Rusia ka arritur të përmbajë koronavirusin deri më tani, por vendi nuk është në gjendje të bllokojë plotësisht kërcënimin. Kështu u shpreh Presidenti Vladimir Putin duke theksuar se tani është e domosdoshme të respektohen indikacionet e autoriteteve. Për të përmirësuar epideminë, ai njoftoi një javë ndalesë të kativiteteve jo thelbësore, nga 28 mars deri në 5 prill. "Qëndroni në shtëpi", tha Putin në television shtetëror
"Tani është jashtëzakonisht e rëndësishme për të parandaluar kërcënimin e përhapjes së shpejtë të sëmundjes, kështu që java e ardhshme do të jetë një javë pushim, shtoi ai. Dhe pastaj tha: Të gjitha rekomandimet domosdoshmërisht duhet të ndiqen. Më besoni, gjëja më e sigurt për momentin është të qëndroni në shtëpi.
Presidenti rus saktësoi se ndalesa nuk do të zbatohet për disa sektorë kryesorë të vendit, siç janë punonjësit e shëndetit, transporti, bankat dhe disa degë të administratës publike.
Në 24 orët e fundit, në Rusi ka patur 163 raste të reja të infektuar nga koronavirusi për një total prej 658 personash.
Sipas autoriteteve, rritja ditore e numrit të pacientëve pothuajse është trefishuar megjithatë ato këmbëngulin se "në Rusi situata nuk është aq serioze sa në vendet e tjera".
Lajmi kryesor:
Ulet numri i viktimave në 24 orët e fundit në Itali dhe i të infektuarve për të katërtën ditë radhazi, 3 mijë euro gjobë dhe 5 vite burg kush shkel masat!




