Koronavirusi i Wuhan vazhdon të vrasë, 98 viktima në 24 orë, Studimi: Të moshuarit dhe të sëmurët 'objektiv' i sulmeve (VIDEO)

Koronavirusi i Wuhan vazhdon të vrasë njerëz. Në 24 orët e fundit janë shënuar 98 viktima të reja si dhe ka patur më shumë se 1800 raste të tjera të personave të infektuar. Edhe pse autoritetet në Kinë flasin për zbutje të epidemisë, shkencëtarët thonë se kemi parë vetëm majën e ajsbergut poshtë të cilit fshihen mijëra raste të infektuar me simptoma të fshehura.

Sipas të dhënave më të fundit zyrtare të lëshuara nga autoritetet në Kinë, virusi i Wuhan ka shkaktuar 98 viktima të tjera, nga të cilat 93 vetëm në provincën e Hubei, epiqendra e shpërthimit të epidemisë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të atyre që kanë humbur jetën në 1873. Buletini i luftës kundër koronavirusit flet gjithashtu për më shumë se 1800 raste të reja të infektuar për një total prej rreth 73 335 dhe që rreth 13,000 njerëz janë shëruar.

Trembëdhjetë qytetarë amerikanë që u konsideruan të jenë "në rrezik të lartë" infektimi nga koronavirusi i ri, të cilët ishin në bordin e 'Diamond Princess', u transportuan në një strukturë të specializuar në Universitetin e Nebraska. Ata ishin pjesë e 338 amerikanëve të evakuuar nga trageti i bllokuar në karantinë në Yokohama, në Japoni dhe u riatdhesuan me aeroplan në Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu dje janë evakuuar nga karantina lundruese edhe 22 qytetarë italianë..

Ndërkohë, në Pekin ka mbërritur në një grip pune i OBSH, i cili do të duhet të përcaktojë nëse, siç thonë autoritetet kineze, situata është me të vërtetë nën kontroll. Drejtori i përgjithshëm i Organizatës tha se "Duket se Covid-19 nuk është aq vdekjeprurës sa koronaviruset e tjerë, përfshirë SARS dhe MERS," dhe se "Më shumë se 80% e pacientëve do të shërohen".

Ministria Kineze e Shkencës dhe Teknologjisë ka bërë të ditur në orët e kaluara se një nga pacientët e prekur nga Covid-19 në Wuhan është trajtuar me plazmë nga gjaku i mbledhur nga pacientë të shëruar dhe për këtë arsye, autoritetet kineze u kanë kërkuar atyre që kanë fituar betejën kundër koronavirusit të ri të dhurojnë gjak, duke përfshirë antitrupa që mund të ndihmojnë në uljen e ngarkesës virale te njerëzit në rrezik serioz për jetën.

Por pavarësisht këtyrë të dhënave shqetësimi në botë mbetet ende i lartë pas faktit se Banka Qendrore Kineze ka ndërmarrë hapa për të dezinfektuar, pastruar apo dhe shkatërruar plotësisht kartmonedhat që kalojnë nëpër duar e qindra milionëve në  përpjekje për të përmbajtur epideminë e  koronavirusit.

Ndërsa shkalla e vdekjes së koronavirusit të ri është më e ulët sesa në SARS dhe MERS, ende duket se është e krahasueshme me pandeminë e gripit spanjoll të vitit 1918. Për shkenctarët e Kolegjit Mbretërorë në Londër virusi i Wuhan është një shqetësim i rëndësishëm global pavarësisht shkallës më të ulët të vdekshmërisë dukë thëksuar gjithashtu se deri tani kemi parë vetëm majën e ajsbergut poshtë të cilit fshihen me mijëra raste të infektuar me simptoma më të buta duke theksuar gjithashtu se viruset e reja përhapen shumë më shpejt në popullatë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:35
Panik prej epidemisë së koronavirusit, maskat vlejnë sa ari, vjedhje masive në magazinat e Spitalit të Kryqit të Kuq në Japoni

Maskat po bëhen gjithnjë e më të çmuara në Japoni, dhe tani praktikisht janë të padisponueshme në dyqane, deri në atë pikë sa po bëhen objekt vjedhjeje.

Sipas ANSA, në qytetin e Kobe, në perëndim të arkipelagut, policia u njoftua nga Spitali i Kryqit të Kuq për zhdukjen e katër mijë maskave të cilat mbaheshin të mbyllura në një magazinë.

Sasia e maskave të vjedhura ishte e futur në 120 kuti, me vlerë rreth 40,000 jen, ekuivalent me 335 euro.

Kurse në Hong Kong, në situatën e krijuar prej infeksionit të koronavirusit, letra higjienike vlen sa ari.

Dje në mëngjes një bandë prej tre personash të kamufluar me kapuç dhe të armatosur me thika, iu afruan një makine e cila po shkarkonte paleta me letër higjenike para një supermarketi në rrethin Mong Kok dhe duke kërënuar arritën të vidhnin 600 topa letre me vlerë 200 euro.

Paniku i koronavirusit në fakt ka krijuar një garë luftarake për të grumbulluar sa më shumë mallra thelbësore, përfshirë letrën higjienike.

Policia më pas arrestoi dy prej burrave, duke rikuperuar një pjesë të ‘pasurisë’ së vjedhur, kurse i treti është ende në arrati.

Ata akuzohen për grabitje të armatosur, një krim që në ish-koloninë Britanike mund të kushtojë disa vite burg.

Që prej rastit të parë të konstatuar me koronavirus, niveli i histerisë dhe psikozës në Hong Kong është rritur tej mase kurse mungesa e besimit te autoritetet ka bërë që në vend të ketë edhe protesta.

Në Hong Kong, çdo fjalë e qeverisë duket se përkeqëson situatën, gjithashtu edhe pse guvernatorja Lam dhe ekipi i saj nuk kanë arritur të garantojnë një furnizim të mjaftueshëm të popullsisë me maska.

Nuk është për t'u habitur, që në këtë klimë, dikush vjedh letër tualeti e dikush tjetër maska.

Ora 17:18
Koronavirusi, Pekini ngadalë po kthehet në punë, pavarësisht nga epidemia (FOTO)

Pekini, kryeqyteti i Kinës, ngadalë po kthehet në normalitet, përkundër epidemisë së koronavirusit. Qytetarët duke respektuar protokollet e rrepta shëndetësore, kanë rifilluar të kryejnë aktivitete ditore

Pothuajse të gjithë banorët e kryeqytetit janë të pajisur me maska ​​mbrojtëse dhe shumë nuk dalin nga shtëpia pa një të tillë

Megjithëse autoritetet nuk kanë parashikuar bllokime ose karantina të veçanta për Pekinin, disa evente të mëdha të planifikuara për muajt e ardhshëm janë anuluar

E fundit në rend kronologjik ishte eventi i industrisë së makinave, i planifikuar midis 21 dhe 30 Prill, ai edhe ai është shtyrë për një datë të mëvonshme

Përsa i përket Lojërave Dimërore Olimpike dhe Paraolimpike të vitit 2022, komiteti organizues ka garantuar që përgatitjet nuk do të rrezikohen nga epidemia

Jo vetëm në Pekin, por edhe në rajonet kineze jashtë provincës së Hubei, epiqendra e epidemisë COVID-19, trafiku rrugor dhe aktivitetet e prodhimit po kthehen në normalitet

Ora 16:47
Koronavirusi/Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Guterres: Situata shumë e rrezikshme, bota duhet të përgatitet

Ndërsa numri i vdekjeve të koronavirusit afrohet në pragun e 2,000 vdekjeve, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres mohon se epidemia është shumë e rrezikshme.

"Unë nuk mendoj se po del jashtë kontrollit, megjithatë është një problem i madh që ka kërkuar një përgjigje po aq të madhe nga Kina. Shpresoj se virusi mund të përmbahet në Kinë, por mbetet një situatë e rrezikshme, me rreziqe të mëdha, dhe për këtë bota duhet të jetë gati”, - tha Guterres.

Trembëdhjetë qytetarë amerikanë që u konsideruan të jenë "në rrezik të lartë" infektimi nga koronavirusi i ri, të cilët ishin në bordin e 'Diamond Princess', u transportuan në një strukturë të specializuar në Universitetin e Nebraska. Ata ishin pjesë e 338 amerikanëve të evakuuar nga trageti.

Gjithashtu dje janë evakuuar nga karantina lundruese edhe 22 qytetarë italianë..

Ndërkohë, në Pekin ka mbërritur në një grip pune i OBSH, i cili do të duhet të përcaktojë nëse, siç thonë autoritetet kineze, situata është me të vërtetë nën kontroll. Drejtori i përgjithshëm i Organizatës tha se "Duket se Covid-19 nuk është aq vdekjeprurës sa koronaviruset e tjerë, përfshirë SARS dhe MERS," dhe se "Më shumë se 80% e pacientëve do të shërohen."

Ora 13:50
Trageti 'Diamond Princess', 88 raste të reja të infektuar nga koronavirusi i Wuhan

Në tragetin 'Diamond Princess', i bllokuar në karantinë në Yokohama, në Japoni janë konstatuar pozitiv në testet e kryera për virusin e Wuhan 88 raste të reja, për një total prej 542 personash të infektuar.  

Deri tani numri i personave që i janë nështruar analizave është 681 ndërsa numri i përgjithshëm i pasagjerëve në bordin e tragetit është rreth 3700.

Trembëdhjetë qytetarë amerikanë që u konsideruan të jenë "në rrezik të lartë" infektimi nga koronavirusi i ri, të cilët ishin në bordin e 'Diamond Princess', u transportuan në një strukturë të specializuar në Universitetin e Nebraska.

Ata ishin pjesë e 338 amerikanëve të evakuuar nga trageti i bllokuar dhe u riatdhesuan me aeroplan në Shtetet e Bashkuara.

Gjithashtu dje janë evakuuar nga karantina lundruese edhe 22 qytetarë italianë.

Ora 09:00
Studimi më i fundit mbi epideminë: Të moshuarit dhe të sëmurët 'objektiv' i sulmeve të koronavirusit, gratë dhe fëmijët më pak të rrezikuar se burrat

Kina zyrtare gjithashtu ka lëshuar konkluzionet e para të plota për koronavirusin që nga fillimi i epidemisë. Sipas tyre,  rreth 80.9% e infeksioneve klasifikohen si të buta, 13.8% si të rënda dhe vetëm 4.7% si kritike.

Shkalla më e lartë e vdekshmërisë është për njerëzit e moshës 80 vjeç e lart, në 14.8%.

Për fëmijët deri në moshën 9 vjeç, nuk ka pasur aksidente fatale dhe deri në moshën 39 vjeç, shkalla e vdekshmërisë mbetet e ulët në 0.2%.

Për grupmoshat pasuese, shkalla e vdekshmërisë rritet gradualisht: për njerëzit e moshës 40 vjeç, është 0.4%, për ata 50 vjeç është 1.3%, për 60 vjeç është 3.6% dhe për 70 vjeç 8%.

Po sipas të dhënave, pavarësisht moshës, te meshkujt shkalla e vdekshmërisë është më e lartë  (2.8%) sesa te gratë (1.7%).

Studimi thotë gjithashtu se te shkalla e vdekshmërisë ndikojnë edhe sëmundjet e trashëguara të pacientët si psh sëmundje kardiovaskulare, diabeti, sëmundjet kronike të frymëmarrjes dhe hipertensioni.

Duke theksuar rrezikun për personelin mjekësor, dokumenti thotë se janë infektuar gjithsej 3,019 punonjës të kujdesit shëndetësor mes të cilëve ka patur dhe pesë viktima.

Sipas studimit epidemia e ka patur pikun e saj ndërmjet datave 23 dhe 26 janar dhe se ka nisur zbritjen në datën 11 shkurt.

Por pavarësisht këtyrë të dhënave shqetësimi në botë mbetet ende i lartë pas faktit se Banka Qendrore kineze ka ndërmarrë hapa për të dezinfektuar, pastruar apo dhe shkatërruar plotësisht kartmonedhat që kalojnë nëpër duar e qindra milionëve në  përpjekje për të përmbajtur epideminë e  koronavirusit.

Ndërsa shkalla e vdekjes së koronavirusit të ri është më e ulët sesa në SARS dhe MERS, ende duket se është e krahasueshme me pandeminë e gripit spanjoll të vitit 1918.

Për shkenctarët e Kolegjit Mbretërorë në Londër virusi i Wuhan është një shqetësim i rëndësishëm global pavarësisht shkallës më të ulët të vdekshmërisë dukë thëksuar gjithashtu se deri tani kemi parë vetëm majën e ajsbergut poshtë të cilit fshihen me mijëra raste të infektuar me simptoma më të buta duke theksuar gjithashtu se viruset e reja përhapen shumë më shpejt në popullatë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Përse?: 18/02/2020 09:34

    Përse i marin në vendet e tyre për ti riatdhesuar? Përse nuk i lenë tek anija karantine dhe te kujdesen për ta atje por vrapojne ti shperndajne në vendet e tyre apo eshte me qellim qe te infektohen te tjerë duke u perhapur në te gjithë boten?! Cili eshte qellimi i te nxituarit për ti riatdhesuar ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)