Shumë raste infeksioni dhe shpërthime vatrash të reja në Terracina, Formia dhe Lenola kanë detyruar autoritetet të shpallin zona të caktuar si zona të kuqe dhe kanë vendosur se është e ndaluar që banorët të largohen nga qyteti si dhe të tjerë të hyjnë në qytet, bllokohen të gjitha zyrat dhe hapësirat publike, të gjitha aktivitetet tregtare përveç atyre ushqimore dhe farmacitë, bllokohet transporti publik dhe ndalohen njerëzit të dalin nga shtëpitë, madje edhe të shkojnë në punë. Një masë e jashtëzakonshme, e marrë gjithashtu, parashikon ndërhyrjen e ushtrisë për kontrolle në përpjekje për të frenuar epideminë e koronavirusit.
Italia është vendi që së pari në Perëndim ka zbatuar masa të jashtëzakonshme, duke vendosur mbylljen e të gjitha bizneseve tregtare jo thelbësore dhe duke i kërkuar popullatës të kufizojë udhëtimet dhe daljet nga shtëpia. Një model që kanë filluar ta imitojnë në të gjithë botën.
Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire paralajmëroi sot se, nëse Bashkimi Europian nuk ndihmon Italinë që të kalojë këtë moment të vështirë, atëherë do ta pësojë edhe vetë. Ai kërkoi që të gjitha shtetet të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.
”Nëse do ta lëmë vetëm Italinë edhe BE-ja nuk do ta marrë veten kurrë. U bëj thirrje vendeve anëtare që të bashkohen për t’u marrë me krizën e koronavirusit. Nëse është çdo njeri mendon vetëm për veten e tij, nëse lëmë shtete të caktuara, nëse i themi Italisë, për shembull, menaxhohuni vetë, atëherë edhe Evropa nuk do të rikuperohet”, tha ministri.
Italia dhe Spanja janë shtetet e vetme deri tani të Bashkimit Europian që e kanë përjetuar më rëndë krizën e shkaktuar nga COVID-19
Lajmi kryesor: