2 muaj pas peticionit që i drejtuan ministres së infrastrukturës Belinda Balluku, e që mbeten në pritje të përgjigjes, anorët e fshatit Hotolishtit dolën këtë të diel për të dytën herë në protestë në rrugën kombëtare Librazhd-Përrenjas.
Për të kërkuar zgjidhje për problemin madhor, pasi thonë se projekti i rrugës “Elbasan-Qafë Thanë”, i ndan në mes fshatin, për rreth 60 minuta ata bllokuan rrugën.
Nuk munguan edhe momentet e tensionit me forcat e rendit.
Shqetësimi më i madh i banorëve lidhet me procesin e shpronësimeve, që sipas banorëve është në vlera qesharake dhe nuk pasqyron vlerën reale të pronave të tyre. Projekti parashikon një shpërblim prej 250 euro për metër katror.
Pas ndërhyrjes së policisë banorët liruan aksin kombëtar, ndërsa premtuan se të drejtën do të vijojnë ta kërkojnë.
Fund shkurtin e kaluar, banorët e hotolishtit dorëzuan një peticion me 511 firma në Bashkinë e Librazhdit, që i drejtohet ministrisë së infrastrukrës, ku kërkuan që rruga të devijohet në luginën e Shkumbinit.
Të shqetësuar për shtëpitë, bizneset që pritet të shemben dhe tokat bujqësore që do shkatërrohen, banorët kanë paralajmëruar se nëse nuk do të merren parasysh kërkesat e tyre, ata do të bojkotojnë zgjedhjet e 11 Majit.
Aktualisht makineritë dhe punëtorët e kompanisë ndërtuese po punojnë për hapjen e trasesë në segmentin Elbasan-Papër-Ura e Grykshit dhe më pas do të vazhdojnë drejt Hotolishtit. Nuk ka ende reagim nga Autoriteti Rrugor dhe Ministria e Infrastrukturës për protestat e vazhdueshme të banorëve të Hotolishtit.
Xh.K/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Dhjetor, 10:22
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, prisni ndryshim në punën e SPAK?
-
Po
37.3%
-
Jo
53.7%
-
Nuk e di
8.9%
Vota total: 750
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Shqipëria Bëhet' protestë para Kryeministrisë, Lapaj: Balluku dhe zyrtarë të tjerë kanë abuzuar me paratë publike, masivisht të dalim në shesh
25 Dhjetor, 20:34
-
Elbasan/ Besimtarët katolikë kremtojnë festën e Krishtlindjes, qindra të pranishëm
25 Dhjetor, 11:01
-
Spartak Ngjela për Report Tv: Opozita nuk ka ide të reja, kanë që nga ’92 me Berishën në krye! Në protestën e PD nuk ishin as 3 mijë veta
24 Dhjetor, 18:40
-
Prag Krishtlindjesh, 'paralizohet' kryeqyteti, radhë kilometrike edhe në autostradën Tiranë–Elbasan (PAMJE ME DRON)
24 Dhjetor, 18:21
-
Bashkitë Durrës e Elbasan miratojnë buxhetet për vitin 2026! Qyteti bregdetar fokusohet te arsimi dhe infrastruktura rrugore
24 Dhjetor, 18:13
-
Protesta e PD/ Meçe: Ishte dështim! Kthupi: Ramës s’i rrezikohet pushteti nga Berisha! Faik Basha: Njerëzit duan arsye të dalin në bulevard
23 Dhjetor, 22:32
-
Aktivistja Greta Thunberg arrestohet në protestën pro-palestineze në Londër
23 Dhjetor, 16:31
-
Kurum Internation investon 150 milionë euro për prodhim çeliku të gjelbër
23 Dhjetor, 16:19
-
Protesta e PD para Kryeministrisë, Dashnor Sula për Report Tv: Një pjesë e militantëve nuk marrin pjesë, partia duhet të ridimensionohet
22 Dhjetor, 17:49
-
Greqi/ Fermerët vijojnë protestat, bllokadat do vijonë deri për krishtlindje! Mitsotakis keq në sondazhe, qytetarët mbështesin fermerët
22 Dhjetor, 16:03
-
Lapaj në ditën e 15 para kryeministrisë, i distancuar nga protestat e Berishës: Protestojmë pa logo, partitë të qëndrojnë në seli
22 Dhjetor, 13:17
-
Sot protestë kombëtare, Berisha: Ftoj të gjitha partitë opozitare të bashkohen! Nuk ndalojmë pa përmbysur regjimin
22 Dhjetor, 13:11