Koronavirusi i Wuhan, një qytet i tërë vihet në karantinë në Vietnam

Koronavirusi i Wuhan, një qytet i tërë vihet në karantinë në Vietnam

Në Vietnam, media zyrtare raportoi se komuna Son Loi me 10,000 banorë në veri-perëndim të kryeqytetit Hanoi është karantinuar për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të Wuhan.

Gazeta në internet ‘VN Express’ e cila citoi një zyrtar të lartë nga provinca Vinh Phuc tha se janë raportuar raste të shumta të të infektuarve.

Vietnami deri tani zyrtarisht ka konfirmuar 16 raste të infeksionit.

Ditë vrasjesh në masë mund të quhet 24 orëshi i fundit teksa prej koronavirusit të Wuhan kanë gjetur vdekjen 242 persona vetëm në provincën e Hubei, epiqendra e epidemisë në Kinë.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se numri i përgjithshëm i vdekjeve në provincë është 1369 kurse 15 000 rastet e reja të konstatuara e kanë çuar numrin total të të infektuarve në 60 335  kurse numri i të shëruarve është 3440.

Autoritetet kineze kanë sqaruar se shtimi i rasteve të prekur nga infeksioni lidhet me modifikimin e parametrave diagnostikues. Autoritetet shëndetësore të provincës epiqendër të shpërthimit të epidemisë thanë se kanë ndryshuar kriteret për konfirmimin e rasteve të infektimit, duke siguruar diskrecion më të madh për mjekët që të vendosin nëse një pacient është i infektuar, gjithashtu edhe për të lehtësuar qasje më të shpejtë në trajtim.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi /Bilance lufte, 242 viktima në 24 orë, totali i të vdekurve 1369, numri i të infektuarve rritet në 60 335 (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston