Koronavirusi/ Sot në Itali 1 mijë të prekur më pak se dje! Shtohen të shëruarit, numri i viktimave shkon në 631, mbi 10 mijë të infektuar në total

"Nëse shëndeti publik është në rrezik, ne duhet ta vendosim atë para interesave të tjera"- ky ishte thelbi i fjalës së kryeministrit italian Giuseppe Conte teksa shpalli masat e reja në përgjigje të epidemisë nga koronavirusi.

Nga dita e sotme kufizimi i lëvizjes i urdhëruar në 8 Mars për Lombardinë dhe 14 provincat e tjera qendrore-veriore, tani është shtrirë në të gjithë territorin kombëtar.
"Nuk ka më një zonë të kuqe - tha Kryeministri Conte - do të ketë vetëm një Itali që shpallet zonë e mbrojtur. "Objektivi ynë kryesor është shëndeti i qytetarëve i cili prevalon mbi interesat e tjera. E ardhmja e Italisë është në duart tona dhe secili duhet të bëj pjesën e tij".

Ai falenderoi të gjithë ata që me mirëkuptim po përpiqen të heqin dorë nga jeta normale, por dhe nisi një apel për përgjegjësi.
"Vendimi i duhur sot - tha Conte - është të qëndrojmë në shtëpi. E ardhmja e Italisë është në duart tona. Dhe këto duar duhet të jenë duar të përgjegjshme, sot më shumë se kurrë".

Kryeministri italian tha se "nuk ka kohë" për të humbur nëse duam të ndalojmë përparimin e infeksionit nga koronavirusi. Të gjithë duhet të heqin dorë nga diçka për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Sot është momenti i përgjegjësisë. Nuk mund ta ulim vigjilencën tonë."

Conte gjithashtu njoftoi pezullimin e të gjitha eventeve sportive, përfshi Kampionatin e Futbollit, Seria A si dhe zgjatjen e afatit të mbylljes së shkollave deri me 3 prill. Duke filluar nga sot, baret dhe restorantet në të gjithë Italinë do të duhet të qëndrojnë të hapura deri në orën 18. Mbyllen diskotekat dhe sallat e lojrave të fatit, ndalohen organizimet e ceremonive të dasmave dhe vdekjeve, mbyllen muzetë, teatrot dhe kinematë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:59
Kthesa/ Sot në Itali numri i të prekurve nga koronavirusi ishte 1 mijë më pak se dje

Buletini per te prekurit me koronavirus ne Itali

Italia është vendi i dytë pas Kinës më i prekur nga koronavirusi, por përtej Adriatikut sot kishte një lajm të mirë, pasi numri i të infektuarve është ulur në krahasim me një ditë më parë. E ndërsa dje numri i të infektuarve ishte 1598, sot sipas të dhënave zyrtare janë 529 në të gjithë Italinë. Vlen të theksohet kthesa në zonën e kuqe të Codogno dhe Lodi, ndër të parat e prekura, ku ka funksionuar izolimi, pasi numri i të prekurve është në ulje. Po ashtu edhe numri i të shëruarve është dyfishuar në krahasim me ditën e djeshme. Ndërkohë që kurba e numrit të viktimave është në rritje. Në total janë 631 të vdekur, krahasuar me dje që u shënuan 97, sot janë shënuar 168 duke ardhur në rritje. Ndërkohë që në total numri i të infektuarve ka shkuar në mbi 10 mijë.

Ora 18:37
Koronavirusi/Itali, 631 viktima dhe rreth 10 000 të infektuar

Në Itali numri i viktimave ka shkuar në 631 teksa vetëm sot u regjistruan 168 viktima të tjera. Numri i të infektuarve ka shkuar në rreth 10 000  kurse të shëruarit janë 280.

Nga dita e sotme kufizimi i lëvizjes i urdhëruar në 8 Mars për Lombardinë dhe 14 provincat e tjera qendrore-veriore, tani është shtrirë në të gjithë territorin kombëtar.
"Nuk ka më një zonë të kuqe - tha Kryeministri Conte - do të ketë vetëm një Itali që shpallet zonë e mbrojtur. "Objektivi ynë kryesor është shëndeti i qytetarëve i cili prevalon mbi interesat e tjera. E ardhmja e Italisë është në duart tona dhe secili duhet të bëj pjesën e tij".

Conte gjithashtu njoftoi pezullimin e të gjitha eventeve sportive, përfshi Kampionatin e Futbollit, Seria A si dhe zgjatjen e afatit të mbylljes së shkollave deri me 3 prill. Duke filluar nga sot, baret dhe restorantet në të gjithë Italinë do të duhet të qëndrojnë të hapura deri në orën 18. Mbyllen diskotekat dhe sallat e lojrave të fatit, ndalohen organizimet e ceremonive të dasmave dhe vdekjeve, mbyllen muzetë, teatrot dhe kinematë.

Në ditët në vijim, Rajoni i Lombardisë në Itali mund të përgatisë masa edhe më shtrënguese për të shmangur përhapjen e koronavirusit. Kjo u njoftua nga këshilltari rajonal i mirëqenies Giulio Gallera, i cili shpjegoi se infeksioni ishte aq i shpejtë sa, në 18 ditë, rrezikoi seriozisht sistemin shëndetësor të Rajonit.

"Deri më tani nuk ka asnjë shenjë se numri i infeksioneve ka nisur të ulet, përveç në zonën e kuqe të Lodigiano ku ne kemi miratuar masa shumë të forta. Prandaj, në dritën e këtyre rezultateve, Lombardia po mendon të ndalojë aktivitetet e transportit dhe të prodhimit”.

Giulio Gallera tha gjithashtu se “Natyrisht, mbyllja e gjithçkaje nuk është e mundur. Për këtë arsye, në rast të masave të tjera shtrënguese, do të mbeten të hapura vetëm dyqanet që shesin nevoja themelore, siç janë supermarketet dhe farmacitë.

 

Ora 17:59
Koronavirusi, 15 rekomandime për ata që janë të infektuar dhe qëndrojnë në izolim në shtëpi

Për fat të mirë, shumë pacientë me koronavirus që nuk janë të detyruar të shtrohen në spitale dhe janë karantinuar në shtëpi.

Instituti i Shëndetit të Itali ka hartuar një seri rekomandimesh.

1.Personi i infektuar me Covid-19 duhet të qëndrojë larg anëtarëve të tjerë të familjes, nëse është e mundur, në një dhomë të vetme të ventiluar mirë dhe nuk duhet të presë vizita.

2. Kush kujdeset për të duhet të jetë me shëndet të mirë dhe të mos ketë sëmundje që e rrezikojnë atë nëse infektohet.

3. Anëtarët e familjes duhet të qëndrojnë në dhoma të tjera ose, nëse nuk është e mundur, të mbajnë një distancë prej të paktën 1 metër nga personi i sëmurë dhe të flenë në një shtrat tjetër.

4. Ata që ndihmojnë pacientin duhet të mbajnë një maskë kirurgjikale të pozicionuar me kujdes në fytyrë kur ndodhen në të njëjtën dhomë. Nëse maska është e lagësht ose e ndotur për shkak të sekrecioneve, është e nevojshme ta zëvendësoni menjëherë dhe t'i lani duart pasi ta keni hequr.

5. Duart duhet të lahen plotësisht me ujë e sapun ose me dezinfektant pas çdo kontakti me pacientin, para dhe pas përgatitjes së ushqimit, para se të hani, pasi të përdorni banjën dhe kurdo që duart duken të pista.

6.Krahët duhet të thahen duke përdorur peshqir.

7. Ata që ndihmojnë pacientin duhet të mbulojnë gojën dhe hundën kur kollitet ose teshtin dhe më pas duhet të lajnë duart

8. Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me lëngjet e trupit, veçanërisht sekrecione orale ose respiratore, fece dhe urinë duke përdorur doreza.

9. Vendosni rrobat e ndotura në një qese. Mos tundni rrobat e pista dhe shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me lëkurën.

10. Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqe si tavolinat, bazat e krevateve dhe mobiljet e tjera në dhomën e gjumit të pacientit, tualetet dhe sipërfaqet e banjës çdo ditë me një dezinfektues normal shtëpiak, ose me produkte klori (zbardhues) në një përqendrim prej 0.5 % të klorit aktiv ose me 70% alkool.

11.Rrobat, çarçafët, peshqirët, etj. të pacientit duhen larë në lavatriçe në 60-90 gradë Celsius dhe thajini ato plotësisht.

12. Nëse një anëtar i familjes tregon simptomat e para të një infeksioni akut të frymëmarrjes (ethe, kollë, dhimbje të fytit dhe vështirësi në frymëmarrje), kontaktoni mjekun përmes telefonit.

13. Shmangni transportin publik për të arritur në objektin e caktuar shëndetësor; telefononi një ambulancë ose transportoni pacientin me një makinë private.

14. I sëmuri duhet të veshë një maskë kirurgjikale për të shkuar në institucionin shëndetësor dhe të mbajë të paktën 1 metër distancë nga njerëzit e tjerë.

15. Çdo sipërfaqe e ndotur nga sekrecionet e frymëmarrjes ose lëngjet e trupit gjatë transportit duhet të pastrohen dhe dezinfektohen duke përdorur një dezinfektues normal shtëpiak me produkte me bazë klori (zbardhues) në një përqendrim prej 0.5% të klorit aktiv ose me 70% alkool.

Ora 17:02
Mbrojtja civile Italiane: Respektoni distancën sociale dhe masat e tjera qeveritare, të vetmet armë që kemi kundër infeksionit prej koronavirusit

"Të vetmet armë qe kemi dhe qe duhet t’i përdorim në luftë kundër infeksionit prej koronavirusit janë distanca fizike, distanca sociale dhe masat e tjera të shpallura nga qeveria, të cilat janë shumë të rëndësishme dhe thelbësore”, -  tha sot Koordinatori i komitetit tekniko-shkencor të Mbrojtjes Civile në Itali, Agostino Miozzo-duke përsëritur ftesën drejtuar italianëve "për të qëndruar në shtëpi". "Qëndroni në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur - përsërit ai - ju duhet të jeni të durueshëm dhe të duroni vështirësitë, por është një nga mjetet e forta për te kufizuar infeksionin”.

Mbrojtja civile: Mos sulmoni supermarketet

"Nuk ka nevojë të sulmoni supermarketet për tu furnizuar me rezerva ushqimore. Zinxhiri shpërndarjes ushqimore nuk do të ndërpritet dhe supermarketet gjithmonë do të furnizohen". Ky ishte apeli që nënkryetari i Mbrojtjes Civile dhe koordinatori i Komitetit Shkencor Teknik Agostino Miozzo i drejtoi italianëve.

Ora 15:41
Itali, 'Modeli Venecian' ku ka pak persona të infektuar. Virologu: Nuk e pritëm por e kërkuam koronavirusin

A ka vërtet një "Model Venecian" në të cilin duhet të mbështetet jo vetëm Italia?

Ndërsa numri i të infektuarve nga koronavirusi në Rajonin e Veneto-s pothuajse është i kontrolluar dhe po rritet me ritme të ulta, në pjesën tjetër të Italisë nuk po ndodh e njëjta gjë.

Me fjalë të tjera, është krijuar përshtypja se në Veneto, për momentin, autoritetet janë në gjendje ta mbajnë ‘përbindëshin në gji’, aq shumë sa që guvernatori Zaia po mendon t’i kërkojë qeverisë Conte t’i përjashtojë nga dispozitat e dekretit.

Për guveratorin Luca Zaia, sekreti qëndron në faktin e të mos priturit të ardhjes së koronavirusit por, thotë ai, “ne shkuam ta kërkonim atë duke bërë teste masive të tamponit”.

Deri të shtunën në Veneto janë kryer 14.429 teste për koronavirusin.

Andrea Crisanti, profesor i mikrobiologjisë dhe virologjisë, si dhe drejtor i njësisë diagnostike të mikrobiologjisë së Padovës, është njeriu që po menaxhon krizën e koronavirusit në terren.

Sipas tij, "Për të kontrolluar një epidemi duhen ndërmarrë dy masa radikale. E para: izolimi i pozitivëve. E dyta: identifikimi aktiv i rasteve.

Për këtë arsye në Veneto kishte një aftësi të hershme identifikimi në krahasim me pjesën tjetër  të Italisë, dhe kjo, - sipas Cristiani-  na lejoi që të vendosnim menjëherë masa efektive të kontrollit.

Në të njëjtën periudhë, në Lombardi rastet janë rritur me shtatë herë më shumë kurse në Veneto vetëm janë trefishuar.

Ora 14:26
Koronavirusi/Itali, Rajonet e Lombardisë dhe Venetos planifikojnë mbylljen totale të zyrave, dyqaneve dhe shërbimit të transportit publik

Në ditët në vijim, Rajoni i Lombardisë në Itali mund të përgatisë masa edhe më shtrënguese për të shmangur përhapjen e koronavirusit. Kjo u njoftua nga këshilltari rajonal i mirëqenies Giulio Gallera, i cili shpjegoi se infeksioni ishte aq i shpejtë sa, në 18 ditë, rrezikoi seriozisht sistemin shëndetësor të Rajonit.

"Deri më tani nuk ka asnjë shenjë se numri i infeksioneve ka nisur të ulet, përveç në zonën e kuqe të Lodigiano ku ne kemi miratuar masa shumë të forta. Prandaj, në dritën e këtyre rezultateve, Lombardia po mendon të ndalojë aktivitetet e transportit dhe të prodhimit”.

Giulio Gallera tha gjithashtu se “Natyrisht, mbyllja e gjithçkaje nuk është e mundur. Për këtë arsye, në rast të masave të tjera shtrënguese, do të mbeten të hapura vetëm dyqanet që shesin nevoja themelore, siç janë supermarketet dhe farmacitë.

Presidenti i rajonit të Lombardisë Attilio Fontana  në faqen e  tij në Facebook, duke folur për emergjencën e koronavirusit tha se "Ne kemi nevojë që të bëjmë një kthesë të vërtetë në mënyrën tonë të të jetuarit, që njerëzit të ndalojnë përhapjen e kësaj sëmundje. Ne kemi nevojë që numri i të infektuarve të zvogëlohet dhe gjithashtu kemi nevojë edhe për më shumë vetëdije nga të gjithë".

Ora 14:14
Koronavirusi/ Çfarë masash mori Korea e Jugut të cilat çuan në uljen e numrit të të infektuarve?

Për momentin në Korenë e Jugut ka patur 165 raste të reja me koronavirus pas 248 rasteve të të dielës, 367 të të shtunës dhe 518 të të premtes.

Duket se Koreja e Jugut po arrin të ngadalësojë përhapjen e virusit, përmes zbatimit të masave të forta parandaluese që janë në çdo rast më të ulëta se ato drakoniane të marra në Kinë. 

Pajtueshmëria me masat paraprake të ndërmarra nga qeveria

Një nga elementët që marrin në konsideratë analistë të ndryshëm në lidhje me çfarë bëri të mundur që infeksionet të nisin të ulen është reagimi mjaft skrupuloz i popullatës ndaj rekomandimeve të autoriteteve që synojnë parandalimin e përhapjes së infeksionit.

Vetëm një shembull i vogël: Në Korenë e Jugut janë të paimagjinueshme rradhët e gjata në supermarkete, dyndja në mjetet e transportit publik apo thyerja e rregullave të tjera si distanca e sigurisë. Gjithashtu në vend është minimizuar në maksimum shërbimi i transportit publik.  Stigma sociale për ata që kryejnë sjellje që mund të favorizojnë përhapjen e virusit është shumë më e theksuar sesa në vendet e tjera.

Në Korenë e Jugut qeveria mobilizoi edhe ushtrinë në zona të veçanta për të garantuar zbatimin e masave qeveritare. Një rol të madh luajti edhe një aplikacion që informon përdoruesit mbi përhapjen e infeksionit, distancat që duhen mbajtur nga zonat e kuqe, dhe zonat që duhen shmangur. Gjithashtu janë ngritur stacione të shumta testimi për përdoruesit e makinave.

Këto janë disa nga shembujt e një qasje serioze dhe të larmishëm e cila sigurisht që luajti një rol të rëndësishëm në parandalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit.

Ora 12:51
Koronavirusi/Itali, Qeveria Conte në ndihmë të familjeve dhe bizneseve: Drejt pezullimit të pagesave të taksave, tatimeve dhe faturave të tjera

Në dekretin e ri që qeveria italiane e kryeministrit Giuseppe Conte, po mendon të nxjerrë së shpejti një urdhëresë për të mbështetur emergjencën ekonomike që shoqëron atë urgjencën shëndetësore të lidhur me përhapjen e koronavirusit, e cila planifikon të pezullohen pagesat e gjobave, hipotekave dhe faturave të tjera detyruese si taksat, tatimet, pagesa e energjisë, ujit etj etj në të gjithë Italinë.

Lajmi u dha nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik Stefano Patuanelli.

Patuanelli sqaroi se vendimet e reja që po projektohen i vijnë në ndihmë të gjitha familjeve dhe bizneseve në vend.

Përsa i përket injektimit në buxhet të shumave që duhet për të përballuar masat e reja ekonomike, Ministri e bëri të qartë që shuma do të tejkalojë 7,5 miliardë euro që u diskutu në ditët e fundit, dhe sipas tij, shuma mund të jetë rreth 10 miliardë euro.

"Me siguri do të ketë një deficit pak më të lartë buxhetor në mënyrë që të kemi më shumë mundësi për ndërhyrje ekonomike në ndihmë të qytetarëve dhe bizneseve”.

Ora 12:31
Koronavirusi/Itali, epidemiologia: Në Lombardi, kulmi i kurbës së epidemisë mund të jetë në mes të prillit

Masat drastike të vendosura nga qeveria italiane për shkak të epidemisë nga koronavirusi, për disa epidemiologë do të zgjasin edhe përtej fillimit të muajit prill, pasi sipas tyre, numri i të infektuarve mund të jetë problematik deri në mes të prillit, bazuar në modelin e zhvilluar për pandeminë e gripit të vitit 2009.

Sipas Stefania Salmaso, epidemiologe dhe ish drejtuese e Qendrës Kombëtare të Epidemiologjisë, Mbikëqyrjes dhe Shëndetit në Institutin e Lartë të Shëndetit në Itali, “Nëse modeli i vitit 2009 do ti ngjajë situatës aktuale, në rajonin e Lombardisë, kulmi i kurbës së epidemisë mund të pritet në mes të prillit, me valë të mëvonshme në rajonet e tjera të Italisë".

Salmaso thotë se është e vështirë të thuhet me siguri se si do të ndikohet koronavirusi nga masat aktuale të kontrollit të epidemisë që ka ndërmarrë qeveria italiane ditët e fundit.

"Shpresojmë që masat të mund të ngadalësojnë kurbën e epidemisë në pjesën tjetër të vendit, ndërsa është më e vështirë të parashikohet ndikimi në rajonet veriore sepse ende ka shumë faktorë të panjohur në lidhje me parametrat biologjikë të virusit, por padyshim të dhënat që mbërrijnë nga Kina janë inkurajuese dhe se mundësojnë të kemi kufizim të përhapjes së infeksioneve.

Ora 11:56
Koronavirusi, Presidenti kinez Xi Jinping: Luftën pothuajse e kemi fituar

Presidenti kinez Xi Jinping teksa vizitoi sot qytetin e Wuhan, epiqendër e shpërthimit të epidemisë nga koronavirusi, tha se Kina pothuajse e ka fituar betejën me virusin vrastar.

Sot Kina ra regjistruar rekordin minimal të rasteve të reja të koronavirusit ndërsa në 24 orët e fundit ka patur vetëm 19 viktima nga 40 që ishin një ditë më parë.

Ndër rastet e reja, 17 kanë të bëjnë me qytetin Wuhan, epiqendrën e epidemisë ndërsa dy të tjerët të infektuar janë ata që ka udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe tjetri në Spanjë.

Rastet e "importuara" në Kinë deri më tani janë 69.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve në shtetin Dragoit është rritur në 80.754. Numri i të vdekurve është 3,136, me 17 të vdekur në 24 orët e kaluara.

Ora 11:10
Koronavirusi, në Ballkan Greqia dhe Serbia konfirmojnë raste të reja të infektuar

Në Ballkan, Greqia dhe Serbia kanë konfirmuar raste reja të infektuar nga koronavirusi.

Mësohet se në Greqi janë konfirmuar 5 raste të reja, katër prej tyre janë nga kontakte me persona të prekur dhe një ka ardhur nga Londra.

Numri i të prekurve në total në Greqi është 89, ndërsa në gjendje më të rëndë se ditët e mëparshme është një 67 vjeçar që kurohet në spitalin e Rios.

Ndërkohë, Serbia ka konfirmuar dy raste të reja me koronavirus duke çuar numrin në total të infektuarve në 4.

Nga ora 18 e ditës së djeshme e deri më sot në ora 8 të mëngjesit janë testuar pesë mostra të gjakut, ku dy prej tyre kanë rezultuar pozitiv e tre tjera negative.

Rasti i parë me koronavirus në Serbi ishte konfirmuar në qytetin Subotica.

Ora 10:58
Studimi në Kinë (ende i pa provuar): Koronavirusi 30 minuta në ajër, distanca e sigurisë 4.5 metra (VIDEO)

Koronavirusi mund të qëndrojë në ajër për të paktën tridhjetë minuta dhe të mbulojë një distancë prej rreth 4.5 metrash në një ambient të mbyllur, si psh në një autobuz, shumë më tepër sesa distanca e sigurisë prej një deri dy metra, e rekomanduar nga autoritetet shëndetësore në pjesë të ndryshme të botës.

Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga epidemiologët kinezë dhe i botuar nga revista shkencore 'Practical Preventive Medicine' dhe e cituar nga 'South China Morning Post', sipas të cilit koronavirusi mund të qëndrojë mbi një sipërfaqe deri 1 ditë, duke rritur rrezikun e infektimit prej tij për ata që e prekin.

Duhet thënë se të dhënat që dalin nga ky studim kanë nevojë për studime të mëtejshme për t'u verifikuar.

Studiuesit kinezë thonë se qëndrueshmëria në sipërfaqe i nënshtrohet faktorëve të ndryshueshëm, siç është lloji i sipërfaqes dhe temperatura: në 37 gradë celsius, në qelq, metal, plastikë, letër dhe pëlhurë, virusi mund të rezistojë deri në dy ose tre ditë dhe më shumë se pesë ditë në jashtëqitje dhe lëngjet e trupit.

Qëndrimi në dhoma të vogla dhe të mbyllura është rrëzik i shtuar dhe mund të infektohesh më lehtë.

Studimi doli në këto konkluzione pasi  ekzaminoi që nga 22 janari një grup rastesh të personave të infektuar.

Ora 10:44
Si ta dalloni gripin sezonal nga infeksioni Covid-19? Flasin virologët italianë

Si ta dalloni gripin sezonal nga infeksioni Covid-19? Shumë e pyesin veten teksa simptomat fillestare janë shumë të ngjashme.

Sipas virologëve italianë, "Gama e simptomave të gripit përfshin simptoma të frymëmarrjes apo dhimbje të fytit dhe ethe”, - shpjegon Fabrizio Pregliasco, virolog në Universitetin e Milanos. “Në rastin e Covid-19, mund të ndodhë që pas një faze fillestare krejtësisht të ngjashme me gripin e zakonshëm, të shfaqet sindroma respiratore shumë e fortë e lidhur me pneumoni intersticiale bilaterale. Simptomat janë mos mbushja me frymë, marrje fryme dhe një rritje e rrahjeve të zemrës. Kjo ndodh në 20% të rasteve, nga të cilat 5% ose pak më shumë paraqesin kushte klinike të tilla që kërkojnë shtrimin në spital në kujdesin intensiv me nevojën e ndihmës ventiluese për disa ditë në mënyrë që të mbështesin aftësinë për të marrë frymë lehtësisht”.

A është koronavirusi vetëm një grip më serioz se i zakonshmi?

Instituti i Lartë i Shëndetit në Itali ka bërë të ditur analizën e të dhënave të 155 pacientëve italianë që vdiqën dhe ishin pozitivë nga Covid-19 te të cilët simptomat më të zakonshme të fillimit të infeksionit ishin ethet dhe dispnea (vështirësi në frymëmarrje), që përkatësisht shfaqet në 86% të çështjeve të ekzaminuara; ndërsa më pak të zakonshme janë simptomat gastrointestinale (diarre) dhe hemoptiza, emetimi i gjakut nga trakti respirator për shembull përmes kollitjes.

"Këto të dhëna sugjerojnë që edhe ata që kanë vetëm ethe duhet të lajmërojnë mjekun apo urgjencën dhe duhet të qëndrojnë në shtëpi”, shpjegoi Silvio Brusaferro, president i Institutit të Lartë të Shëndetit në Itali.

Në çdo rast duhet të shmangni vizitat tek mjeku ose dhoma e urgjencës për të shmangur ekspozimin ndaj infeksionit nga dhe te të tjerët. Ndjekja e kësaj dhe të gjitha rregullave të tjera të parandalimit të diktuara këto ditë është thelbësore për të ngadalësuar epideminë sa më shumë që të jetë e mundur. Masat individuale për të kufizuar kontaktet sociale janë thelbësore për të luftuar virusin.

Problemet pulmonare dhe të frymëmarrjes janë shenjat më të përhapura te personat e prekur nga sëmundja.

Një vlerësim i saktë i periudhës së inkubacionit të koronavirusit e bën më të lehtë për ekspertët të parashikojnë dinamikën e epidemisë dhe të bëjnë një plan të ekuilibruar midis masave të kontrollit dhe frenimit të përhapjes së Covid-19.

Një analizë e infeksioneve COVID-19 e kryer nga studiues në Shkollën e Shëndetit Publik Johns Hopkins Bloomberg ka vlerësuar se më pak se 2.5 përqind e njerëzve të ekzaminuar shfaqën simptoma brenda 2.2 ditëve; 97.5 përqind e tyre brenda 11.5 ditëve. Për çdo 10,000 individë të karantinuar për 14 ditë, 101 prej tyre kanë zhvilluar simptoma pas përfundimit të kufizimeve 14 ditore.

Ora 09:12
Koronavirusi, mosha mesatare e të infektuarve në Gjermani 40 vjeç. OBSH: Rreziku i pandemisë shumë real. Harta "e kuqe" zgjerohet në Europë

"Kërcënimi i pandemisë është bërë shumë real, por kjo do të ishte pandemia e parë në historinë botërore që ne mund të kontrollojmë": tha Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit gjatë konferencës për shtyp.

Sipas OBSH, vende të ndryshme kanë adaptuar skenarë të ndryshëm në përgjigje të emergjencës si dhe të gjitha vendet duhet të miratojnë strategji të kombinuar globale për të kontrolluar epideminë dhe për tu mbrojtur nga virusi vdekjeprurës.

Ndërkohë numri i infeksioneve dhe vdekjeve për shkak të Covid-19 në Europë po rritet me shpejtësi. Me përhapjen e sëmundjes Polonia është bërë vendi i fundit që njoftoi masa të jashtëzakonshme, me kontrolle masive shëndetësore në vendkalimet kufitare me Gjermaninë dhe Republikën Ceke.

Pothuajse 1200 raste të koronavirusit janë zbuluar në Gjermani ku dhe janë regjistruar edhe dy viktima. 70% e rasteve të infektuar janë midis 20 dhe 50 vjeç, dhe mosha mesatare e të infektuarve është 40 vjeç.

Kancelarja Angela Merkel, teksa foli edhe për Covid-19, tha ‘epidemia ka të ngjarë të përkeqësohet në Gjermani dhe se do të ketë më shumë vdekje’.

Në Gjermani, me qëllim lehtësimin e shërbimeve spitalore të mbingarkuara,  autoritetet kanë krijuar ambiente ku njerëzit mund të testohen, një test që zgjat vetëm 5 minuta dhe rezultatet janë në dispozicion brenda 24 orësh.

Franca është vendi më i prekur në Europë nga koronavirusi pas Italisë, me 25 viktima dhe 1.412 të infektuar, përfshirë pesë deputetë dhe Ministrin e  Kulturës, Franck Riester, i vendosur në karantinë me pak simptoma.

"Situata jonë është e ndryshme nga Italia, ne po arrijmë të zvogëlojmë dhe vonojmë kulmin e epidemisë" – tha Ministri i Shëndetësisë, Olivier Véran.

Në Paris, shkollat vazhdojnë të jenë të hapura, si edhe në pjesën më të madhe të vendit. Ministria e Arsimit pezulloi mësimet për 15 ditë vetëm në disa prej provincave më të prekura, për një total prej 300,000 nxënësish nga 12 milionë në total.

Në SHBA, presidenti Trump që nga fillimi i krizës, e ka minimizuar epideminë nga koronavirusi por dje ai paralajmëroi kundërmasat e para, veçanërisht ato ekonomike. Trump njoftoi uljen e taksave për punëtorët dhe
subvencione e fonde të veçanta për biznesin e vogël si dhe ndihma për kompanitë që operojnë në sektorin e turizmit.

Kina regjistroi vetëm 17 vdekje të lidhura me koronavirusin, duke e çuar numrin e vdekjeve në të gjithë botën në më shumë se 4,000.
Infeksioni, i cili filloi nga Kina, tani ka prekur mbi 100 vende, duke shkaktuar më shumë se 110 mijë raste të infeksionit. Por ndërsa në Kinë dhe Korenë e Jugut numri i të prekurve nga sëmundja po vazhdon të ulet, në pjesën tjetër të botës, harta "e kuqe" e koronavirusit po zgjerohet.

Ora 08:51
Instituti i Lartë i Shëndetit në Itali: Të rinjtë nuk duhet të ndjehen imun ndaj koronavirusit

Një analizë e Institutit të Lartë të Shëndetit në Itali zbulon se në të gjitha grupmoshat është e nevojshme të respektohen rregullat e distancës sociale për të shmangur infektimin. Një në pesë persona, në mesin e atyre që janë testuar pozitiv nga virusi i ri deri më tani, është midis 19 dhe 50 vjeç.

Këto të dhëna konfirmojnë sesi të gjitha grupmoshat kontribuojnë në përhapjen e infeksionit.

Analiza, nga më shumë se 8000 raste pozitive, del në rezultate se 1.4 përqind e të infektuarve janë nën moshën 19 vjeç, 22.0 përqind janë në intervalin 19-50 vjeç, 37.4 përqind midis 51 dhe 70 vjeç dhe 39,2 përqind janë mbi 70 vjeç, për një moshë mesatare 65 vjeç, nga të cilët, 62.1 përqind janë burra.

Sipas Institutit të Lartë të Shëndetit në Itali, koha mesatare midis datës së fillimit të simptomave dhe diagnozës është  3-4 ditë. 10 përqind e rasteve janë asimptomatikë, 5 përqind shfaqin pak simptoma, 30 përqind me simptoma të buta, 31 përqind janë simptomatike, 6 përqind kanë simptoma të rënda dhe 19 përqind janë në gjendje kritike.

Deri tani, në Itali 24 përqind e rasteve të ekzaminuara janë shtruar në spital. Më shumë se gjysma e të vdekurve nga infeksioni janë mbi 80 vjeç, dhe dy të tretat e tyre kanë 3 ose më shumë gjendje kronike para-ekzistuese.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Laert: 10/03/2020 10:07

    Masat jane shume Te vonuara, duhet te ishin pezulluar fluturimet dhe lundrimet me Italine shume me heret. Numri i testeve qe Po behen eshte shume i vogel. Duhen ftuar dhe ndergjegjesuar bizneset e medha te ofrojne donacione per blerje pajisjesh respirimi dhe veshje mbrojtese.

    Përgjigju
    • Biznesmeni: 11/03/2020 00:19

      Cfare donacionesh dashke ti? Ne po falimentojme per vete dhe kerkojme te na ndihmoje shteti.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen