Koronavirusi gjunjëzon edhe kompeticionet Europiane por të paktën ndeshjet e Champions do të luhen edhe pse disa prej tyre pa tifozë. Nga 8 ndeshjet e kthimit të Champions për shkak të frikës nga koronavirusi është zyrtare tashmë që katër prej tyre do të luhen pa tifozë dhe ato janë:
-Valencia-Atalanta
-PSG-Dortmund
-Juventus-Lyon
-Barcelona-Napoli
Vendimi i fundit është marrë nga autoritetet në Katalonjë për ndeshjen mes Barcelonës dhe Napolit në program për të mërkurën e ardhshme në orën 21:00. Në takimin mes drejtuesve të klubit dhe autoriteteve të shëndetësisë është vendosur që edhe në “Camp Nou” të mos ketë tifozë. Pra gjysma e ndeshjeve të kthimit të 1/8 të Champions në program këtë mesjavë dhe mesjavën e ardhshme do të luhen pa tifozë. Deri më tani nuk ka ndonjë njoftim nga autoritetet përkatëse për duelt e tjera të cilat pritet të luhen normalisht me praninë e tifozëve. Bëhet fjalë për ndeshjet Liverpool-Atletico Madrid, City-Real Madrid, Lajpcig-Tottenham dhe Bayern Mynih-Chelsea./Nga Andi Kapxhiu