Kryeministri italian Giuseppe Conte do duhet të marrë vendime të reja pas disa propozimeve të ardhura nga guvernatorët e rajoneve të vendit, propozime të cilat konsistojnë në ashpërsimin e masave në përgjigje të emergjencës prej epidemisë.
Pas kërkesave për reduktim të orarit të shërbimeve në supermarkete dhe pezullim të aktiviteteve sportive në natyrë, dhe teksa ushtria është zyrtarisht në rrugë në Campania dhe Siçili, guvernatori venecian Luca Zaia ka kërkuar të monitorohen lëvizjet e qytetarëve përmes telefonit celular, ide kjo e bërë realitet në Kinë, Kore dhe Izrael.
Massimiliano Fedriga, në rajonin e Friuli Venezia Giulia ndërkohë ka urdhëruar mbylljen në fundjavë të të gjitha dyqaneve, përveç farmacive .
Guvernatori i rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana tha se "Rajoni ynë është Wuhan i Italisë. Aktivitetet e prodhimit dhe transporti publik duhet të ndalen, shumë njerëz lëvizin akoma në rrugë. Gjithashtu duhet të mbyllen zyrat dhe shumë veprimtari të tjera tregtare.
Fontana ka kërkuar gjithashtu ndërhyrjen e ushtrisë dhe ndërprerjen e “të gjitha aktiviteteteve ekonomike” pasi sipas tij, shumica e numrit të infeksioneve janë identifikuar në Brescia dhe Bergamo, ku dhe janë zhvillojnë aktivitetin shumica e kompanive prodhuese.
Mendohet se masat e reja do të shpallen nga qeveria më 25 mars në përgjigje të emergjencës nga koronavirusi.
Guvernatorët e rajoneve italiane kanë kërkuar reduktimin e orareve të shërbimit në supermarkete,
Supermarkete
Ka nga ata që besojnë se është thelbësore mbyllja e supermarketeve çdo të dielë pasi ata mendojnë se ditët e javës janë të mjaftueshme për të bërë pazar dhe se funksionimi në fundjavë i superkarketeve do krijojë dyndje të mëdha njerëzish
Shëtitjet
Mendohet se do të jetë e mundur për të marrë qenin për shëtitje vetëm në afërsi të shtëpisë kurse për sportet në natyrë po konsiderohet të mos ndalohen ato plotësisht, por të vendosen kufizime të reja për të parandaluar që ato të kthehen në mundësi për të takuar miq duke mos ruajtur distancën sociale
Shkollat
Për shkollat dhe universitetet ka dy hipoteza në tryezën e qeverisë italiane: zgjatje e afatit të mbylljes deri më 19 prill ose deri më 3 maj, hipotezë që për momentin duket më e mundshme. Provimet e shkollave të mesme, duke qenë provime shtetërore, janë një nga problematiket dhe më komplekse për Ministrinë italiane të Arsimit. Për studentët që këtë vit janë në maturë do vlerësohet efektshmëria që ka patur mësimi dixhital në distancë i praktikuar këtë përiudhë dhe paskësaj do të merret një vendim. Gjithsesi provimet e maturës shtetërore do të zhvillohen. Ato ose do të pershtaten ose do te jenë në një version më të lehtë
Ushtria
Ministri i Mbrojtjes Lorenzo Guerini ka konfirmuar "disponueshmërinë e plotë për përdorimin e ushtrisë në rrugë për menaxhimin e emergjencës së koronavirusit. Ku dhe si do të vendoset ushtria do të vendosen nga prefektët. Ndërkohë në Milano sot ushtria ka dalë në rrugë me detyra kontrolli. Guvernatori Fontana tha se më parë i kishte kërkuar Presidentit Mattarella nevojën e përdorimit të Ushtrisë në mbështetje të forcave të policisë për të bërë kontrolle që synojnë respektimin e rregullave. Trupa ushtarake që nga dita e djeshme kanë dalë edhe në rrugët e Campania dhe Siçili, masë kjo e vendosur nga autoriteti i prefekturave.
Trageti shndërrohet në spital lundrues
Trageti italian GNV është kthyer në një “anije spitalore lëvizëse” për të lehtësuar kështu sadopak fluksin e spitaleve në të gjithë vendin si pasojë e përhapjes masive të Koronavirusit. Anija spitalore është vendosur në rajonin e Ligurias, në Xhenova dhe nga e hëna do të presë pacientë të prekur nga Covid-19. Aktualisht aty ndodhen rreth 25 shtretër-kabina, të cilët mund të shkojnë 400, në varësi të nevojave por edhe duke respektuar distancën e detyruar. Anija do të shërbejë për të gjithë njerëzit të cilët janë në fazën e largimit nga spitali, por u kërkohet të kalojnë një periudhë në strukturat e kontrolluara, para se të kthen në shtëpitë e tyre. Autoritetet sqaruan se anija u kthye në një spital, në kohë rekord si një dhuratë për sistemin rajonal shëndetësor, i cili po lufton me një epidemi të rrezikshme si Covid-19.
Lajmi kryesor: