Udhëzimi/ Si do funksionojnë klasat virtuale: Video-selfie nga mësuesit, jo mbingarkesë për nxënësit!
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini
TIRANË- Ministria e Arsimit ka publikuar ditën e sotme udhëzimin që shpjegon se si do të zhvillohet mësimi nga shtëpia, pas mbylljes së shkollave për një periudhë 2 javore, si masë parandaluese ndaj koronavirusit. Në këtë udhëzim përcaktohen qartë detyrat që kanë mësuesit, nxënësit, por edhe prindërit janë një hallkë kryesore e këtij procesi.
Mësimi do të zhvillohet online, me mësues që me anë të videove-selfie do të shpjegojnë mësimin, ku do përçohen informacionet më kryesore dhe më pas do t'u dërgohet nxënësve në platfomat online të komunikimit (WhatsApp, e-mail, platforma online, facebook, skype, video etj.) Mësuesi do të duhet që në këtë periudhë dy javore të ruajë kontakte të vazhdueshme më nxënësit, prindërit dhe të raportojë hap pas hapi tek drejtoria e shkollës; jep detyra, ushtrime, lexime plotësuese, duke pasur kujdes që të mos mbingarkojë nxënësit me përmbajtjen mësimore duke u fokusuar në njohuritë kryesore. Nga ana tjetër, nxënësit do të vazhdojnë që të bëjnë detyrat e dhëna, për t'ua dërguar më pas mësuesit për korrigjim.
Një rol të rëndësishëm kanë edhe prindërit, të cilët u janë caktuar tre detyra kryesore: të jenë pjesë e grupeve të komunikimit me mësuesit sipas planit të përcaktuar nga drejtoria e shkollës; të marrin çdo informacion që vjen nga drejtoria e shkollës dhe mësuesit përkatës; të mbështesin fëmijën në mësimin në kushtet e shtëpisë duke lehtësuar marrjen e informacionit nga mësuesit.
Udhëzimi jep edhe disa sugjerime për maturantët, të cilët në përfundim të këtij viti shkollor t'u nënshtrohen provimeve. Online janë publikuar dy materiale, të cilat u vijnë atyre në ndihmë për t'i orientuar mbi llojin e pyetjeve që mund t'u bien në provim.
Gjatë një takimi virtual me ministrat e arsimit të 72 shteteve në kuadër të kryesimit të OSBE nga Shqipëria, ministrja Shahini ka nënvizuar se mes homologëve të të gjitha shteteve pjesëmarrëse në këtë video-konferencë, po diskutohet për mësimin online, mënyra se si do të integrohet përdorimi i rrjeteve sociale, përgatitja e materialeve video për mësimdhënie, përdorimi i televizionit në dobi të nxënësve, në mënyrë që procesi mësimor të mos pengohet edhe pse në kushte të tilla.
Linku Online
https://arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2020/03/Udhezues-per-dy-javet-e-pezullimit-te-mesimit_Mars-20201.pdf
Lajmi kryesor:
Shkollat 2 javë mbyllur, mësimet bëhen në televizion! Shahini publikon oraret! Rama: Super, deri në fund të 'luftës' me koronavirusin
B.K./G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.8%
-
Jo
63.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 517
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Fjala e PLOTË e Ramës për Shtetin Bektashi: Testament kombëtar, jo sekt fetar! Qendrën botërore në Shqipëri, të tjerët do e kishin shpikur
25 Janar, 14:01
-
Shteti Bektashi, Rama: Status si Vatikani, një emblemë nga e cila s'keni pse trembeni! Nuk erdhën këtu me ushtarë, janë komunitet drejt shuarjes
25 Janar, 12:51
-
Rama podcast me profesorin e PD që 'nuk i jep votën': Pavarësia e drejtësisë?! Skandaloze, gjyqtarët i rritën pagat vetes
25 Janar, 10:43
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
Rama: Një grup kriminelësh në Onkologjik shkaktuan situatë dramatike! Me izraelitët e kthejmë QSUT në qendër ekselence! Rastet e rënda të fëmijëve do kurohen në Izrael
24 Janar, 11:37
-
Gati projektligji/ Krijohet ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ me fokus tek bujqësia! Rama: Motor zhvillimi për ekonominë, 250 mln € kredi të buta për biznesin
24 Janar, 10:15
-
Laboratorë Smart për mbi 35 mijë nxënës, do shtohen edhe në 615 shkolla të tjera
24 Janar, 08:51
-
FOTOLAJM/ Aleks Soros takohet me kryeministrin Rama në Davos: Shqipëria e para nga të gjitha
23 Janar, 18:42
-
Shqipëria në panairin e turizmit në Madrid, Rama: Qendër vizitorësh nga e gjithë bota
23 Janar, 17:01
-
'Po talleni me njerëzit, 700 kW janë pak', Rama iu përgjigjet komentuesve: Ulëm çmimin e energjisë si askush rrotull nesh! Kush fiton pak, paguan më pak
23 Janar, 11:50
Sa e nderlikojne!!! Nje udhezim i thjesht: Mesuesi hap nje kanal ne YouTube. Ben nje video me celular dhe e ngarkon ne YouTube, qofte si video, qofte si Live Streaming (Transmetim i drejtperdrejt-, cakton dhe njofton prionderit se kur do te nise transmetimi (Videon mund ta pergatisi me perpara dhe te caktoje oren e transmetimit ne YouTube, dhe platforma e shfaq ne orarin e caktuar). Metoda tjeter eshte me Google Classroom. Nje platforme e bukur dhe interaktive. Por sa ti mesoj Besa dhe stafi i saj analfabete keto, eshte shuar gjysma e botes. https://edu.google.com/products/classroom/?modal_active=none
Përgjigju