COVID-19/ Shqiptarët respektojnë oraret, por ZERO ndërgjegjësim për distancën! Ecje në grup, pa maska e doreza (VIDEO)

TIRANË- Qytetarët nga frika apo ndërgjegjësimi kanë nisur të respektojnë oraret, qoftë ky për lëvizjen e këmbësore apo edhe të makina, por në pah ka dalë një tjetër problematikë.

Në ato fasha orari ku lejohet lëvizja e njerëzve më specifikishit 06:00-10:00, pjesa më e madhe e tyre nuk respektojnë asnjë masë mbrojtëse. Edhe pse është orari i lejuar për të qarkulluar, kur këmbësorët mund të dalin nga shtëpia për të bërë pazaret me ushqime, në farmaci apo për nevoja të tjera personale, ajo që ende nuk kanë kuptuar është se duhet të dalin të vetëm, të ruajnë distancën nga personat e tjerë që lëvizin në trotuar apo dyqane, të kenë maskë dhe doreza.

Në një vëzhgim të bërë nga Report Tv në qytetet kryesore të Shqipërisë masa të tilla nuk respektoheshin. Në këto dy orare, sheshet, bulevardet janë plot, me qytetarë që lëvizin pa maska, pa doreza dhe mbi të gjitha grupe-grupe, duke u shndërruar në një rrezik shumë serioz për përhapjen e koronavirusit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:49
Frika mbyll shkodranët në shtëpi! Pas orës 10:00 boshatisen rrugët

Më në fund një lajm i mirë nga Shkodra. Ky qytet ka qenë më problematiku sa i përket zbatimit të urdhrave, por fatmirësisht panorama ka ndryshuar! Siç raporton gazetari Ergys Kavaja, rrugët e qytetit pas orës 10:00 janë bosh.

Ora 11:37
Elbasan- Shumë lëvizje në Bulevard, por respektohet distanca nga njëri-tjetri

Orari i vendosur për të lëvizur po shfrytëzohet maksimalisht nga lezhjanët, të cilët mesa duket nuk e kanë kuptuar qëllimin e këtyre dy fashave të orareve. Nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 10:00 qyteti ishte i populluar. Një pjesë e madhe kishin dalë për të kryer nevojat shtëpiake, por nuk mungonin dhe ata që shëtisnin, duke shfrytëzuar maksimalisht motin me diell. Shumë qytetar janë parë edhe në sportelet e bankave në mënyrë të gropuar, duke shkelur rregullat e vendosura për mbrojtjen nga coronavirusi, pa maska e pa doreza e mbi ë gjitha ngjitur me njëri-tjetrin. Pas orës 10:00 Lezha nis të boshatiset kjo dhe nga frika, pasi qytetarët mund të përballen me masa ndëshkimore nga policia.

Ora 11:27
Kalon ora 10:00, qytetarët e Tiranës futen në shtëpi

Pas orës 10:00 Tirana është boshatisur nga qytetarët. Ata respektojnë oraret nisur edhe nga fakti që për çdo shkelje parashikohet gjobë me 10 mijë lekë të rinj. Por problem, siç edhe është parë nga vëzhgimet e Report Tv në terren, janë dalejt në grumbuj njerëzish, që nuk respektojnë distancën duke mos pasur kujdes teksa ecin në trotuarë, apo kur futen në dyqane për pazare.

Shumë rrallë shihet ndonjë qytetar në rrugë pak pas orës 10:00, ku efektivët e policisë në terren u bëjnë thirrje të futen në shtëpi.

Ora 10:24
Rradhë në bankë në Fier, por respektojnë distancën prej 1 m nga njëri-tjetri

Në Fier, panorama paraqitet disi më optimiste. Në dy fashat e orarit që lejohet qarkullimi, ka pasur mjaftueshëm lëvizje, por është respektuar distanca. Kjo mund të shihet edhe te radha që po mbajnë njerëzit në bankë. Ato kanë ruajtur distancën prej minimumi 1 metër, edhe pse nuk janë të pajisur me maska dhe doreza.

Ora 10:05
Qytetarët respektojnë oraret e qarkullimit nga frika e gjobës, por jo masat mbrojtëse! Dynden në rrugë në dy fashat e orarit, ngjitur me njëri-tjetrin pa maska e doreza

Në një vëzhgim të bërë në emisionin e mëngjesit "Shtypi i ditës dhe ju" me gazetarin Andi Kapxhiu njerëzit respektojnë oraret, qoftë ky për lëvizjen e këmbësore apo edhe të makina, por në pah del një tjetër problematikë. Në ato fashë orari ku lejohet lëvizja njerëzisht veçanërisht, nuk janë aspak të ndërgjegjësuar dhe nuk përdorin asnjë masë mbrojtëse.

Siç shihet nga kamerat e monitorimit të trafikut, njerëzit dynden në rrugë, ecin ngjitur me njëri-tjetrin duke mos respektuar distancën minimumi prej një metër, pa maska dhe pa doreza, e për pasojë shndërrohen në një rrezik serioz për përhapjen e këtij virusi që ka "pushtuar" botë. Pamjet e sjella nga kamerat e monitorimit të trafikut duken sikur janë shkëputur nga ditë feste, nuk i ngjajnë një dite normale. Më pas, pas orës 10:00, ku ndalohet qarkullimi i njerëzve, ka më pak lëvizje nga frika e ndëshkimeve. Njëjtë edhe për makinat, pas orë 08:00 ka shumë pak lëvzje, veçanërisht ato që kanë marrë një autorizim.

Qytetarët akoma nuk janë ndërgjegjësuar që këto dy fasha orari janë vendosur që njerëzit të kenë mundësi për të shkuar-ardhur në punë, apo për të bërë blerjet jetësore si ushqime apo ilaçi, me masa mbrojtëse që vendi të mos ketë një bilanc tragjik të viktimave dhe të infektuarve, si në shtet fqinje.

Ora 10:01
Ngjitur me njëri-tjetrin, pa maska e doreza...Të moshuarit lojë me letra në Sarandë! Qytetarët marrin rreze buzë detit

 

Në qytetin e Sarandës vihen re lëvizje të pakta nëpër rrugët dhe bulevardin e qytetit, por nuk mungojnë rastet kur masat e marra në luftën kundër koronavirusit shkelen nga të moshuarit, të cilët nuk po ambientohen me rregullat e qëndrimit në shtëpi, por vijojnë me shëtitjet, madje duke vazhduar hobet e vjetra siç është loja me letra.

Spitali i Sarandës vijon masat në kuadër të luftës ndaj koronavirus edhe pse ne Sarandë nuk ka ende asnjë rast me persona të infektuar. Në spitalin e Sarandës është ngritur pavioni ku do të priten rastet e mundshme, ndërkohë që ky spital ka vetëm 5 pajisje respiratorë.

Ora 09:57
'Zhgënjen' Korça, askush nuk ruan distancën e sigurisë, gjobiten me 10 mijë lekë 10 këmbësorë që shkelën oraret

Qytetarët korçarë në masë kanë respektuar oraret përgjatë të cilave kufizohet lëvizja e tyre, ndërkohë orët e lejuara të lëvizjes i shfrytëzojnë  kryesisht për blerje ushqimesh apo barnash. Por duket se ka dhe nga ata që orët e "liridaljes" i keqshfrytëzojnë. Grupe prej 3 apo 4 personash pa respektuar distancën nga njëri-tjetri i shfrytëzojnë këto orare për të shëtitur në rrugët e qytetit. Mesa duket ende nuk e kanë kuptuar një pjesë e vogël e qytetarëve se nuk është koha për shëtitje por për të plotësuar nevojat bazike gjatë këtyre fasha orarësh. Edhe pse një numër i vogël i atyre që e shpërdorojnë këtë orar rreziku mbetet i madh. Ndërkohë uniformat blu monitorojnë situatën dhe këshillojnë sërish qytetarët të respektojnë distancën dhe të shmangin këto lëvizje të panevojshme për të mbrojtur jetën e gjithsecilit prej nesh. 

Në këto kushte, policia e qarkut të Korçës ka shtuar postblloqet në pikat kyçe të qytetit por dhe në gjithë qarkun. Vetëm në qytetin e Korçës ditën e sotme janë gjobitur me nga 10 mijë lekë  10 këmbësorë të cilët nuk kanë respektuar masat kufizuese në lidhje me fashat orare të ndalim të qarkullimit. Ndërkohë burime për Report Tv bëjnë me dije se po sot janë dhe 4 automjete të ndaluara në Korçë për qarkullim pa autorizimin përkatës.

Ora 09:51
Një ditë feste te Pazari i Ri...kryeqytetasit shkelin me të dyja këmbët rregullat e ruajtjes nga koronavirusi (VIDEO)

Edhe pse është orari i lejuar për të qarkulluar, 06:00 -10:00 kur këmbësorët mund të dalin nga shtëpia për të bërë pazaret me ushqime, në farmaci apo për nevoja të tjera personale, ajo që ende nuk kanë kuptuar është se duhet të dalin të vetëm, të ruajnë distancën nga personat e tjerë, të kenë maskë dhe doreza. 

Një panoramë të shëmtuar ofroi këtë të premte në mëngjes zona e Pazarit të Ri në Tiranë. Nuk duket si një ditë e zakonshme, por një ditë feste.

Ora 09:42
Durrsakët zgjohen vonë dhe 'dynden' për të bërë pazare...Pa respektuar asnjë rregull mbrojtës

Krah për krah me njëri-tjetrin, në grumbullime njerëzish, pa respektuar asnjë distancë dhe masë mbrojtëse për të dalë me masë e doreza, qytetarët durrsakë e kanë nisur ditën vonë. Janë zgjuar rreth orës 09:00 kur janë parë edhe lëvizjet nëpër rrugë, dhe janë përqendruar nëpër dyqane për të blerë fruta e perime dhe ushqime. Dyqanet hapen rreth orës 06:30, ku qytetarët kanë kohë deri në orën 10:00 të paradites për të bërë blerjet. Por edhe pse duket se deri më tani orarin e paradites po e zbatojnë, duke u futur në shtëpi pas orës 10:00 kur edhe nuk lejohet më qarkullimi, qytetarët nuk e kanë kuptuar ende se e rëndësishme është të ruajnë distancën dhe të dalin vetëm pa shoqërues. Shumë pranë njëri-tjetrit, të rinj e të reja në Durrës shihet se nuk kanë të vendosur maska mbrojtëse apo doreza në duar, ku duhet theksuar se kujdesi më i madh duhet treguar edhe në momentin kur bëhen pazaret.

Ora 09:30
Pamje të frikshme nga Lushnja dhe Berati, sheshet dhe bulevardet plot pa asnjë masë mbrojtëse

Një pamje e frikë vjen nga Berati dhe Lushnja ku sheshet dhe bulevardet janë plot më njerëz në fashën e orarit që lejohet deri në orën 10:00. Njërëzit nuk i kanë ndalur xhirot në sheshe apo bulevarde, që e kanë marrë këto ditë si pushim dhe relaksim. Ndërgjegjësimi i njerëzve vijon sërish të mbetet zero, pavarësisht masave të marra dhe ndëshkimet që parashikohen. 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besnik: 20/03/2020 14:08

    Te ka genjyer Bilali(burri) zonja Rama. Ne Amerike jetojme nuk kemi degjuar apo lexuar kete fake news.Mundohu sa te duash por Trumpi te ka ne listen e zeze.Mashtrues ordiner mbete.

    Përgjigju
  • Alb: 20/03/2020 13:33

    Veshkat na kan zen koka po kockat po na ndryshken si te jemi 70 vjec per te ngren kemi filluar diet se sblejm dot me duket se ky izolimi paska efekte me te keqija se koronavirusi e menduat gabim.

    Përgjigju
  • shoku: 20/03/2020 12:38

    Gabimi Rames ishte qe izoloi shqiperine shume kohe para se virusi te arrinte pikun e tij, keta idiote do ta hane tani qe po merziten dhe filluan te levizin.Italia beri te njejtin gabim dhe po vuan pasojat se rrinin pleqte ne kafenera dhe thonin nuk na gjen gje se jemi Italiane tani po mbushin varrezat.Shtetet e medha si Anglia apo amerika e kane marre shtruar nuk ka kufizime per momentin sepse reagohet ne momentin e duhur dhe jo se ca bene shteti tjeter dhe hajt ta bejme dhe ne.Kjo eshte waiting game rrini brenda se do ikni per lesh.

    Përgjigju
    • Lui: 20/03/2020 13:20

      O shoku, ne i kemi marre masat fiks ne kohen e duhur. As perpara qe te paralizohej ekonomia dhe ajo qe thua ti qe qytetareve t’i humbte durimi, dhe as vone qe do te thote pasi te kishim shume e shume raste. Por per nje gje jam i bindur. Nese do respektohej karantina nga te gjithe do e kalonim max me 2-3 jave karantinim. Por tani qe nuk e zbatojne te gjithe do na duhet te rrime edhe nja 2 muaj.., per faj te disa te papergjegjshmeve qe ne gjuhen juridike quhen kriminele, sepse perhapin rrezikshmeri vdekje..

  • Ana: 20/03/2020 12:16

    Nuk merr vesh Shqiptari se urdhin e ka dhene Edi Rama dhe jo Sali Berisha apo gjumashi Lulezim Basha. Turp te keni te gjithe qe dhe jeten e familjareve te tu i rrezikoni per politike. Italia po varros femijet, prinderit dhe gjysherit e saj. Ti qe deri dje doje te jetoje ne Itali dhe BE shko atje... shko bej xhiro atje... mos rreziko jeten time dhe te dashurve te mi ketu... IK zhduku atje

    Përgjigju
  • aloalo: 20/03/2020 11:50

    Fajin e keni edhe ju gazetarët e "Shqiptarja" apo "Report Tv". Ju raportuat ditë pas dite se nuk zbatoheshin rregullat e duheshin kufizime më të forta. Kryeministri ju mori për bazë e nxorri vendimin më të keq të mundshëm, lejimin e vetëm dy orareve për lëvizje. Çfarë prisnit ju të ndodhte ? Mos të kishte radhë në dyqane, markete ? Mos të kishte lëvizje ? Të ecnin 1 e nga 1 ? Kush do e vërtetoi nëse atë që kam në krahë e kam mik/mikeshë apo thjesht një i/e huaj që rastësisht po ecën krah meje ? Nëse doni masa, kërkoni arsyen tek kushdo që del nga shtëpia, e kjo të jetë plotësuar edhe në një formular online e ta ketë qytetari të shkarkuar në celular. Të lejohen vetëm disa arsye se pse mund të lëvizësh si p.sh : market, farmaci, bankë etj. Në këtë mënyrë edhe policia e di se sa njerëz ka në një orar të caktuar si edhe çfarë zonash do ketë më shumë lëvizje sepse në formular do të jetë edhe orari i daljes si edhe adresa ku do të shkosh. Kush nuk ka formular, gjobitet. Ata që nuk kanë smartphone të rrinë në shtëpi e bashkia ti mundësoi ushqimet e barnat në shtëpi. Kaq e thjesht është !

    Përgjigju
  • Lui: 20/03/2020 11:49

    Ndodhi ajo qe paralajmerova kur u dha lajmi per kufizimet e daljeve. Nuk e di ku jane bazar studiuesit qe bene kete kufizim, por eshte gabim teper te kufizosh levizjet kur ne fakt ti kerkon mos perqendrim te njerezve ne nje vend te caktuar. Flas per perqendrimin nepermjet dyqane e banka. Sepse per ata qe dalin xhiro, ta jane thjeshte te papergjegjshem dhe duhen trajtuar si kriminele e te denohen per tentative vrasje me paramendim.

    Përgjigju
  • Debila: 20/03/2020 11:30

    Me te ndyre dhe me idiota spaska! Futi ne izolim o Shtet, se na intektuan , do na lene 6 muaj karantine Dhe do vdesin me mijra nga kto plera, Gra q...E moter q.., qe si lejne me nejt ne shpi!!!

    Përgjigju
  • [email protected]: 20/03/2020 10:58

    Mendoj se oraret e daljes nga shtepia perbejne rrezikun me te madh Sepse provova te shkoja ne market, smund te blija,, gjithe lagjja aty, provova te shkoja ne banke radha ish e gjate sepse te gjithe dalin ne ate segment kohor.. c duhet te bej?? Po dal ne 10:01

    Përgjigju
  • Shqiptar Periferie: 20/03/2020 10:39

    Si ka mundesi Kryeqyteti?? Aty ndodhet ajka e Shqiperise dhe mbare Evropes. Si ka mundesi kaq injorante?

    Përgjigju
  • Mirditor: 20/03/2020 10:32

    do ta shofin mbas 10 ose 20 ditesh gjendjen shëndtsore virusi nuk pyt aje trim apo frikacak

    Përgjigju
  • XXX: 20/03/2020 10:05

    2 oraret krijojne grumbullime ngaqe dalin te gjithe njheresh. Eshte shume gabim kufizimi. Oraret nuk duhet te ishin limituar kshu.

    Përgjigju
  • ani: 20/03/2020 09:50

    fajin e ka qeveria sepse duke shtrengu daljet nuk ben tjeter vecse shton rradhat neper dyqane

    Përgjigju
    • loku: 20/03/2020 11:46

      Po jo shok, fajin e kane qytetaret sipas kazanit se duan te bejne pazar.Duhet te rrine ne shpi e te mbajne diete. Te habe mutin e tyre se keshtu nuk e marin virusin.Me mire te vdesin urie se nga korona virusi. Kryeministri thote mos mbani maska kot, kazani thote jo po skane njerezit maska dhe jane te papergjegjshem. Skeni pare gje akoma!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë