Koronavirusi/ Trump: Shpresojmë në çrrënjosjen e COVID-19 deri në Pashkë

Koronavirusi/ Trump: Shpresojmë në çrrënjosjen e COVID-19 deri në Pashkë

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se shpreson në çrrënjosjen e koronavirusit nga SHBA të paktën deri në Pashkë, në 12 prill, edhe pse guvernatori i New York-ut i dha alarmin që sëmundja po përhapet më shpejt sesa "një tren me shpejtësi".

Presidenti se fillimi të muajit të ardhshëm do të ishte "një afat kohor i bukur" për rihapjen e SHBA.

Toni i tij optimist erdhi ndërsa Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëroi se SHBA mund të bëhen epiqendra globale e pandemisë. SHBA ka regjistruar pothuajse 55,000 raste dhe gati 800 vdekje.

Në të gjithë botën janë konfirmuar më shumë se 420,000 raste që i afrohen 19,000 vdekjeve.

"Ne do të dalim nga izolimi së shpejti ... Unë do të doja të hapja vendin dhe thjesht i rilindur deri në Pashkë".

Ai shtoi në një intervistë pasuese se: "Pashka është një ditë shumë e veçantë për mua ... dhe ju do të keni mbushur kisha në të gjithë vendin tonë".

Trump paralajmëroi gjithashtu se nëse vendi nuk do të rivihej sërish në punë mund të pësojë "një recesion masiv ose depresion".

"Ju do të humbni njerëz. Do të keni vetëvrasje nga mijëra. Do të ndodhin të gjitha llojet e gjërave. Do të keni paqëndrueshmëri", ka thënë ndër të tjera Presidenti amerikan.

Duke folur në një konferencë të Shtëpisë së Bardhë më vonë, Trump tha se ai po fillonte "të shohë dritën në fund të tunelit", megjithëse u shpreh se: "vendimi ynë do të bazohet në fakte dhe të dhëna të vështira".

Dr Anthony Fauci, eksperti kryesor i vendit për sëmundjet infektive dhe anëtar i task forcës së Shtëpisë së Bardhë për koronavirus tha të njëjtën gjë në konferencën për shtyp: "Askush nuk do të dëshirojë të ul tonet, kur të shihni se çfarë po ndodh në një vend si Neë York City ".

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave