Konfirmohen 3 rastet e para me variantin e ri britanik të COVID-19 në Kosovë! Rriten infektimet dhe viktimat nga virusi në 24 orët e fundit

Konfirmohen 3 rastet e para me variantin e ri britanik të COVID-19 në Kosovë! Rriten infektimet dhe viktimat nga virusi në 24 orët e fundit

Foto e spitalit COVID në Kosovë

KOSOVË- Në Kosovë janë konfirmuar 3 raste pozitive me variantin britanik të COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë një konference për mediat ka thënë se disa ditë më parë IKSHPK-ja ka dërguar 35 monstra në Gjermani për analizë, nga të cilat 3 dolën pozitive me variantin britanik të COVID-19.

“Nga 35 mostra që i kemi dërguar, 3 prej tyre kanë rezultuar pozitiv”, ka thënë Zemaj në konferencë.

Ndërkohë gjatë 24 orët e fundit në Kosovë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, 342 persona dhe janë regjistruar 5 viktima.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve dhe viktimave si pasojë e virusit është rritur. Dje janë raportuar 316 persona me COVID-19 dhe kanë humbur jetën 3.

Pacientët të cilët kanë arritur të shërohen nga virusi fatal gjatë 24 orët e fundit janë 235, shifër e cila është rritur ndjeshëm në krahasim me ditën e djeshme.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 85 raste, Prizren 41 raste, Mitrovicë 34 raste, Podujevë 30 raste, Suharekë 29 raste, Ferizaj 18 raste, Pejë 14 raste, Gjakovë 13 raste, Vushtrri 13 raste, Lipjan 11 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Klinë 7 raste, Skenderaj 7 raste, Shtime 6 raste, Deçan 5 raste, Drenas 5 raste, Malishevë 4 raste, Dragash 2 raste, Gjilan 2 raste, Istog 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Obiliq, Rahovec dhe Viti.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (68 vjeç), Ferizaj 1 rast (75 vjeç), Gjilan 1 rast (64 vjeç), Mitrovicë 1 rast (69 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast (64 vjeç).

Numri total i infektimeve nga COVID-19 ka shkuar 59.646, ndërkohë që ai viktimave është 1.487 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Më datë 5 janar, Ministri i shëndetësisë Armend Zemaj dha lajmin shpresëdhënës, se Kosova bëri të mundur sigurimin e 500 mijë dozave të vaksinës anti-COVID se ajo do të jetë falas për të gjithë qytetarët.

Ndërkohë një ditë më vonë, kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka siguruar se dozat e para të vaksinën do jenë në Kosovë në shkurt, duke shtuar se në plan do të synojë vaksinimin e 20 mijë vaksinave në ditë.

Pavarësisht se ditën e sotme numri i viktimave është i lartë, situata epidemiologjike në vend paraqitet e stabilizuar dhe si pasojë edhe masa anti-COVID u lehtësuan së fundmi.

J.GJ./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen