Koronavirusi/ Gjinekologia: S'ka shtatzëna të prekura, por të bëjnë kujdes! Edhe kur nëna është pozitive s'e transmeton te fëmija

TIRANE-Mjekja gjinekologe Alma Peri në një intervistë me Skype nga spitali Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni" u shpreh se fatmirësisht deri tani në Shqipëri nuk ka asnjë grua shtatzënë të prekur me koronavirus.

"Puna në spitalin tonë vijon konform të gjitha rregullave nga stafi mjekësor dhe sanitar. Janë ndaluar operacionet e planifikuar, por shërbimi i obsetrikës, patologjisë dhe urgjencat vijojnë. Është ndaluar hyrja e shoqëruesve, është bërë një higjienizim dhe stafi mjekësor është pajisur me të gjithë maska dhe mjetet.

Në fillim të epidemisë menduam se gratë shtatzëna nuk preken prekura, por gjërat ndryshuan me zhvillimin maksimal të kësaj pandemie. Të dhënat ndryshuan dhe u raportuan se edhe gratë shtatzëna duhet të jenë po aq të ndërgjegjshme dhe koshinete për rregullat.

Në Itali, në Lombardi ka pasur 10 lindje nga gratë shtatzënë pozitive, por bebet kanë rezultuar negative. Kjo do të thotë se nuk është i mundur transmetimi nga nëna te fëmija, por janë të dhëna të hershme, duhet studime afatgjate" tha ajo.

Por çfarë ndodh kur një grua shtatzënë paraqitet me temperaturë në spital. "Në momentin e pranimit në spital mund të vijnë gratë me temperaturë të lartë, që mund të ngatërrohet me diagnozën me koronavirus. Gruaja futet në sistem për të parë nëse ka qenë apo në vendet që janë prekur

Nëse ekzaminimet kanë korrelacion atëherë gruaja hospitalizohet në një dhomë të veçantë dhe fillon trajtimi. Nëse paraqitet me temperaturë të parë i këshillohet të mbajë kontakt me 127. Deri tani nuk kemi të dhëna që të jetë prekur gra shtatzëna në Shqipëri" përfundoi mjekja.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja