Koronavirusi - YouTube dhe Netflix po zvogëlojnë cilësinë e tyre të transmetimit në BE

Koronavirusi - YouTube dhe Netflix po zvogëlojnë cilësinë e tyre të transmetimit në BE

Për të lehtësuar rrjetet europiane në krizën e epidemisë nga koronavirusi, YouTube dhe Netflix po zvogëlojnë cilësinë e transmetimeve të tyre video. Ofruesit e Internetit dhe operatorët e nyjeve të Internetit si DE-CIX në ‘Frankfurt am Main’ aktualisht po raportojnë rritje të trafikut në internet sepse shumë njerëz po punojnë nga shtëpia gjatë krizës së epidemisë dhe, ndër të tjera, mbajnë konferenca video, shikojnë më shumë video sesa zakonisht apo dhe luajnë më shumë lojëra në internet.

Netflix dhe YouTube janë ndër drejtuesit kryesorë të trafikut në internet. Komisioneri i industrisë së BE, Thierry Breton u kishte kërkuar dy kompanive të zvogëlojnë normat e tyre cilësore për të shmangur bllokimet e rrjetit. Kompania ra dakord të "kalojë përkohësisht të gjitha transmetimet në BE në definicionin standard".

Netflix fillimisht do të kufizojë sasinë e të dhënave në shërbimin e tij për transmetimet video në Europë për 30 ditë. Sipas kompanisë, masa do të rezultojë në 25 përqind më pak trafik.

Problemet mund të ketë vetëm në nivel lokal

Me një rezolucion më të lartë të figurës, ka një imazh më të mprehtë sepse shfaqen më shumë pixel, por transferohen edhe më shumë të dhëna. Netflix rekomandon një shpejtësi në internet prej pesë megabit në sekondë për HD (High Definition), ndërsa rezolucioni standard është tre megabit për sekondë. Por ka një kërcim vërtet të madh edhe me formatin edhe më të mirë Utra-HD: Netflix rekomandon 25 megabits për sekondë. Cilësia Ultra HD është e disponueshme vetëm në tarifat e shtrenjta të Netflix.

Në përgjithësi, në Europë ekziston shqetësimi se përdorimi për argëtim i internetit po pengon rrjetet e transmetimit deri në bllokimin e tyre. Deri më tani, ofruesit e shërbimeve të Internetit kanë siguruar që ata të mund të mbajnë ‘gjallë’ rritjen e kërkesës. Sipas gazetës gjermane Spigel, problemet mund të shfaqen në nivel lokal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë