SHKUP - Maqedonia e Veriut ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit.

Presidenti Stevo Pendarovski, pas takimit të zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe shëndetësisë në Shkup ka dhënë këshilla dhe bërë thirrje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Maqedonia e Veriut ka prezantuar tashmë një sërë masash për të frenuar përhapjen e virusit, përfshirë ndalimin e tubimeve publike dhe hyrjen për shtetasit e huaj. 

Ai gjithashtu mbylli shumicën e vendkalimeve kufitare dhe shtyu një zgjedhje të përgjithshme të 12 prillit.

Deri më tani, 35 persona janë testuar pozitivë për virusin.