Gjatë një konference për shtyp presidenti amerikan Donald Trump ka premtuar se do te dërgohen si ndihma në Itali për të luftuar koronavirusin 100 milion dollarë mjete dhe produkte të kujdesit shëndetësor duke përfshirë edhe pajisje të reja dhe të shpejta testimi të prodhuara nga Abbott.
President Trump dhe kryeministri italian Conte me parë kishin patur një bisedë telefonike.
Në Itali "po kalojnë një kohë të vështirë", pranoi Trump, duke theksuar se Conte ishte "shumë i lumtur" me ndihmën e SHBA. Kryeministri Conte kishte raportuar përmes Tëitter për bisedën e tij "të gjatë dhe miqësore" me Trump, duke shprehur "mirënjohje për solidaritetin dhe mbështetjen e miqve amerikanë".
Për Trump, piku i infeksioneve në SH.B.A. do të jetë brenda dy javësh. "30 ditët e ardhshme do të jenë jetike," tha ai, duke iu referuar zgjatjes së masave për distancimin shoqëror deri në fund të prillit dhe duke u bërë thirrje njerëzve të respektojnë rregullat sepse vetëm kështu "do të bëjmë të mundur shpëtimin e një milion jetëve". "E ardhmja është në duart tuaja", tha Trump duke iu drejtuar amerikanëve.
Amerika është e gatshme që pas stinë së verës të përballet me një valë të re të mundshme të rasteve me Covid-19 - tha virologu emrikan Anthony Fauci i cili ditë më parë kishte deklaruar mundësinë e rikthimit të virusit në vjeshtë.
Në SHBA numri i të prekurve është rreth 165 mijë kurse numri i viktimave është rritur në rreth 3200. Në epiqendrën e epidemisë në New York, numri i infeksioneve është në rritje, me 253 viktima në 24 orët e kaluara.
Lajmi kryesor:
Rritet numri i viktimave dhe të infektuarve, ulen të shëruarit në 24 orët e fundit në Itali/ Trump i jep 100 mln $ Romës
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
74.2%
-
Jo
18.2%
-
Ndoshta
7.6%
Vota total: 132
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
21 ditët që 'rrëzuan' Joe Bidenin
22 Korrik, 12:02
-
Biden hezitoi të tërhiqej pasi kishte dyshime për shanset e Kamala Harris ndaj Trump! 'Boom’ donacionesh për zv.presidenten
22 Korrik, 07:41
-
Presidenti Biden tërhiqet nga gara: Çfarë ndodh tani?
21 Korrik, 22:47
-
Biden tërhiqet nga gara presidenciale: Do vijoj përmbushjen e detyrave, mbështes Kamala Harris! Zv.presidentja: Jam e nderuar
21 Korrik, 20:06
-
Shërbimi Sekret pranon se kishte refuzuar masa shtesë sigurie për ish-presidentin Trump në vitet para atentatit
21 Korrik, 18:33
-
Avionët luftarakë rusë sulmojnë bombarduesit amerikanë mbi Arktik
21 Korrik, 17:45
-
Ish-këshilltari amerikan: Trump s’ka ide si t'i japi fund luftës në Ukrainë
21 Korrik, 17:35
-
Netahyanu do të takohet të martën me Biden në SHBA! Houthis-popullit: Përgatituni për luftë të gjatë me Izraelin
21 Korrik, 13:50
-
Vrau me thikën e kuzhinës 28-vjeçarin italian pas një debati, arrestohet 42- vjeçari shqiptar
21 Korrik, 13:43
-
Trump: Shërbimi Sekret gaboi, duhet të lajmëronin për sulmin! Mora një plumb për demokracinë
21 Korrik, 12:47
-
43 vjet në burg për një krim që se kreu kurrë, gruaja në SHBA lirohet nga qelia në moshën 64-vjeçare
21 Korrik, 10:04
-
U infektua me COVID-19, mjeku i BIden zbulon gjendjen e presidentit të SHBA-së
20 Korrik, 22:59