Koronavirusi/Britani, Izolohen anëtarë të stafit të kryeministrit Johnson. OKB-Guterres: Pandemia e kontrollueshme

Koronavirusi/Britani, Izolohen anëtarë të stafit të kryeministrit Johnson. OKB-Guterres: Pandemia e kontrollueshme

Mediat britanike raportojnë si disa anëtarë të stafit të zyrës së kryeministrit Boris Johnson janë vetizoluar pasi shfaqën simptoma të koronavirusit. Sipas raportimeve, personat që janë vendosur në izolim kanë qenë në kontakte të ngushta me kreun e qeverisë.

Anëtarëve të stafit iu është kërkuar të qëndrojnë në karantinë për 7 ditë nëse jetojnë vetëm dhe 14 ditë nëse jetojnë me të tjerë.

Ngjarja vjen dy ditë pasi epidemiologu, Neil Ferguson deklaroi se shfaqi simptoma të virusi pasi kaloi disa kohë në Downing Street të hënën. Ai e cilësoi qendrën e Londrës si zonën e “nxehtë” për përhapjen e Covid-19.

Ministrja e Shëndetësisë, Nadine Dorries ishte anëtarja e parë e qeverisë që rezultoi e prekur nga virusi javën e kaluar, anëtari i dytë ishte sekretari i Kulturës, Oliver Dowden, i cili gjithashtu është vetizoluar.

Tashmë që janë konfirmuar më shumë se 200 mijë persona të prekur me koronavirus në të gjithë botën, nga të cilët mbi 8 mijë kanë humbur jetën dhe frika është rritur ndjeshëm te të gjithë, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara kërkon të rikthejë qetësinë.

Me anë të një video-mesazhi të shkurtër, Antonio Guterres është shprehur se pandemia është e kontrollueshme, pavarësisht përmasave aktuale të saj, por për ta bërë këtë është e nevojshme përpjekja e të gjithëve.

“Ky është momenti i maturisë, jo i panikut; i shkencës, jo i stigmatizimit; i fakteve, jo i frikës: megjithëse situata është klasifikuar si një pandemi, kjo është e kontrollueshme, por do të kërkojë një përpjekje personale, kombëtare dhe ndërkombëtare të jashtëzakonshme”, është shprehur sekretari i Përgjithshëm i OKB.


Lajmi kryesor:

Italia ia kalon Kinës me viktimat! 427 të vdekur në 24 orë! Trump: Koronavirusin do ta luftojmë me ilaçin e malaries! (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama për protestën para takimit në Londër: Të nxitur nga të verbërit në Tiranë! Ish-ministrja e Brendshme quajti shqiptarët pushtues

Rama për protestën para takimit në Londër: Të nxitur nga të verbërit në Tiranë! Ish-ministrja e Brendshme quajti shqiptarët pushtues