Procesi i votimit në qytetin e Lushnjës po monitorohet nga afër nga deputeti demokrat Saimir Korreshi. Pavarësisht se vota është e fshehtë, Korreshi padashur ka zbuluar se shumë anëtarë kanë zgjedhur alternativën pro Berishës.

Gjithashtu Korreshi sqaroi se për shkak se qendra e PD nuk ka ardhur vula, në Lushnjë komisionerët kanë përdorur vulën e degës së PD në Lushnjë.

“Procesi i votimit është normal, i qetë. Ritet një interesim i lartë. Nga konstatimet gjatë kohës, kanë qenë pro Berishës. Nga qendra nuk ka ardhur vula dhe ne po operojmë në mirëkuptim të komisionit, me vulën e degës së PD”, tha Korreshi.


Lajmi kryesor:

Mbahen zgjedhjet formale në PD/ Berisha në garë me veten: Proces demokratik! Sulm Salianjit! Pas shumë hezitimesh, zbulon numrin e anëtarëve, 51 mijë me të drejtë vote