Korrespondentja e Report Tv
në Bruksel raporton për sulmet

Korrespondentja e Report Tv<br />në Bruksel raporton për sulmet
Numri i viktimave nga sulmet terroriste mëngjesin e sotëm në Bruksel, ende nuk është zyrtarizuar. Shifra më e fundit na vjen nga korespondentja jonë atje Aurora Allushaj, sipas tqë cilës raportohet për 34 viktima dhe 130 të plagosur.
 
Allushaj e cila po ndjek nga afër situatën e krijuar në Bruksel pas sulmeve terroriste thotë se në aeroportin e Zaventemit është gjetur një kallashnikov dhe një eksploziv i pa shpërthyer.
 
Sa i përket autorëve të atentatit Allushaj bën me dije se mediat belge raportojnë për 4 persona të dyshuar, njëri prej të cilëve kamikaze që hopdhi vetën në erë brenda aeroportit dhe 3 të tjerë të shpalur në kërkim.
 
“Situata është kaotike, jo vetëm në Bruksel por edhe në qytetet e tjera. Në Anversa, qyteti numër 2 më i madh belg ka një sinjal për një pako bombë në stacionin e trenit,” deklaron korespondentja e Report Tv.
 
Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për shqiptarë të vrarë apo të lënfuar nga sulmet. Gjithashtu situate alarmante është edhe në qendrat spitalore të brukselit, për shkak të numrit të lartë të të plagosurëve, ku shumë prej tyre janë dërguar në qytetet e tjera.
 
“Po bëhet thirrje nga mediat belge për të dhuruar gjak në spitale,” tha Allushaj nga Brukseli.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Kur arrestohen të majtë thonë ka prova, kur arrestohen të djathtë thonë: i burgosur politik

Spahiu: Kur arrestohen të majtë thonë ka prova, kur arrestohen të djathtë thonë: i burgosur politik