Koronavirusi/ Gjermania vendos lehtësimin ngadalë të masave kufizuese, në 4 maj pritet të rihapen shkollat

Koronavirusi/ Gjermania vendos lehtësimin ngadalë të masave kufizuese, në 4 maj pritet të rihapen shkollat

Gjermani- Kancelarja gjermane Angela Merkel ka njoftuar planet për lehtësimin dalëngadalë të kufizimeve të vendosura për të trajtuar pandeminë e koronavirusit. Rregullat e distancës sociale do të qëndrojnë në fuqi deri të paktën në 3 maj, ka thënë Merkel. Po ashtu, kancelarja ka rekomanduar edhe njëherë vijimsinë e përdorimit të maskave të fytyrës në dyqane dhe transportin në public si mjete mbrojtëse kundër COVID-19.

Javën e ardhshme qeveria ka lejuar hapjen për biznes të një numri të konsideruar të dyqaneve. Ndërsa, shkollat ​​pritet që gradualisht të rihapen për zhvillimin e mësimit në 4 maj.

Merkel tha se vendi kishte arritur "një sukses të brishtë të ndërmjetëm" pas ndërmarrjes së masave të rrepta. “Vendi duhet të vazhdojë përpara, por pa lënë jashtë vëmendjes situatën ", vijoi kancelarja duke shtuar se ata "nuk kanë shumë hapësirë ​​për manovrim".

Takimet e mëdha publike përfshirë shërbimet fetare do të qëndrojnë të ndaluara deri më 31 gusht. Baret, kafenetë, restorantet, kinematë dhe vendet e muzikës do të mbeten të mbyllura.

Sipas Institutit Robert Koch të Gjermanisë (RKI), vendi ka 127.584 raste të konfirmuara të të infektuarve dhe ka raportuar 3,254 vdekje deri tani.

Njoftimi i Merkel e bën Gjermaninë vendin e fundit evropian që fillon lehtësimin e kufizimeve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lori: 16/04/2020 07:22

    sikur u mbyll ndonjehere gjermania vetem baret restorantet dhe disa dyqane rrobash mbylli se gjithe induatria e kantiere e cdo gje hapur ishin parqe e lulishte e merkato.Nga e hena hapen te tera po mbajeni mend pas nje jave do shperthej virusi si kurr me pare.Boset e ekonomise e moren perpara merkelin hape i than se na iku emri .Bot e ndyre kapitalizem cnjerezor eksperiment me njerez.madje dhe shifrat e te vdekurve gjermania i fshehu per te genjyer njerezit te shkonin ne pune

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbi 10 mijë emigrantë u mbytën këtë vit në tentativë për të shkuar në Spanjë

Mbi 10 mijë emigrantë u mbytën këtë vit në tentativë për të shkuar në Spanjë