Koronavirusi, rehabilitohet mjeku 'Kasandër' që kishte paralajmëruar Kinën për virusin dhe nuk ishte besuar

Koronavirusi, rehabilitohet mjeku 'Kasandër' që kishte paralajmëruar Kinën për virusin dhe nuk ishte besuar

Li Wenliang nuk kishte plotësisht të drejtë kur tha se sëmundja misterioze që ishte përhapur në Wuhan në fillim të janarit ishte Sars. Por mjeku as nuk ishte plotësisht gabim sepse virusi i ri nuk ishte thjesht kalimtar siç u kishin thënë autoritetet lokale qytetarëve.

Tani Li Wenliang, së bashku me shtatë kolegët që kishin paralajmëruar miqtë dhe të njohurit, "mbroni familjet tuaja", është bërë një simbol.

Pasi kishin postuar mesazhet e tyre të alarmit, Li dhe shtatë kolegët e tij u thirrën nga policia lokale për të "pirë çaj" dhe u qortuan ashpër për "mashtrimet" që po përhapnin në lidhje me virusin. Sot, një muaj më vonë, autoritetet e Wuhan kanë pranuar se informacioni i shpërndarë mbi epideminë nuk ka qenë maahtrim dhe Gjykata Supreme zyrtarisht shpalli të pafajshëm Li dhe kolegët e tij.

Okulisti Li jo vetëm u rehabilitua, por diçka më shumë. Në sytë e shumë qytetarëve kinezë, të cilët po shfaqen këto ditë të zemëruar me qeverinë qëndrore, ai është bërë një lloj heroi tragjik. Njeriu që përpiqet tju tregojë të gjithëve të vërtetën, të vërtetën që regjimi, sipas këndvështrimit të njerëzve, nuk e sheh, injoron apo fsheh.

Epidemia e Sars e vitit 2003 gjithashtu kishte një Kasandër të ngjashme, emri i tij është Jiang Yanyong. Doktori, një anëtar i Partisë Komuniste, denoncoi përmes një letre se si qeveria kineze me qëllim po zvogëlonte alarmin e infeksionit.

Kur letra e tij përfundoi në duart e mediave të huaja, historia u përhap, duke shkaktuar dorëheqjen e kryebashkiakut të Pekinit dhe duke detyruar Kinën zyrtare të jepte njoftimet e para të vërteta për seriozitetin e emergjencës. Nëse koronavirusi i ri kinez nuk u shndërrua në një pandemi, ne i detyrohemi edhe atij.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi/ 259 numri i viktimave, të infektuarit rreth 12 mijë! Ilaçet drejt fundit! Kina 'me sytë' nga BE


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë