Shkon në 493 numri i viktimave të cilët kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa 24 mijë persona të tjerë janë konfirmuar të infektuar në shkallë globale.
Shkalla e rrezikshmërisë së kësaj epidemie dhe përhapja e saj është tepër e lartë, pasi rreth 4 mijë raste të reja të të prekurve nga virusi në botë janë konfirmuar në 24 orë.
Ndërkaq, autoriteti shëndetësor në provincën Hubei në Kinë bën me dije se 65 njerëz kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në krahinë vetëm gjatë kësaj të marte, duke rritur numrin e vdekjeve në provincë në 479 viktima që nga fillimi i shpërthimit i epidemisë.
Tani, koronavirusi është përhapur në të gjithë krahinën, pasi edhe në dy qytete të tjera në Hubei, Huanggang dhe Xiaogan, janë raportuar mbi 1.000 raste dhe një numër vdekjesh.
Të tre qytetet:
Wuhan: 8.351 raste, përfshirë 362 vdekje
Huanggang: 1.645 raste, përfshirë 25 vdekje
Xiaogan: 1,462 raste, përfshirë 18 vdekje
Me përhapjen me ritme të shpejta të epidemisë, ekziston frika në rajon që Huanggang dhe Xiaogan mund të bëhen "Wuhan i ardhshëm" – kjo për shkak të faktit se ata kanë infrastrukturë më të dobët të shëndetit publik sesa Wuhan, i cili është një qendër kryesore urbane.
Rreth 3 mijë e 156 raste të reja të virusit janë konfirmuar në Hubei, provincë ku jetojnë më shumë se 50 milion njerëz. Një gjë e tillë, çon në 16 mijë e 678 numrin e përgjithshëm të rasteve në epiqendrën e shpërthimit. Autoritetet shëndetësore kineze theksojnë se janë gjithsej 12 mijë e 627 pacientë të shtruar në spital në Hubei, 771 prej të cilëve janë në gjendje kritike.
Deri më tani, ka shkuar në 493 numri i viktimave të cilët kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa 24 mijë persona të tjerë janë konfirmuar të infektuar në shkallë globale.
Shkalla e rrezikshmërisë së kësaj epidemie dhe përhapja e saj është tepër e lartë, pasi rreth 4 mijë raste të reja të të prekurve nga virusi në botë janë konfirmuar në 24 orë.
Shumë persona janë në pikën e tyre kulminare të jetës, por janë në prag të vdekjes, pasi koronavirusi po prek çfarë t’i dalë para.
Videoja e një çifti të moshuarish ka sjellë shumë emocion në rrjete sociale, ku të dy janë në momentet e fundit të vdekjes.
Zëdhënësi i Ambasadës Kineze në Panama, Jiang Wei ka publikuar videon në Twitter.
“Dy pacientë të moshuar me koronavirus 80 vjeç thanë lamtumirë në ICU, kjo mund të ishte hera e fundit për tu takuar dhe përshëndetur”, ka shkuar ai.
Komuna e Pekinit ka ndaluar grumbullimet e njerëzve për darka, ditëlindje apo evente të tjera në publik dhe familje për shkak të frikës së përhapjes së infeksionit.
Urdhëresa u njoftua sot nga zv.drejtori i Zyrës së Mbikëqyrjes së Tregut të Kapitalit Kinez, Chen Yankai, gjatë një konference për shtyp.
Sipas njoftimeve të fundit, operatorëve të shërbimit të hotelierisë u ndalohet të organizojnë darka në grup, dhe ngjarje të tjera të rezervuara, të cilat tashmë duhet të anulohen ose shtyhen, kurse familjarët janë këshilluar të mos organizojnë festime në grupe të mëdha në ambjentet familjare, duke mos specifikuar numra në lidhje me grumbullimet e njerëzve.
Ndër ngjarjet që janë të ndaluara gjatë fazës së parandalimit dhe kontrollit të epidemisë janë festimet me shumë njerëz, siç janë ditëlindja apo dhe festat e diplomimit.
Ky është momenti i dhimbshëm i përqafimit në distancë mes një infermiere që merret me trajtimin e pacientëve të prekur nga koronavirusi në spitalin e Henan dhe vajzës së saj, pasi autoritetet kanë urdhëruar të mos ketë asnjë kontakt fizik mes stafit mjekësorë dhe të tjerëve jashtë spitalit
Infermierja Liu Haiyan nuk ka mundur të përqafojë vajzën 9 vjeçare Cheng Shiwen e cila i ka sjellë ushqim prej shtëpisë.
Në video Shiwen i thotë të ëmës sa shumë i mungon dhe hap krahët për t’i dhënë një përqafim, ndërsa i kërkon që të “kthehet sa më shpejt në shtëpi”.
Francis Boyle, profesor i drejtësisë në Universitetin e Illinois dhe krijues i Aktit të Armëve Biologjike, hedh hije të reja dyshimi mbi virusin që u shfaq në qytetin kinez të Wuhan
Sipas 'TGCom24', Boyle thotë se "Koronavirusi është një armë biologjike luftarake e krijuar në një laborator të Wuhan” dhe se “Organizata Botërore e Shëndetësisë është tashmë e vetëdijshme për të."
Intervista bombë e Francis Boyle u publikua në faqen e internetit të ‘Geopolitics and Empire’.
Boyle pretendon se koronavirusi, "një armë potenciale vdekjeprurëse e luftës biologjike", dhe se ai ‘ka shpëtuar’ nga një laborator në Wuhan.
“Qeveria kineze fillimisht u përpoq të mbulojë çështjen ndërsa tani po merr masa drastike për të ndaluar përhapjen e epidemisë”, - thotë Profesori i Universitetit të Illinois.
Boyle thotë gjithashtu se “Laboratori BSL-4” në Wuhan është gjithashtu një qendër kërkimore e Organizatës Botërore të Shëndetit dhe për këtë arsye, sipas tij, edhe OBSH-ja është në dijeni të faktit.
Pozicioni i profesorit në Universitetin e Illinois është në kontrast të forte me versionin zyrtar që koronavirusi u përhap nga tregu i Wuhan.
Sidoqoftë, ky version tashmë është kontestuar nga ekspertë të tjerë të sektorit.
Megjithatë ditët e fundit, revista ‘The Lancet’ ka deklaruar se personi i parë i infektuar nga koronavirusi ka deklaruar se nuk kishte shkuar kurrë në tregun e peshkut të Wuhan.
Sëpata e rëndë e Partisë Komuniste Kineze ka rënë mbi zyrtarët lokalë të cilët konsiderohen fajtorë për "mangësi serioze" dhe "menaxhim jo të kënaqshëm" përballë krizës së koronavirusit.
Sipas mediave lokale mbi 400 zyrtarë të niveleve të ndryshme janë pushuar nga puna apo janë ndëshkuar me sanksione të rënda.
Masat ndëshkimore u miratuan pas indikacioneve që dolën nga takimi i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike më 25 Janar, i kryesuar nga Presidenti Xi Jinping.
Të dhënat e fundit të publikuara nga Komisioni Kinez i Shëndetit, flasin për 65 vdekje të reja, të gjitha në Hubei, numri më i lartë i viktimave në 24 orë që nga fillimi i krizës duke e çuar totalin e përgjithshëm të atyre që kanë humbur jetën në 493 teksa edhe infeksionet e reja të regjistruara gjithashtu janë rritur me 3887 njësi nga të cilat 3156 në provincën e Wuhan, për një total prej 24 560, 200 prej tyre jashtë Kinës.
Një ekip studiuesish kinezë të udhëhequr nga shkencëtari i Universitetit Zhejiang Li Lanjuan ka identifikuar dy ilaçe efektive kundër koronavirusit të ri.
Sipas transmetuesit kinez CGTN, testet paraprake të kryera me qelizat in vitro kanë treguar se medikamentet Abidol dhe Darunavir mund të pengojnë virusin.
Sipas epidemiologut, Kelizhi, ilaçi anti-HIV që përdoret aktualisht kundër koronavirusit, nuk është shumë i efektshëm dhe ka efekte anësore prandaj ai rekomandon që të përfshihen dy ilaçet e reja në programin e Komisionit Kombëtar të Shëndetit për trajtimin e pneumonisë të shkaktuar nga koronavirusi i ri.
Por menjëherë ka reaguar OBSH e cila bëri të ditur se ende nuk ka medikamente për të luftuar virusin e Wuhan dhe se nuk ka ende asgjë konkrete.
Autoritetet portuale Nong kong kanë vendosur në karantinë një traget me 1800 pasagjerë në bord pasi tre persona u testuan pozitive me virusin e Wuhan.
Tragetit iu mohua sot në mëngjes udhëtimi për në Tajvan dhe për këtë arsye u detyrua të qëndronte në Hong Kong, në terminalin e Kai Tak
Teksa numri i të infektuarve nga koronavirusi ka tejkaluar shifrën e 24 mijë ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 493, Qeveria e Hong Kongut ka vendosur që tani e tutje, kushdo që arrin nga Kina duhet t'i nënshtrohet një karantine 14-ditore.
Vendimi vjen pas disa ditë protestash për të mbyllur plotësisht kufijtë me Kinën në përpjekje për të frenuar epideminë e koronavirusit
Sipas analistëve, javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të kuptuar efektivitetin e masave të vendosura nga Pekini për të përmirësuar krizën dhe për të parandaluar dëmet serioze ekonomike. Rinisja e prodhimit në Kinë për të stabilizuar tregjet dhe për të furnizuar ekonominë globale është një zgjidhje që të gjitha vendet shpresojnë me gjithë zemër të ndodhë.
Leximi i raportit të luftës koronavirus nuk është vetëm mjekësor. Imazhet fantazmë të krahinës së shkretë Hubei tregojnë dimensionin e dragoit të plagosur.
Linjat ajrore nuk qarkullojnë më në qiellin kinez. Impiantet e Volkswagen, BMW, Volvo, Toyota apo Tesla kanë ndalur punën. Apple, Ikea apo rrjetet e Starbucks dhe McDonald's, përkohësisht kanë pezulluar veprimtarinë. Një ndalesë e gjatë mund të prishë zinxhirët e furnizimit në sektorët kimikë, automobilistikë, tekstile dhe elektronikë.
Në zemër të perandorisë, ku pothuajse 50 milion njerëz janë karantinuar pjesërisht, mbijetesa e tyre iu është besuar qindra tonëve ushqim që ushtria përpiqet të shpërndajë.
Por dimensioni i botës së globalizuar është ai që frikëson më tepër pasi emergjenca e koronavirusit këtë vit mund të gjenerojë një shenjë të fortë negative në të ardhurat prej turizmit në mbarë botën.
Sipas analistëve, javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të kuptuar efektivitetin e masave të vendosura nga Pekini për të përmirësuar krizën dhe për të parandaluar dëmet serioze ekonomike.
Rinisja e prodhimit në Kinë për të stabilizuar tregjet dhe për të furnizuar ekonominë globale është një zgjidhje që të gjitha vendet shpresojnë me gjithë zemër të ndodhë.
Dy aeroplanë me qytetarë amerikanë janë larguar nga Wuhan për t'u kthyer në Shtetet e Bashkuara. Lajmi u bë me dije nga një zëdhënës i Departamentit të Shtetit mbrëmjen e së martës.
Avionët me rreth 550 pasagjerë në bord po shkojnë për në baza ushtarake në Kaliforni. Një fluturim do të shkojë në Stacionin Ajror Maram Corps Miramar në San Diego, dhe tjetri do t’i drejtohet Bazës së FA Travis në Fairfield, San Francisco.
Këto dy fluturime janë seria e dytë e fluturimeve të evakuimit jashtë Wuhan. Shtetet e Bashkuara dërguan aeroplanin e parë të evakuimit javën e kaluar i cili transportoi mbi 200 pasagjerë, përfshirë diplomat dhe familjet e tyre, në bazën e Rezervës Ajrore të Marsit në Kaliforninë Jugore, më 29 Janar.
41 biznese argëtimi, përfshi kazinotë, degët e basteve, teatrot, kinematë, qendrat e lojërave, kafenetë në internet, disko, bare, klube të natës dhe salla vallëzimi, i’u është pezulluar aktiviteti për 15 ditë në Makao.
“Vendimi për pezullimin e aktivitetit të tyre hyn në fuqi që sot”, sipas qeverisë së qytetit, ndërkaq gjashtë korporatat e lojërave të fatit premtuan të vazhdojnë pagimin e pagave për stafin e tyre gjatë kësaj periudhe.
I ndodhur në një territor kinez gjysëm autonom, Macao shpesh është përshkruar si Las Vegas i Azisë. Ai konsiderohet kryeqyteti jozyrtar i lojërave të fatit në botë. Mbyllja e këtyre bizneseve është bërë pas gjetjes së dy raste të konfirmuara pozitivisht me koronavirus dje, njëri prej të cilëve punonjës në industrinë e lojërave të fatit. Qyteti deri më tani ka raportuar gjithsej 10 raste.
Koronavirusi ka ndikuar së tepërmi në ekonomine e qytetit, pasi këtë janar shifrat e turizmit ranë 87% në krahasim me një vit më parë kur Macao pati thuajse 40 milion vizitorë.
Hotelet që ishin gati me 100% kapacitet gjatë Vitit të Ri Lunar 2019 - festa më e ngarkuar e vitit - u lanë gjysmë të zbrazët në janar.
Frika e shëndetit ka kërcënuar biznesin i cili është edhe zemra e ekonomisë së Macao. Kjo pasi, ish kolonia Portugeze varet nga turizmi me miliona vizitorë nga Kina kontinentale për të rritur nivelin e të ardhurave në buxhet.
Japonia krijon karantinën e parë në det të hapur, në ambientet e një kroçere, pasi dhjetë persona të tjerë janë konfirmuar të infektuar me koronavirusin e Wuhan.
Ministria japoneze e Shëndetësisë bën me dije se 10 rastet pozitive rezultuan nga testimi i 31 personave, ndërkaq më shumë se 100 mostra janë ende në pritje të rezultateve të testit. “Nga 3.700 njerëz, rreth 2 mijë e 266 pasagjerë dhe 1 mijë e 45 anëtarë të ekuipazhit të anijes kanë mbetur të bllokuar”, njoftoi Princess Cruises.
Anija e lundrimit, Princess Cruises, është ankoruar në Gjirin e Yokohama, ndërsa ekuipazhi i saj do të qëndrojë 14 ditë në karantinë.
“Ekipet mjekësore janë duke shkuar dhomë në dhomë për të kontrolluar temperaturën dhe gjendjen mjekësore të secilit pasagjer”, tha në një deklaratë të saj ministria e shëndetësisë e Japonisë.
Mësohet se, pasagjeri i infektuar në anijen e lundrimit ishte një burrë 80-vjeçar nga Hong Kong. Ai ishte në një udhëtim në Kinë për disa orë më 10 janar, por nuk vizitoi institucionet e kujdesit shëndetësor ose tregjet e detit çka tregon se gjasat janë ta ketë marrë virusin nga një person tjetër. 80-vjeçari fluturoi drejt Tokios në 17 janar, ndërsa raportohet se gjendja e tij ishte përkeqësuar në 19 janar kur kishte filluar edhe kolla. Ai hipi në kroçeren në Yokohama më 20 janar duke zbarkuar në hong Kong dhe kërkuar kujdes mjekësor në 30 Janar.
Mjekët shprehen se 80-vjeçari tashmë është në një gjendje të qëndrueshme.
Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA (FDA) ka lëshuar një autorizim emergjence për të lejuar laboratorë të kualifikuar të përdorin testin koronavirus Wuhan të zhvilluar nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). CDC ishte laboratori i vetëm në Shtetet e Bashkuara në gjendje të provonte testimet për koronavirusin e ri.
Diagnostifikimi është autorizuar të përdoret për pacientët që plotësojnë kriteret CDC për testim, dhe nga laboratorë të kualifikuar të caktuar nga CDC ose të certifikuar për të kryer teste të ndërlikueshmërisë së lartë. Testi mund të zbulojë koronavirusin Wuhan nga tamponet e hundës ose gojës.
Që nga e hëna, CDC ka mbajtur nën vëzhgim për virusin 260 pacient- 11 prej të cilëve ishin testuar pozitivë, 167 negativë dhe 82 ishin akoma në pritje.
Janë 11 raste të konfirmuara të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, gjashtë prej të cilave janë konfirmuar në Kaliforni, një në Massachusetts, një në shtetin Uashington, një në Arizona dhe dy në Illinois.
Përmes një deklarate për shtyp FDA bëri me dije se: “Rezultatet negative nuk e parandalojnë infektimin me virusin.” Sipas, FDA rezultatet negative duhet të kombinohen me vëzhgimet klinike, historinë e pacientit dhe informacionin epidemiologjik.
"Që nga shfaqja e parë e kësaj epidemie, ne kemi bashkëpunuar ngushtë me partnerët tanë në qeverinë amerikane dhe në mbarë globin për të përshpejtuar zhvillimin dhe disponueshmërinë e produkteve mjekësore kritike për t’i dhënë fund sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo vazhdon të jetë një situatë në zhvillim dhe aftësia për të shpërndarë këtë test diagnostikues në laboratorë të kualifikuar është një hap kritik përpara në mbrojtjen e shëndetit publik," tha Komisioneri i FDA-së Dr Stephen Hahn në një deklaratë."
Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore i SH.BA-së deklaroi të premten koronavirusin e ri si një emergjencë të shëndetit publik në Shtetet e Bashkuara.
Ndeshjet e Futbollit të Champions League në Azi janë shtyrë për shkak të shpërthimit të epidemisë së koronavirusit. Lajmi u bë me dije këtë të martë nga Asian Football Conference (AFC) pas një takimi urgjent në Kuala Lumpur, Malajzi.
“Ndeshjet në të cilën do të luanin katër klube kineze janë shtyrë”, njoftoi AFC.
Tri ditët e para të ndeshjeve – në të cilën luajnë Pekin FC, Guangzhou Evergrande, Shanghai Shenhua dhe Shanghai SIPG - do të riskedulohen për në prill dhe maj.
"Të ndodhur në këto rrethana të vështira, ne u bëmë bashkë për të gjetur zgjidhje që të na lejuar të luajmë futboll ndërsa sigurohemi të mbrojmë edhe sigurinë e të gjithë lojtarëve, zyrtarëve, palëve të interesuara dhe tifozëve," tha në një deklaratë Dato 'Windsor John, Sekretari i Përgjithshëm i AFC.
"Duke pranuar se ky koronavirus është një çështje shumë më e madhe sesa thjesht futbolli, ne iu urojmë të gjithë të prekurve një shërim të shpejtë."
Kompania e Motorëve Hyundai po pezullon linjat e prodhimit në fabrikat e saj në Korenë e Jugut, pasi furnizimi i saj me pjesë është ndërprerë për shkak të epidemisë së koronavirusit në Kinë.
Në një deklaratë, kompania shprehet se: "oraret e pezullimit do të ndryshojnë sipas linjës", ndërsa theksohet se: "ndërmarrja po rishikon masa të ndryshme për të minimizuar ndërprerjen e operacioneve të saj, përfshirë dhe alternativën e kërkimit të furnizuesve alternativ nga rajone të tjera."
Ja cfare eshte fundi i Jetes . Keto Foto duhet tju tregohet te gjithve Shqiptareve,,qe ta dine se cfare eshte fundi i Jetes .. Mbase kthejne mend,,dhe japin dashuri e Respekt ne cdo njeri qe e rrethon..
PërgjigjuJa cfare eshte fundi i Jetes . Keto Foto duhet tju tregohet te gjithve Shqiotareve,,qe ta dine se cfare eshte fundi i Jetes .. Mbase kthejne mend,,dhe japin dashuri e Respekt ne cdo njeri qe e rrethon..
PërgjigjuMbyllni kufijtë se na degjeneruan! Mbyllini urgjent!
Përgjigju