Koronavirusi/Itali-Autoritetet: Virusi ka filluar të qarkullojë edhe në Romë, të shmangen grumbullimet, rreziku i infeksionit i lartë

Koronavirusi/Itali-Autoritetet: Virusi ka filluar të qarkullojë edhe në Romë, të shmangen grumbullimet, rreziku i infeksionit i lartë

Gianni Rezza, drejtor i Departamentit të Sëmundjeve Infektive të Institutit të Lartë të Shëndetit ka paralajmëruar se virusi ka filluar të qarkullojë edhe në Romë.

"Në Romë virusi tashmë ka filluar të qarkullojë, edhe pse me hapa të vegjël”, - tha Rezza duke shtuar se nëse masat e marra nga qeveria do të zbatoheshin me të njëjtën përpikmëri si dhe në Kinë, e ardhmja do ishte optimiste”.

Ai gjithashtu u bëri thirrje veçanërisht të rinjve të shmangnin grumbullimet, festat në lokale e diskoteka pasi do infektoheshin dhe do ta përhapnin atë te të tjerët.

"Edhe ata kanë baballarë, gjyshër dhe halla. Kështu që do të ishte e përshtatshme që ata të merrnin përgjegjësitë që u takojnë në këtë situatë emergjence".

Kryeministri italian Giuseppe Conte tha se secili italian është thirrur në këtë situatë emergjence, si pasojë e përhapjes së infeksionit nga koronavirusi, të respektojë rregullat e caktuara të cilat janë thelbësore për mirëqenien e të gjithëve.

“Nëse të gjithë i respektojmë rregullat, vendi së shpejti do të jetë në gjendje të ngrejë kokën".

Në lidhje me situatën e epidemisë, Conte shpjegoi se "është shumë e vështirë të bësh parashikime, sepse ne po përballemi me një virus të ri dhe me një normë të lartë virulence”.

Kryeministri gjithashtu tha se qeveria, "Për të dalë nga kjo emergjencë, do të financojë të gjitha burimet njerëzore dhe ekonomike. Do të jetë i nevojshëm një plan 'i rindërtimit' efikas që përfshin të gjitha fushat”.


Lajmi kryesor:

E gjithë Italia në karantinë nga koronavirusi/ Conte: Zgjerohet kufizimi i qarkullimit në gjithë territorin! Ndalet Serie A


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja