Shqiptarja nga 'zona e kuqe' në Itali: Jemi vetëkarantinuar dhe zbatojmë çdo urdhër...normaliteti nuk ekziston më

ITALI- Koronavirusi ka ndryshuar rrjedhën normale të jetesës në shumë shtete të Botës. Për Report Tv, Sonila Alushi, aktiviste për të drejtat e emigrantëve e cila ndodhet në Bergamo, në një nga "zonat e kuqe, ka dhënë një panoramim të qartë të situatës që është sot në Itali, duke e përshkruar si një ëndërr e keqe që nuk po merr fund.

Ajo që vihet re në të gjithë rrëfimin e saj është vetë-ndërgjegjësimi i italianëve, duke iu bindur të gjithë rregullave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, si një masë për të mbrojtur të gjithë shoqërinë. Normaliteti ka kohë që nuk ekziston, tha Alushi, teksa bën me dije se qytetarët janë vetë-izoluar në shtëpi, dy vendet më të frekuentuara janë supermarketet dhe farmacia, e ndërsa sa i përket maskave, ajo tha se nuk i përdorin pasi nuk janë efektive.

"Situata është shumë alarmante edhe për faktin që spitalet kanë një mbingarkesë së madhe. Italia është mbyllur në mënyrë hermetik. Kjo është një nga masat më të mëdha që ka pasur Italia në historinë e saj. Normaliteti ka ditë që nuk është më pjesë e qytetit tonë. Pjesa më e madhe e punës është bllokuar, bëjmë vetëm minimumin e brendshëm. Jemi vetëkarantinuar, sidomos në rastet kur jemi pak me grip, që të mos rrezikojmë të tjetër. Duket si ëndërr e keq. Rrugët janë bosh. Lëvizje ka vetëm në supermarkete dhe në farmaci. Mbajmë distancën 1 metër që na është kërkuar. Nuk mbajmë në të shumtën e rasteve, maska, pasi jo vetëm mungojnë, por nuk mbrojnë. Ruajmë higjienën. Për momentin gjendja është akoma e çuditshme. Është një virus që kalon me shpejtësi drite, kështu sa më të izoluar të tjerë, sidomos personat e moshuar apo patologjik, aq më shumë i quajnë ato. të qëndrojmë sa më shumë në shtëpi dhe të mos udhëtojmë. Kam parë që ka pasur udhëtime në Shqipëri dhe të kundërtën dhe do u rekomandoja të mos lëvizin, të ruajmë të sëmurët dhe të moshuarit. Situata është alarmante në spitale, edhe pse ndodhemi në një zonë që ka spitalet më të mira. Urgjenca është plot, po vijnë mjek, me mijëra të punësuar, por kjo nuk e ka qetësuar gjendjen, se shtohet numri i të infektuarve. Mos t'i telefonojmë urgjencës për motive banale", tha ajo.

Ekziston mundësia që dikush të kalojë këtë virus, pa e kuptuar, rast që sipas Alushit mund të jetë duke ndodhur edhe në familjen e saj. Ajo thotë se pjesa më e madhe e familjes së saj ka shfaqur simptoma të këtij virusi, por që po e kalojnë në mënyrë normale dhe se nuk kanë shkuar tek mjeku pasi nuk kanë pasur shenja agresive.

"Të gjithë familja jonë ka kaluar grip, në këtë moment është e pamundur të konsultohesh me mjekët kur nuk je në simptoma të ekzagjëruara, me një frymëmarrje të vështirë apo temperaturë të lartë, se resurset po përqendrohen tek njerëzit në nevojë. Në rastin tonë, nëse mund të ketë qenë një koronavirus dhe ne po  e kalojmë si shumë të tjerë, po e kalojmë në mënyrë normale nuk kemi nevojë për ndërhyrjen e mjekut, nuk kemi mundësinë që ta verifikojmë që a është ai apo një grip tjetër. Të gjithë jemi në të njëjtën situatë, simptomat janë po ato. Të gjitha japin elementët që mund të jenë ai, por normalisht ka edhe panik dhe psikozë dhe nuk mund të jem e sigurt. Nuk mendoj që jemi imun, megjithatë numra nuk kam dhe nuk jam në gjendje ta konfirmojë apo ta mohojë", përfundoi Alushi në Report Tv.

Në 24 orët e në Itali janë regjistruar 1326 të infektuar të tjerë, 133 viktima të reja dhe vetëm 33 të shëruar. Në total numri i viktimave ka shkuar në 366.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agim: 09/03/2020 07:08

    Italia eshte ne kete gjendje sepse nuk respektojne reegullat Ato qe keni marre ne interviste edhe mundeb ti respektojne Po shumica Une i bej thirrje shtetit shqiptar te mbylli kufit me italine e veriut te pakten per nje muaj dhe cdo qytetar shqiptar qe khtehet nga keto zona Veneto Lombardia Friuli Emilia Romagna Piemonte Torcana Marche Te karantinohen me detyrim

    Përgjigju
  • Loni: 08/03/2020 18:49

    Ishalla se shpall policia jone me Lleshin ne krye ne kerkim per perhapje paniku....

    Përgjigju
    • o mirditor: 09/03/2020 06:33

      nrm qe eshte i paster se nuk po ben asgje.. ata tjeret te paketen dicka kan ba edhe pse pislleqe

    • Mirditor: 08/03/2020 19:24

      Lleshi është i vetmi minister i brendshëm i paster

    • Trimi: 08/03/2020 19:11

      Mire qe ka vene policat te vejne gjoba per parkim, pa vk emergjences, si rruhet njeriu

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen