
Në Itali, nënkomisari i eskortës së kryeministrit Giuseppe Conte, Giorgio Guastamacchia ka ndërruar jetë në një spital në Romë pas impilikimeve pneumonike për shkak të infeksionit nga koronavirusi.
52 vjeçari Guastamacchia, baba i dy fëmijëve ishte infektuar disa javë më parë dhe menjëherë ishte shtruar në spital dhe i ishte nënshtruar intubimit.
Tre mjekë të tjerë vdiqën sot, bilanci rritet në 80
Bilanci i punonjësve shëndetësorë që kanë vdekur nga koronavirusi është përkeqësuar edhe më tej, teksa sot vdiqën edhe tre të tjerë duke e çuar totalin në rradhët e bluzave të bardha në 80.
Në total, sipas të dhënave më të fundit nga Instituti i Lartë i Shëndetit, numri i personelit shëndetësorë i prekur nga Covid-19 është 11 2252
Lajmi kryesor:
Italia shënon 20 mijë të shëruar, më pak persona në terapi intensive! 681 viktima në 24 orë! Mbi 1 milion e 100 mijë raste në botë











