DURRËS- Tre persona janë arrestuar në qytetin e Durrësit, për akuzën e prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në pranga kanë rënë Elio Çibuku 28-vjeç, organizator i grupit, Fabio Karaboja 20-vjeç shpërndarësi dhe një vajzë e moshës 20-vjeçare, me inicialet M.M.
E gjithë skema funksiononte në këtë mënyrë: Çibuku siguronte lëndën narkotike të cilësisë së lartë, heroinë e kokainë dhe për ta shpërndarë përdorte Fabio Karabojën, i cili ndihmohej edhe nga 20-vjeçarja. 28-vjeçari është një emër i njohur për policinë pasi është arrestuar më herët në vitin 2014 në Durrës për të njëjtën akuzë, ku pas një kontrolli në banesën e tij u gjetën 600 gram heroinë.
Kokaina ose heroina shitej në qytetin e Durrësit me doza që varionin nga 40 deri në 100 euro një, dhe në momentin e arrestimit, Karaboja, (shpërndarësi) u kap me 11 doza heroinë dhe 5 doza kokainë.
Gjatë kontrollit, uniformat blu kanë sekuestruar 244 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë dhe 11 doza; 239 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë dhe 5 doza; 2 peshore elektronike; rreth 5 milion lekë të vjetra), e përfituar nga shitja e lëndës narkotike, si dhe një biçikletë që përdorte F. K., për të shpërndarë.
Normale qe lulezon,perderisa ata te ashtuajtur vipa shqiptare,jo te gjithe natyrisht,por ka skicofrene sa te duash,qe duken qe jan ne gjystruni,gjysmen tjeter e jan djeg me koka.Para oak ditesh doli nje Franceska Jace duke thene se si e kalonte karantinen" seks gjith diten,dhe behej dru nga malli",e keshtu kuptohen fare lehte keta tregetaret e vdekjes.
PërgjigjuPo vajzes pse vetem injicialet e emrit dhe jo gjithe emrin apo se eshte vajze dhe jemi anadollake se pastaj nuk gjen burre?! Kush eshte kriminel duhet ti dalë emri!
PërgjigjuO kafshe kafazi, faktikisht emrat duhet te dalin vetem kur kapesh ne flagrance ose merr denim te formes se prere. Me sa duket vajza nuk esh kap ne flagrance. Po ku di gje ti, ti je gje e eger sic e tregon dhe emri