Mbretëria e Bashkuar ka marrë 300 ventilatorë nga Kina për të ndihmuar përpjekjet e Shërbimit Kombëtar të Shëndetit në trajtimin e pacientëve që janë infektuar me koronavirus. Lajmi është bërë me dije të shtunën nga Ministri i kabinetit të Mbretërisë së Bashkuar, Michael Gove.
"Ne kemi qenë duke blerë ventilatorë nga partnerë jashtë vendit, përfshirë Gjermaninë dhe Zvicrën, ndërsa sot mbërritën edhe 300 ventilatorë të rinj nga Kina," u tha Gove gazetarëve gjatë një konferencë në Downing Street.
Përveç rritjes së aftësisë së NHS për të vendosur ventilatorë invazivë, Gove konfirmoi që qeveria po punon gjithashtu për të siguruar ventilatorë jo invazivë për spitalet e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar, duke përfshirë një pajisje të re dhe klinikisht të aprovuar të zhvilluar nga University College London (UCL) .
"Ne kemi siguruar një kapacitet të ri me ndihmën e prodhuesve në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët kanë punuar me ritme të shpejta për të zhvilluar teknologji të reja," tha Gove. "Një ekip nga University College London, duke punuar me Mercedes Benz, kanë prodhuar një pajisje të re e cila është aprovuar klinikisht."
Sipas Gove, UCL ishte në gjendje të prodhonte 250 pajisje të premten.
Kujtojmë se deri tani, Britania e Madhe ka shënuar 4,320 viktima nga COVID-19, ndërsa 42,479 persona janë të infektuar dhe 215 të tjerë të shëruar.
Lajmi kryesor:
Numri më i ulët i viktimave në Itali që prej 19 marsit, 525 të vdekur në 24 orë! Më pak të shtruar në terapi intensive! Rekordi i zi në SHBA, mbi 300 mijë të infektuar
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
53.7%
-
Jo
42.3%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 7676
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nga pasaportat e rreme greke te reklamat në TikTok, 'The Times' zbulon metodat e reja si hyjnë shqiptarët në Angli
21 Shkurt, 22:42
-
Kremlini mohon se ka kërkuar që NATO t'i tërheqë trupat nga Evropa Lindore
21 Shkurt, 22:29
-
Agjencia amerikane e taksave shkarkon nga puna 6000 punonjës, redukton 6% të stafit të agjencisë!
21 Shkurt, 22:12
-
Pse Nju Jorku, drejtësia dhe politika në SHBA nuk e burgos Eric Adams, kryebashkiakun nën akuzë për korrupsion?
21 Shkurt, 21:30
-
I shtruar në spital prej 14 shkurtit, mjekët: Papa nuk është jashtë rrezikut për jetën
21 Shkurt, 20:47
-
VIDEO/ Përshëndetja naziste e Bannon në konventën e konservatorëve shkakton polemika, Bardella anulon fjalimin
21 Shkurt, 19:34
-
Del foto e shqiptarit me dy emra që u arrestua në Tiranë për ekstradim! Për çdo ngarkesë që vinte në Europë, trafikonte 30 kg kokainë në Itali
21 Shkurt, 19:33
-
Haklaj: Primaret në PD të sajuara, luftohet vetëm për 16 vende! Berishës nuk i hiqet ‘non grata’, po gënjen! Sorosin e solli ai, hoqi dhe embargon e naftës serbe
21 Shkurt, 19:16
-
Donald Trump e shpalli veten 'mbret', plasin polemikat në SHBA
21 Shkurt, 14:50
-
'Tërbim' i Trump ndaj Zelenskyt, ish-ambasadori: Është megaloman! Europa po përjeton shekullin e turpërimit, jemi drejt një rendi të ri botëror
21 Shkurt, 13:50
-
Ish-agjenti kazak i KGB-së: Trump u rekrutua nga spiunazhi rus, iu dha pseudonimi 'Krasnov'
21 Shkurt, 13:42
-
A do tërhiqen trupat amerikane nga Kosova? Eksperti i Sigurisë: Kjo s’do të ndodhë, mungesa e KFOR, do krijonte vështirësi në mbajtjen e ekuilibrit të sigurisë
21 Shkurt, 13:08