Ka arritur në 108 numri viktimave nga virusi vdekjeprurës COVID-19 në SHBA, ndërsa të 50 Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar të infektuar. Virxhinia Perëndimore, shteti i fundit i cili nuk kishte të infektuar, raportoi rastin e parë këtë të martë.
Duke njoftuar pacientin e saj të parë Covid-19, Guvernatori i Virxhinisë Perëndimore Jim Justice tha: "Ne e dinim që po vinte". 23 viktima janë shënuar në 24 orët e fundit, ndërkaq zyrtarë në New York City thanë se po konsiderojnë një bllokim të ngjashëm me atë të zonës së Gjirit të San Francisko.
Deri më tani SHBA ka konfirmuar më shumë se 6.300 raste të të infektuarve në shkallë vendi.
Ndërsa, i përhapur në më shumë se 130 shtete në të gjithë botën, koronavirusi deri tani ka shënuar rreth 7,948 viktima, 198,004 të infektuar dhe 81,950 të shëruar në nivel global.