Koronavirusi, shkon në 2.461 numri i viktimave, 19 prej të cilave në shkallë globale, rreth 79 mijë të tjerë të infektuar

Koronavirusi, shkon në 2.461 numri i viktimave, 19 prej të cilave në shkallë globale, rreth 79 mijë të tjerë të infektuar

Shkon në 2.461 numri i viktimave në shkallë globale nga koronavirusi i ri, ndërsa rreth 79 mijë persona të tjerë janë konfirmuar të infektuar.

Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës (NHC), 97 vdekje të reja janë shënuar në territorin e Kinës gjatë 24 orëve të fundit, një prej të cilave në Hubei.

Ndërkaq, ka arritur në 19 numri i viktimave deri tani jashtë këtij territori.  Deri tani Irani ka raportuar pesë vdekje, Koreja e Jugut e cila me gjithë dy viktimat e sotëme ka raportuar katër vdekje, Japonia tre, Hong Kong dhe Italia secila me nga dy vdekje dhe Tajvani, Filipinet e Franca secila me nga një vdekje.

Rreth 1,782 raste të virusit janë konfirmuar deri tani jashtë territorit të Kinës, ndërkohë një total prej 648 raste të reja u idetifikuan dje brenda territorit të 76.936 numrin e përgjithshëm të të infektuarve brenda vendit.

NHC theksoi se deri tani 22.888 pacientë gjithsej janë shëruar dhe janë larguar nga spitali.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 05:53
Koronavirusi, Korea e Jugut epiqendër e re e epidemisë?/ Shënohen dy viktima të tjera, 123 persona të infektuar brenda 24 orëve

1582433659_d85a588e19ca41b99871ae66d6f980e6.jpg

Përkeqësohet më tej gjendja nga koronavirusi në Korenë e Jugut, ndërsa dy persona të tjerë humbën jetën duke çuar në 4 numrin e viktimave dhe 123 persona të tjerë u konfirmuan të infektuar gjatë 24 orëve të fundit.

Të dhënat e fundit të raportuara nga Qendra së Koresë së Jugut për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC) e çojnë në 556 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në vend.

Ndërkaq, autoriteti shëndetësor bën me dije se po kryhet një hetim referuar dy viktimave të fundit për të kuptuar më tepër rreth vdekjeve dhe sëmundjes. Autoritetet raportuan se, një nga vdekjet ishte një burrë rreth të 50-tave e tij, i cili po trajtohej në një spital në provincën e Veriut Gyeongsang, ku janë konfirmuar 92 raste të tjera.

93 nga 123 rastet e reja, janë nga qyteti jugor i Daegu. Masat e marra për evitimin e shpërhapjes së virusit, bën që qyteti jugor Korean me një numër popullsie 2.3 milion banorë t’I ngjajë gjithnjë e më tepër Ëuhan-it, qyteti ku lindi vdekja në Kinë.

Rrugët kanë filluar të boshatisen teksa edhe mjaftë njësi shërbimi kanë reduktuar oraret dhe të tjerë janë mbyllur pas lajmit të lëshuar nga autoritetet se një person superpërhapëse e koronavirusit ka infektuar shumë besimtarë në kishën e qytetit.

Shpërthim i madh ka qenë i përqendruar rreth kishave që lidhen me grupin fetar Shincheonji. Të paktën 75 nga rastet e reja ishin të lidhura me grupin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 23/02/2020 08:00

    Na degjeneroi kinezeria!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë me 200 artistë dhe performues! Veliaj: Kremtojmë së bashku 112 vite pavarësi

Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë me 200 artistë dhe performues! Veliaj: Kremtojmë së bashku 112 vite pavarësi