Koronavirusi, mjeku reanimator: Qeveria të sigurojë vaksina nga vende të ndryshme qoftë edhe Kina apo Rusia

Mjeku reanimator Roland Xhaxho u shpreh se qeveria shqiptare duhet të miratojë çfarëdolloj vaksine të prodhuar edhe nga Kina apo Rusia. Gjatë një interviste për Report Tv ai thotë se aktualisht në vendin tonë ka një kaos për marrjen e vaksinave ndaj qeveria nuk duhet të kufizohet vetëm në 2 lloje.

Teksa ka folur për rastin e infektimit të mjekut Pëllumb Pipero pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, Xhaxho tha se është mëse normale pavarësisht se trupi ka krijuar një sasi antigeni. Por simptomat në këto momente janë më të pakta.

“Është normale për faktin sepse kolegu është i ekspozuar ndaj koronavirusit dhe supozohet që ai ka marrë atë sasinë e antigenit. Ai ka një favor se vetë vaksina ka krijuar antikorpet por janë të pamjaftueshme për të shmangur shenjat klinike. Ai ka shenja kalimtare që shumica e popullsisë i kanë kaluar. Me kalimin e ditëve, fuqia mbrojtëse e vaksinës rritet. Vihet re një kaos për vendin se ku duhet marrë vaksina. Unë mendoj që janë shumë dyer që qeveria duhet të sigurojë vaksinën. Që nga Kina dhe deri në Afrikën e Jugut nëse ka. Derisa populli serb apo maqedonase pranon vaksina nga Rusia. Çfarë jemi ne, të rënë nga qielli. Duhet t’i bëjmë të gjitha vaksinat. Kemi rregullat tona të regjistrimit, le të ngrihet komision për të pranuar dhe miratimin e vaksinave. Të gjithë duhet të jemi të mbrojtur. Vaksinat nuk i prodhon vetëm Britania dhe Amerika” – tha Xhaxho.

Duke analizuar situatën aktuale të koronavirusit në vend, Xhaxho tha se qytetarët kanë një ankth të pajustifikueshëm pasi shifrat kanë pasur të njëjtin nivel.

Ndërsa për variantet e reja, Xhaxho tha se duhet ndjekur me kujdes klinika e pacientëve në mënyrë që të evidentohen sa më parë si dhe të marrin trajtimin e duhur.

“Situata në vendin tonë e koronavirusit mund ta konsiderojmë vijim të situatës së mëparshme. Shoqëria është në një situatë ankthi të pajustifikueshme. Niveli i rasteve është thuajse në të njëjtin nivel. Ajo që është e rëndësishme, është se shoqëria duhet të jetë e qartë që jemi përballë një virusi që sado e fuqishme të jetë, ajo ka ecurinë e saj, ka kulmin e vetë dhe përhapet në forma të ndryshme. Ky virus ka ato mutacionet e veta. Është më agresiv, ato mutacionet e Britanisë dhe Brazilit e Afrikës së Jugut. Ky virus pëson mutacione, por shoqëria duhet të jetë e kujdesshme. Pacientët që vijnë në reanimacion janë ata që kanë kaluar të gjitha fazat e trajtimit të koronavirusit. Të gjitha llojet çojnë në ndërlikime. Ne si mjek duhet të jemi të kujdesshëm në lidhje me klinikën e pacientëve. Unë kam 9 muaj që e kam kaluar.

Duhet të ndjekim klinikën e pacientëve se çfarë simptomash kanë. Sa shpejt kompromentohet funksioni pulmonar, reanimatorët duhet të fokusohen në këto patologji. Për një pacientë që ruan oksimetrinë normale, mund të vazhdojë trajtimin e thjeshtë. Këta pacientë në këto mutacione, që ende nuk kanë hyrë në Shqipëri. Ky virus prek mushkëritë. Do ishte ideale nëse ne do të bënim testin e shpejtë tek çdo pacient. Por ne kemi një popullsi të madhe në fshat por nuk kemi kapacitete testuese. Dje ka humbur jetën një mjek anestezist. Pacientët që kanë koronavirusi që kanë prekur mushkëritë kanë thonjë të zeza e buzë të zeza dhe vështirësi në frymëmarrje. Këto duhet të marrin antikoagulim. Në kohë virusi duhet të shtohen antikoagulantët. Duhet të përdoren me kujdes” – tha Xhaxho.

Për pasojat postCOVID, Xhaxho deklaroi se dëmtimet më të shumta janë në mushkëri e për pasojë i sjellin pacientëve vështirësi në frymëmarrje si dhe rënie të rezistencës.

“Ndërlikimet postCOVID janë ende në studim. Pjesën më të madhe i kanë klasifikuar me dëmtimet që lënë në mushkëri. Pasojat e tjera janë në sistemi kardiovaskular. Do të kenë lodhje të shumtë për shkak të dëmtimeve në mushkëri, nuk bëhet ventilimi normal. Të tjera janë probleme cerebrale dhe janë të lidhura me tromboza. Këtu nuk përjashtohen dhe problemet kardiake” – tha mjeku.

Në vendin tonë u regjistruan 896 raste të reja me COVID si dhe 8 viktima në 24 orët e fundit. Ndërkohë Kosova shënoi 3 rastet e para me variantin e ri të COVID të Britanisë së Madhe.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 29/01/2021 21:37

    Jo jo prisni se do tju sjell Europa dhe Shba vaksina kur te qethen vicat , degjoni perendimoret u beni bllokade Rusise dhe Kines se do ti demtojme ekonomikisht nese nuk blejme vaksina , a ju rafte pika o politikane sahan lepires

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare