TIRANË- Pas ndërprerjes së mësimit për dy javë për shkak të infektuarve të parë me koronavirus, ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka dhënë një njoftim shumë të rëndësishëm për maturantët që pritet t'i nënshtrohet katër testimeve në fund të këtij viti shkollor.
Ajo u ka bërë thirrje që të shpenzojnë këtë periudhë 2 javore për të studiuar dy librat që janë përmbledhje e testeve dhe skemave të vlerësimit për gjuhën e huaj, matematikën dhe lëndët me zgjedhje për vitet 2011-2019. Funksioni i këtyre dy librave, sqaron Shahini, është që të ndihmojë nxënësin për t’u familjarizuar me natyrën e testeve dhe të pyetjeve që përdoren në to.
"Për maturantët: Gjatë periudhës së ndërprerjes së procesit mësimor, punoni me librat e Maturës Shtetërore, që janë përmbledhje e testeve dhe skemave të vlerësimit për gjuhën e huaj, matematikën dhe lëndët me zgjedhje për vitet 2011-2019. Këta libra ju vijnë në ndihmë për t’u familjarizuar me natyrën e testeve dhe të pyetjeve që përdoren në këto teste", njofton ministrja.
Dy linqet online
Matura Shtetërore, Gjuha Shqipe dhe Letërsia
http://qsha.gov.al/infos/gjuhe_shqipe.pdf
Matura Shtetërore 2019, teste dhe skema vlerësimi, gjuhët e huaja, matematika dhe lëndë me zgjedhje
http://www.qsha.gov.al/infos/matematike_lende_zgjedhje_gjuhe_huaj.pdf?fbclid=IwAR0T8QWUNgxYA8inVEdblCEpAmtwVZlVfI2SAW9eQbb1zjlR1DUiItXkarE
Lajmi kryesor: