BRUKSEL-Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka propozuar një vendim drastik për të bllokuar hyrjet (jo të domosdoshme) në vendet e Bashkimit Europian të të gjithë ekstrakomunitarëve, përfshirë edhe shqiptarët. "U propozoj krerëve të shteteve dhe qeverive të vendosin kufizime të përkohshme për udhëtimet" tha von der Leyen. "Këto kufizime duhet të qëndrojnë në fuqi, të paktën fillimisht, për një periudhë prej 30 ditësh, por ato mund të zgjaten nëse është e nevojshme" vijoi më tej Presidentja e KE-së.
Përjashtim bëjnë familjarët rezidentë, mjekët, diplomatët dhe studiuesit e angazhuar në betejën kundër koronavirusit. Tashmë pritet që të shikohet nëse kufizimet e propozuara nga Komisioni Evropian mund të miratohen në nivelin më të lartë politik në samitin e jashtëzakonshëm të krerëve të shteteve dhe qeverive, të planifikuar për të Martën 17 Mars me telekonferencë, dhe më pas të ratifikohen zyrtarisht ditën tjetër në Këshillin e Ministrave të Transporteve.
Von der Leyen gjithashtu u ka bërë thirrje Gjermanisë dhe vendeve të tjera anëtare që dëshirojnë të mbyllin kufijtë e tyre të brendshëm të BE. Komisioni Evropian deklaron se "Shtetet anëtare duhet të mbrojnë lëvizjen e lirë të të gjitha mallrave, në veçanti, ata duhet të garantojnë zinxhirin e furnizimit të produkteve thelbësore, siç janë ilaçet, pajisjet mjekësore dhe ushqimin". Për momentin, përveç Gjermanisë, Austria, Hungaria, Republika Çeke, Danimarka, Polonia, Lituania dhe (Zvicra jo në BE) kanë njoftuar Brukselin për kërkesën për mbylljen e kufijve të brendshëm me vendet e tjera të BE-së.
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.3%
-
Të gabuar
13.6%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 5312
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor, 09:00
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor, 20:25
-
BE nis hetimet për TikTok dhe zgjedhjet në Rumani
17 Dhjetor, 15:28
-
Shefi i NATO-s ‘shpreson për një tranzicion paqësor’ në Siri, pas rënies së regjimit të Assadit
10 Dhjetor, 08:30
-
Konfirmohet përbërja e re e Komisionit Europian, mandati nis më 1 dhjetor
27 Nëntor, 16:23
-
Von der Leyen i shpëton jetën pasagjerit në avion
21 Nëntor, 16:31
-
Trump fiton zgjedhjet, bota uron Presidentin e ri të SHBA-së, Putin ende! Netanyahu: Fillim i ri! Shefi i NATO-s: Çelësi në mbajtjen fort të Aleancës! Mesazh dhe nga Von der Leyen e Erdogan
6 Nëntor, 09:22
-
Raporti i Progresit i BE-së: Gjeorgjia qortohet, entuziazmi për zgjerim zbehet
30 Tetor, 22:53
-
Von der Leyen: Dërgimi i ushtarëve të Koresë së Veriut në luftën kundër Ukrainës është një kërcënim për paqen botërore
28 Tetor, 17:35
-
Alarmi i Ali Ahmetit: Po rrezikohen arritjet historike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut! Letër Ramës, Begajt, Kurtit, Osmanit e liderëve botërorë
27 Tetor, 19:00
-
Negociatat me BE, Mickoski: Jam i përgatitur për kompromis, por të mos marrim pengesa të reja
27 Tetor, 16:01
-
Von der Leyen takon Kurtin/ Kryeministri i Kosovës: Kërkova pyetësorin për anëtarësim dhe heqjen e menjëhershme të masave
26 Tetor, 16:19
Aman vetem ju mos dilni se nuk hic nuk dona me hi ne BE
PërgjigjuTe lumt e Gen
Nuk na mbetet hatri. Le te marrin italianet dhe spanjollet
Përgjigju