Përgjigju
  • Jjj: 20/03/2020 16:11

    Nxirr avionet,apo harrova ske

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja