Ndërsa në botë numri i të infektuarve ka koronavirusi ka kapërcyer shifrën e 1 milion rasteve, rreth gjysma e tyre janë në Europë.
Spanjë: më shumë se 800 viktima çdo 24 orë për 6 ditë rresht
Në Spanjë ka më shumë se 112,000 infeksione dhe për të gjashtën ditë radhazi janw regjistruar më shumë se 800 vdekje çdo 24 orë. Sidoqoftë, qeveria beson se ekziston një arsye për të shpresuar: transmetimi i infeksionit po ngadalësohet. Në vend deri tani ka 10.348 viktima kurse numri i të shëruarve është 26.743.
Gjermania ka tejkaluar Kinën teksa deri tani ka 84.794 të prekur nga koronavirusi. Numri i vdekjeve në vend ka shkuar në 1.107 kurse të shëruarit janë 22.440.
Në Gjermani mbetet shqetësues fakti i infektimit të personelit mjekësor teksa mbi 2300 prej tyre janë testuar pozitiv me koronavirus
Në Francë totali atyre që kanë rezultuar opozitiv është rritur në 59.929 teksa në vend viktimat janë 5.398 kurse numri i të shëruarve është rritur në 12.548. Në vend në 24 orët e fundit u regjistruan mbi 470 kurse autoritetet janë shprehur se gjendja në kujdesin intensiv është e vështirë
Mbretëria e Bashkuar, e vonuar në masat e izolimit social dhe kufizimet për të frenuar përhapjen e infeksionit, ka regjistruar një total prej 34.173 të prekur nga Covid-19,
kurse numri i atyre që kanë humbur jetën është rritur në 2.926.
Rezoluta e OKB
Asambleja e Përgjithshme e OKB ka aprovuar një rezolutë përmes së cilës kërkon "bashkëpunim ndërkombëtar" dhe "multilateralizëm" për të luftuar koronavirusin.
Teksti i kundërshtuar nga Rusia dhe nga katër vende të tjera, nënvizon gjithashtu "nevojën për të respektuar plotësisht të drejtat e njeriut" dhe denoncon "të gjitha format e diskriminimit, racizmit dhe ksenofobisë në përgjigjen ndaj pandemisë.
Lajmi kryesor: