ITALI- Shifrat e vdekjeve në Itali prej COVID-19 vijojnë të jenë të ulëta, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë ndëruar jetë 9 persona dhe kanë rezultuar pozitivë 234. Kurse të shëruar gjatë 24 orëve janë 349 persona.
8 prej të vdekurve janë në Lombardi. Tashmë ka 68 persona pozitivë për Covid në kujdesin intensiv në Itali, ku 31 janë në Lombardi. Në katërmbëdhjetë rajone nuk kanë pacientë me kujdes intensiv.
Pacientët me simptoma janë 776, ata që ndodhen të izoluar në shtëpi janë 12.335, pozitivë në total janë 13,179 dhe të shëruar janë 194.928.
Shtatë rajone dhe krahina e Trentos nuk kanë asnjë të infektuar, Liguria, Puglia, Friuli Venezia Giulia, Sicilia, Sardenja, Valle d'Aosta dhe Basilicata.
Në 18 rajone italiane nuk janë regjistruar vdekje të reja prej COVID-it. Përjashtim bëjënë Lombardia me 8 viktima dhe Abruzzo me një, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë.