Koronavirusi shtyn Reformën Zgjedhore/ Hajdari për Report Tv: Jo takime virtuale! Ne s'biem dot dakord në tryezë, e jo më online (VIDEO)

TIRANË- Koronavirusi shtyn Reformën Zgjedhore, të paktën deri në fund të prillit, në varës të situatës. Një lajm i tillë është konfirmuar nga bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari në një lidhje me Skype për Report Tv. Ajo vuri theksin se nuk është hequr dorë nga kjo Reformë, por thjesht është shtyrë për shkak të pamundësisë për t'u takuar fizikisht.

"Afatet shtyhen për shkak të situatës së koronavirusit, është e pamundur që ne të takohemi. Kjo ka bërë që të shtyhen takimet deri në fund të prillit. ne kemi mbajtur kontakt se si do të vijojmë. Ekspertët po punojnë, thjesht kontakti fizik është pak i vështirë. Ka pasur dakordësi nga opozita e bashkuar, por edhe nga Komisioni i Reformës Zgjedhore që ka një afat të caktuar dhe ne kemi vendosur për ta shtyrë. Duke parë në varësi të situatës, kjo nuk duhet të na ndalojë se është një proces shumë i rëndësishëm për hapjen e negociatave", tha ajo. 

Sa i përket mundësisë për të zhvilluar takime online, Hajdari tha se është pothuajse e pamundur, pasi ka pasur vështirësi për të rënë dakordësi në tryzë ballë për ballë, e jo më online.

"Nuk mund të them që është përcaktuar një axhendë online, por kemi komunikuar me Whatsapp, por është pak më e vështirë, ne s'biem dot dakord në tryezë, e jo më online", tha Hajdari.

Ajo ka shpjeguar edhe si është proceduar deri më tani në këtë komision të Reformës Zgjedhore. "Kur bëhen propozimet mbi bazën e metodologjisë. 80% e pikave janë ezauruar, kanë ardhur propozime. Pastaj ne u themi ekspertëve merrni këto propozime dhe punoni mbi to duke na dhënë variante të ndryshme. Kështu kemi bërë mbi kuotën gjinore. Kemi pasur dy variante. 30% kuota gjinore ose një në tre kandidatë të jetë grua. Dhe pastaj ne zgjedhim, por në linjë me ndërkombëtarët", tha ajo.

Sa i përket ndryshimit të sistemit, një nga kërkesat për të cilat Hajdari, si përfaqësuese e opozitës parlamentare, ka këmbëngulur më shumë, ajo tha se po merret shembull nga Kosova.

"Ekspertët po shohin hapjen e listave, propocional rajonal po me lista të hapura. Nëse kemi një variant propocional kombëtar me lista të hapura, që është mbështetur nga unë. Kur shikoj që ky sistem aplikohet në Kosovë dhe zgjedhjet shkojnë shumë mirë, mund ta marrim si shembull dhe zbaton një nga rekomandimet e OSBE-ODIHR", sqaroi Hajdari.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:10
Masat për koronavirusin/ Hajdari: Qeveria të ketë kujdes për personat që kanë pamundësi ekonomike (VIDEO)

Deputetja e Opozitës së re, Rudina Hajdari është ndalur të flasë edhe për masat e marra nga qeveria për koronavirusit dhe një mesazh për qytetarët.

"Është një situatë e pazakontë, janë marrë masa të rrepta, por nuk i dimë ende efektet e këtyre masave. Më e rëndësishmja është shëndeti. Qytetarët të dëgjojnë këshillat e ekspertëve, akoma nuk kuptohen përmasat e efekteve të kësaj situate dhe sa do zgjasë, e rëndësishme është të që jemi sa më të kujdesshëm për shëndetin tonë dhe të solidarizojmë shoqërinë që kjo epidemi të mos na prekë në familjet tona", tha Hajdari.

Ajo i ka bërë thirrje qeverisë që marrë masa ekonomike, për të parandaluar efektet që mund të pasohen nga kjo situatë, veçanërisht për ata që kanë pamundësi ekonomike.

"Nga ana ekonomike do ketë efekte të jashtëzakonshme , kemi dhe situata të tjera që janë të paraburgosurit që mund të preket nga kjo epidemi dhe mund të shpërndajnë tek të tjerët. Qeveria të jetë e kujdesshme ndaj këtyre personave me vështirësi ekonomike. Të merren shembuj edhe nga vendet e tjera, por duhet të lëmë ekspertët të flasin", përfundoi Hajdari.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Largohen protestuesit e pakët, lirohet qarkullimi te Zogu i Zi

Largohen protestuesit e pakët, lirohet qarkullimi te Zogu i Zi