Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut/ 18 raste të reja, shkon në 219 numri i të prekurve

Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut/ 18 raste të reja, shkon në 219 numri i të prekurve

Foto ilustruese

SHKUP- Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, njoftoi se në vend janë regjistruar 18 raste të reja me koronavirus, duke arritur në 219 numrin e të prekurve.

Në njoftimin e publikuar nga Ministria thuhet se rastet e reja janë regjistruar në Shkup (11), Prilep (4), Kumanovë (2) dhe Tetovë (1).

Kujtojmë se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar disa masa për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, duke përfshirë edhe orë policore në të gjithë territorin e vendit nga ora 21:00 deri në orën 05:00.

Sipas masave të fundit, ora policore gjatë ditëve të fundjavës do të jetë nga ora 16:00 deri në orën 05:00.

Kujtojmë që deri më tani ka 3 të vdekur dhe 3 raste të shëruarish nga COVID-19.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve