Korreshi për Report Tv: Opozita e bashkuar merr gjysmën e bashkive më 14 maj! Meta ka marrë shumë pozicione në listën e Këshillave, nuk i ka aq vende sa pretendon

TIRANË- Deputeti demokrat, Saimir Korreshi foli në Report Tv për zgjedhjet e 14 majit dhe situatën në Partinë Demokratike. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Korreshi tha se është në mbështetje të kandidatëve për këshilla bashkiakë që kanë dalë nga Partia Demokratike. Sipas tij, e gjithë opozita e bashkuar do të marrë gjysmën e bashkive të vendit.

Nga ca kemi nisur dhe ca është dukur në fillim, shoh që qendra e Shqipërisë Durrës, Elbasan, Rrogozhinë, Kavajë, Belsh ka një tendencë të jashtëzakonshme, dëshirë për tu kthyer blu, të paktën në zonat që unë njoh më mirë. Mendoj dhe gjykoj që këto zona kanë pritshmëri më të mëdha për t’u kthyer blu. Situata brenda PD, në fund fare do penalizojë opozitën. Opozita e bashkuar shkon drejt gjysmës së bashkive nëse vazhdon ky trend mes dëshirës dhe bashkimit të demokratëve gjatë rrugës për të fituar bashkitë”, tha Korreshi.

Ai renditi edhe bashkitë që mund të humbin socialistët, përveç Shkodrës, në të cilën nuk e diskuton fitoren e Bardh Spahisë.

“Lezha, Durrësi, Kavaja, Elbasani, Lushnja dhe për mua mund të jetë edhe Korça, Devolli dhe Kamza. Në Tiranë lufta do jetë shumë e vështirë”, u shpreh Korreshi.  

Korreshi tha se Ilir Meta ka marrë më shumë vende për këshilltarë në listën me Berishën, pasi sipas tij nuk i ka aq numra sa Partia e Lirisë pretendon.

“Nuk e shoh të mirë, nuk e shoh perspektivë për PD. Nuk do ishim më djathtë. Nuk mund të merrte kaq këshilltarë sa ka marrë nëpër njësi bashkiake, nuk i ka ato numra sa pretendon ajo. Janë vota demokratësh që janë përkthyer në kota ose kandidatë për LSI”, tha Korreshi.

Sa i takon situatës në PD, Korreshi tha se pas 14 majit të dyja palët duhet të reflektojnë.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë