Rritet në 318 numri i të infektuarve me Coronavirus në Gjermani, pasi 17 persona janë infektuar gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa shifrat pritet të rriten më tepër. Gjatë fjalimit të tij në Bundestag ditën e djeshme, Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn foli për fillimin e një epidemie dhe duke pranuar se situata mund të përkeqësohej më tej në ditët në vijim.
"Kulmi (më e keqja) nuk ka arritur ende", u shpreh ai gjatë fjalimit të tij përpara ligjvënësve gjerman, teksa ngrinte alarmin se "shpërthimi i koronavirusit kinez është kthyer në një pandemi globale". Spahn, po ashtu, nuk e përjashtoi mundësinë e kalimit në një nivel të dytë "të luftës kundër përhapjes së virusit: Në një rast të tillë, operacionet rutinë në spitale do të shtyheshin për t'u përqëndruar në Sars-CoV-2.
Të gjitha shtetet federale, përveç Saksonisë-Anhalt, raportojnë raste të infeksionit. Numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në North Rhine-Ëestphalia , e cila është gjithashtu më e populluara, me 172 raste.
Instituti Robert Koch, përgjegjës për monitorimin dhe vlerësimin e emergjencës së Coronavirus në Gjermani, vlerëson rrezikun e virusit vdekjeprurës në popullatë si ende "të matshëm", pasi që shumica e rasteve të njohura kanë të bëjnë ose me kalimin në njërën prej zonave të rrezikut ose janë përqendruar në zona të kufizuara. Për këtë arsye, strategjia mbetet akoma ajo e kontrollit .
Ministria e Shëndetësisë ka vendosur ndalimin e eksportit të maskave, maska për frymëmarrje dhe pajisje të tjera mbrojtëse, siç janë dorezat sterile dhe kostume mbrojtëse, si masë paraprake.
"Të gjitha mjetet e mbrojtjes duhet t'i vihen në dispozicion sistemit tonë shëndetësor kombëtar", janë shprehur zëdhënës të qeverisë. Përjashtimet do të parashikohen vetëm në rastin e veprimeve të ndihmës ndërkombëtare .
Ngjarje të rëndësishme ekonomike dhe kulturore janë anuluar në të gjithë vendin : ITB, Shkëmbimi Ndërkombëtar i Turizmit në Berlin, nuk do të mbahet. Është anuluar po ashtu edhe panairi i librit në Leipzig dhe Hannover Messe që është edhe panairi më i rëndësishëm industrial në botë. Ai rrezikon të jetë një dëm serioz ekonomik për sistemin gjerman. Megjithatë, Ministri i Ekonomisë, Olaf Scholz, ka thënë se ai është i gatshëm, në rast të një krize ciklike, të mobilizojë miliarda euro për ta kundërshtuar atë.
Linja ajrore Lufthansa ka shtuar në listën e saj të fluturimeve edhe destinacione të tjera përveç atyre me Azinë. 150 nga 770 aeroplanët e transportuesit gjerman aktualisht kanë pezulluar fluturimet. Për pasagjerët që vijnë nga zonat e rrezikut- si: Kina, Irani, Italia, Japonia dhe Koreja e Jugut- linjave ajrore, të anijeve, hekurudhave dhe stafit të aeroportit u është kërkuar të vëzhgojnë pasagjerët dhe në momentin që vërejnë një simtomë të virusit ta raportojnë atë. Kushdo që arrin në Gjermani me tren, aeroplan ose anije nga zonat e rrezikut duhet të plotësojnë një formular , duke lënë së bashku me të dhënat e tyre edhe mjete kontakti për të siguruar disponibilitet në çdo kohë. Të dhënat do të mbahen për tridhjetë ditë.
Spitalet janë duke u përgatitur për të intensifikuar numrin e testeve dhe në rast se përballen me një rritje të papritur të kërkesave. Në Berlin, ku deri më tani janë regjistruar 8 raste të Coronavirus, Charité, poliklinika më e madhe në Evropë, ka pajisur një tendë për teste, në mënyrë që të veçojë çdo të infektuar nga pacientët e tjerë. Shembulli po ndiqet edhe nga spitalet e tjera në të gjithë vendin.
Lajmi kryesor: