Numri më i ulët i viktimave në Itali që prej 19 marsit, 525 të vdekur në 24 orë! Më pak të shtruar në terapi intensive! Rekordi i zi në SHBA, mbi 300 mijë të infektuar

Bilanci negativ nga koronavirusi vijon që të rëndohet në të gjithë botën. 1.203.188 ka shkuar deri tani numri i të infektuarve, 64747 kanë ndërruar jetë, ndërsa 246760 janë shëruar duke fituar luftën me koronavirusin. Vendin e parë për numrin e të infektuarve e mban SHBA-ja me 311637, ndërsa Italia për viktimat, që ka arritur në 15362. Përhapja shënon cdo ditë shifra të frikshme edhe në Spanjë që renditet poshtë Amerikës. Spanja zgjati deri në 26 prill gjendjen e emergjencës. Autoritetet italiane në rajonin verior italian të Lombardisë po urdhërojnë të gjithë qytetarët të mbajnë maska ​​kur dalin jashtë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:25
Numri më i ulët i viktimave në Itali që prej 19 marsit, 525 të vdekur në 24 orë! Lajmi i mirë, më pak të shtruar në terapi intensive

1585706909_1584732843koronavirusiitali.jpg

Bie ndjeshëm numri i viktimave në Itali, 525 të vdekur në 24 orët e fundit! Edhe pse një shifër e frikshëm, është më e ulëta e shënuar që prej dy javësh,pra që nga 19 marsi. Ditën e djeshme u shënuar 766 të vdekur. Numri i të infektuarve vijon të jetë i qëndrueshëm, thuajse në të njëjtat shifra prej ditësh, ku në 24 orët e fundit janë 2 972 të infektuarve, ndërsa një ditë më parë ishin 2 886 raste të reja të prekur me COVID-19.

Lajmi i mirë është se për herë të parë po shënon ulje numri i personave të shtuar në terapi intensive dhe gjithë e më pas shtretër po zihen për personat që kanë nevojë për terapi intensive.

Aktualisht në Itali janë shënuar gjithsej 15 887 viktima, 128 948 të infektuar dhe 21 815 të shëruar.

Ora 05:43
'Ne po përballemi me krizën më të madhe të jetës tonë', Spanja zgjat deri në 26 prill gjendjen e emergjencës

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka njoftuar se gjendjen e emergjencës në të cilën ndodhet vendi, kërkohet kufizim i rreptë të lëvizjes së personave, ndërsa vijon mbyllja e shkollave dhe të shumicës së bizneseve edhe për dy javë të tjera, deri në 26 prill.

"Ne po përballemi me krizën e madhe të jetës sonë," tha Sanchez në një fjalim drejtuar qytetarëve të vendit.

Gjendja e emergjencës ishte parashikuar të zgjaste deri më 11 prill. Qeveria do t'i kërkojë parlamentit spanjoll që të miratojë zgjatjen të martën. Sanchez shtoi se: "Javët me kufizime të rrepta na presin. Ne i kërkojmë familjeve të qëndrojnë në shtëpi. Të rinjve, të vazhdojnë të studiojnë me qëllim të mbajtjen e të njëjtit ritëm. Të moshuarve, të mbroheni."

Ai tha se e kupton se sa e vështirë është për kombin të vazhdojë të izolohet në shtëpi edhe për dy javë të tjera."Këto ditë provojnë qetësinë tonë. Janë ditë frenetike. Ata na bëjnë të ndihemi në ankth për miqtë dhe familjen tonë. Ato do të jenë ditët më të vështira të jetës sonë, "shtoi Sanchez.

Sanchez tha gjithashtu se qeveria po përgatiste një plan për rifillimin eventual të aktivitetit ekonomik dhe shoqëror, pasi të rrafshohej kurba e pandemisë së koronavirusit.

"Pasi kurba e pandemisë të zbresë qartë, do të fillojë një skenar i ri, një fazë e dytë, kthimi progresiv në një normalitet të ri shoqëror dhe në një rindërtim të ekonomisë sonë dhe ndikimit shoqëror që ai ka në formën e humbjeve të vendeve të punës", tha Sanchez.

“Në rindërtim do të duhet të mbrojmë më të prekurit. Në këtë emergjencë, askush nuk do të mbetet pas. Forca jonë do të vijë nga bashkimi midis biznesit, administratës dhe rajoneve të ndryshme ", ka përfunduar ai.

Një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi deri tani, Spanja shënon 11,947 të vdekur, 126,168 të infektuar dhe 34,219 të shëruar. Vetëm në 24 orët e fundit vendi ka shënuar 749 viktima dhe 6969 raste të reja të të infektuarve, ndërsa 6532 persona janë në gjendje kritike për jetën.

Ora 05:13
Koronavirusi/ Mbretëria e Bashkuar merr 300 ventilatorë nga Kina për trajtimin e të infektuarve me COVID-19

Mbretëria e Bashkuar ka marrë 300 ventilatorë nga Kina për të ndihmuar përpjekjet e Shërbimit Kombëtar të Shëndetit në trajtimin e pacientëve që janë infektuar me koronavirus. Lajmi është bërë me dije të shtunën nga Ministri i kabinetit të Mbretërisë së Bashkuar, Michael Gove.

"Ne kemi qenë duke blerë ventilatorë nga partnerë jashtë vendit, përfshirë Gjermaninë dhe Zvicrën, ndërsa sot mbërritën edhe 300 ventilatorë të rinj nga Kina," u tha Gove gazetarëve gjatë një konferencë në Downing Street.

Përveç rritjes së aftësisë së NHS për të vendosur ventilatorë invazivë, Gove konfirmoi që qeveria po punon gjithashtu për të siguruar ventilatorë jo invazivë për spitalet e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar, duke përfshirë një pajisje të re dhe klinikisht të aprovuar të zhvilluar nga University College London (UCL) .

"Ne kemi siguruar një kapacitet të ri me ndihmën e prodhuesve në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët kanë punuar me ritme të shpejta për të zhvilluar teknologji të reja," tha Gove. "Një ekip nga University College London, duke punuar me Mercedes Benz, kanë prodhuar një pajisje të re e cila është aprovuar klinikisht."

Sipas Gove, UCL ishte në gjendje të prodhonte 250 pajisje të premten.

Kujtojmë se deri tani, Britania e Madhe ka shënuar 4,320 viktima nga COVID-19, ndërsa 42,479 persona janë të infektuar dhe 215 të tjerë të shëruar.

Ora 05:05
Autoritetet italiane në Lombardi urdhër qytetarëve: Mbani maska kur dilni nga shtëpia

Autoritetet italiane në rajonin verior italian të Lombardisë po urdhërojnë të gjithë qytetarët të mbajnë maska ​​kur dalin jashtë.

Sipas një deklarate të lëshuar nga presidenti i rajonit, Attilio Fontana, personat tani janë të detyruar të mbulojnë "hundën dhe gojën me maska, apo edhe përmes shalleve të thjeshta" kur të dalin nga shtëpia, deri në 13 prill.

"Bizneset e autorizuara tashmë të shitjes me pakicë gjithashtu janë të detyruara t'iu japin klientëve të tyre doreza dhe alkool për higjenën e duarve", shtoi Fontana.

Duke folur në një mesazh video të shtunën, Fontana u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë t'iu përmbahen udhëzimeve të qeverisë, duke paralajmëruar se qëllimi i vendit për të eleminuar virusin vdekjeprurës ende nuk është arritur.

"Ende nuk është arritur asnjë qëllim dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë, përndryshe të gjitha përpjekjet tona do të shkojnë dëm", u shpreh ndër të tjera Fontana.

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • USA: 05/04/2020 16:57

    Mir po ban ky virusi se po pastron venin me mija fljen ne rrug.

    Përgjigju
  • Lui: 05/04/2020 14:59

    Urime zoti Trump per pordhet qe tregove dhe keqardhje per popullin amerikan per pordhet e tua e qe per hir te kapitalit nuk e llogarit absolutisht jeten e nje njeriu..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja