Koronavirusi, mosha mesatare e të infektuarve në Gjermani 40 vjeç. OBSH: Rreziku i pandemisë shumë real. Harta "e kuqe" zgjerohet në Europë

Koronavirusi, mosha mesatare e të infektuarve në Gjermani 40 vjeç. OBSH: Rreziku i pandemisë shumë real. Harta

"Kërcënimi i pandemisë është bërë shumë real, por kjo do të ishte pandemia e parë në historinë botërore që ne mund të kontrollojmë": tha Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit gjatë konferencës për shtyp.

Sipas OBSH, vende të ndryshme kanë adaptuar skenarë të ndryshëm në përgjigje të emergjencës si dhe të gjitha vendet duhet të miratojnë strategji të kombinuar globale për të kontrolluar epideminë dhe për tu mbrojtur nga virusi vdekjeprurës.

Ndërkohë numri i infeksioneve dhe vdekjeve për shkak të Covid-19 në Europë po rritet me shpejtësi. Me përhapjen e sëmundjes Polonia është bërë vendi i fundit që njoftoi masa të jashtëzakonshme, me kontrolle masive shëndetësore në vendkalimet kufitare me Gjermaninë dhe Republikën Ceke.

Pothuajse 1200 raste të koronavirusit janë zbuluar në Gjermani ku dhe janë regjistruar edhe dy viktima. 70% e rasteve të infektuar janë midis 20 dhe 50 vjeç, dhe mosha mesatare e të infektuarve është 40 vjeç.

Kancelarja Angela Merkel, teksa foli edhe për Covid-19, tha ‘epidemia ka të ngjarë të përkeqësohet në Gjermani dhe se do të ketë më shumë vdekje’.

Në Gjermani, me qëllim lehtësimin e shërbimeve spitalore të mbingarkuara,  autoritetet kanë krijuar ambiente ku njerëzit mund të testohen, një test që zgjat vetëm 5 minuta dhe rezultatet janë në dispozicion brenda 24 orësh.

Franca është vendi më i prekur në Europë nga koronavirusi pas Italisë, me 25 viktima dhe 1.412 të infektuar, përfshirë pesë deputetë dhe Ministrin e  Kulturës, Franck Riester, i vendosur në karantinë me pak simptoma.

"Situata jonë është e ndryshme nga Italia, ne po arrijmë të zvogëlojmë dhe vonojmë kulmin e epidemisë" – tha Ministri i Shëndetësisë, Olivier Véran.

Në Paris, shkollat vazhdojnë të jenë të hapura, si edhe në pjesën më të madhe të vendit. Ministria e Arsimit pezulloi mësimet për 15 ditë vetëm në disa prej provincave më të prekura, për një total prej 300,000 nxënësish nga 12 milionë në total.

Në SHBA, presidenti Trump që nga fillimi i krizës, e ka minimizuar epideminë nga koronavirusi por dje ai paralajmëroi kundërmasat e para, veçanërisht ato ekonomike. Trump njoftoi uljen e taksave për punëtorët dhe
subvencione e fonde të veçanta për biznesin e vogël si dhe ndihma për kompanitë që operojnë në sektorin e turizmit.

Kina regjistroi vetëm 17 vdekje të lidhura me koronavirusin, duke e çuar numrin e vdekjeve në të gjithë botën në më shumë se 4,000.
Infeksioni, i cili filloi nga Kina, tani ka prekur mbi 100 vende, duke shkaktuar më shumë se 110 mijë raste të infeksionit. Por ndërsa në Kinë dhe Korenë e Jugut numri i të prekurve nga sëmundja po vazhdon të ulet, në pjesën tjetër të botës, harta "e kuqe" e koronavirusit po zgjerohet.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi/ Sot në Itali 1 mijë të prekur më pak se dje! Shtohen të shëruarit, numri i viktimave shkon në 631, mbi 10 mijë të infektuar në total


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen