- Bota
-
Në 1 qershor hapen kufijtë tokësor, më 10 plazhet! Rama për protestën e teatrit: Revolucion imagjinar i opozitës për të krijuar çadrën e re (VIDEO)
Nga 1 qershori do të hapen kufijtë tokësor me shtete fqinjë, ndërsa nga 10 qershori hapen plazhet për të gjithë njerëzit. Rama foli edhe për protestën e krijuar pas shembjes së teatrit duke thënë se u përdor nga opozita si një revolucion imagjinar me pretekstin për të krijuar një çadër të re.
24 Maj 2020, 20:28 -
U rihapën pas 2 muajve karantinë/ Berberët: U çliruam, qeveria të zgjasë orarin! Stomatologia: Do të rrisim çmimet
Këtë të hënë u hap dhe blloku i tretë i bizneseve që do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre. Bëhet fjalë për parukeritë, berberët, dyqanet në qendrat tregtare e klinikat dentare. Këtë biznese do të operojnë duke iu përshtatur rregullave të pandemisë covid-19 dhe duke respektuar protokollin e sigurisë.
10 Maj 2020, 21:22 -
Lehtësimet graduale, mjeku Kalo: Tregoni kujdes e respektoni masat, mund të na përmbyset gjithçka
Mjeku Tritan Kalo ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të respektojnë masat dhe të kujdesen që të ruajnë distancimin fizik dhe të mbajnë maska kurdoherë në mënyrë që dhe lehtësimi gradual të mos kthehet në bumerang dhe të na 'djeg' të gjithëve.
4 Maj 2020, 08:37 -
Koronavirusi/ Gjermania vendos lehtësimin ngadalë të masave kufizuese, në 4 maj pritet të rihapen shkollat
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka njoftuar planet për lehtësimin dalëngadalë të kufizimeve të vendosura për të trajtuar pandeminë e koronavirusit. Rregullat e distancës sociale do të qëndrojnë në fuqi deri të paktën në 3 maj ka thënë Merkel, duke bërë me dije se javën e ardhshme është lejuar hapja e një numri të konsiderueshëm dyqanesh ndërsa shkollat pritet të rifillojnë sërish në 4 maj.
16 Prill 2020, 05:15 -
'Presidenti, autoriteti përfundimtar', Governatorët i kthehen Trump: Urdhërat e federales për rihapjen e ekonomisë do të injorohen dhe sfidohen në gjykatë
Presidenti Donald Trump po ndeshet me kundërpërgjigje pas komenteve se “autoriteti përfundimtar” është në dorë të tij dhe jo të shteteve, për të vendosur kur do të rihapet ekonomia amerikane.Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo tha të martën se nuk do të përfillte dhe do të sfidonte në gjykatë urdhra nga Shtëpia e Bardhë për të rihapur ekonominë në këtë shtet, ku pandemia ka goditur rëndë.
15 Prill 2020, 03:39 -
Koronavirusi/ Trump: Presidenti ka autoritetin për heqjen e masave kufizuese! Guvernatorët: Këtë e vendosim ne! Siguria publike, më e rëndësishme
Presidenti Donald Trump tha ditën e djeshme se ai ka autoritetin për lehtësimin e masave kufizuese kundër pandemisë së koronavirusit dhe rihapjen e ekonomisë. Por kjo ka hasur në reagimin e shpejtë të guvernatorëve nga të dy krahët politik, të cilët u shprehën se përgjegjësia e tyre kryesore në bazë të kushtetutës është siguria publike në shtetet e tyre dhe se ata do të vendosnin se kur do të jetë e sigurt heqja e kufizimeve dhe rikthimi normal i operacioneve.
14 Prill 2020, 05:11