TIRANË – Kryeministri Berisha u ka kërkuar sot, përfaqësuesve të disa vendeve të rajonit me të cilët na lidhin detrat Adriatik e Jon, të angazhohen për ta ndërtuar Korridorin Tetë, pasi janë pjesë e një rajoni me potenciale të jashtëzakonshme ku mungojnë projektet e mëdha europiane.
Pjesëmarrës në konferencën "Sfidat e sigurisë detare në Adriatik dhe Jon", Berisha theksoi në fjalën e tij se "prej 20 vjetësh diskutohet Korridori Tetë, që është rruga natyrale e njerëzimit. Them se vendet tona duhet ta ndërtojnë atë si një promotor zhvillimi për vendet e tyre dhe rajonin e më gjerë, kurse ne do bëjmë gjithçka për ndërtimin e tij.
Ai e lidhi rëndësinë e kësaj vepre me "potencialet e rajonit tonë" dhe sigurinë që duhet të krijojnë në detrat, duke vlerësuar në veçanti ndalimin e mjeteve të vogla lundruese nga Shqipëria.
"Potencialet e rajoni tonë e bëjnë të domosdoshëm sundimin e ligjit kombëtar dhe ndërkombëtar në detrat tonë, si kushti më themelor për sigurinë tonë. Por unë ju garatoj se Shqipëria përpiqet në mënyrë serioze për një luftë me tolerancë zero ndaj dhunimit të ligjit në ujërat e saj territorialë. Në këtë kontekst, për vite të tëra ne ndaluam disa mjete lundruese të vogla, që ishin asgjë tjetër përveçse industria e krimit të organizuar. U shpëtuan me qindra e qindra njerëz, por u bë një kordinim më i shkëlqyer me autoritetet italiane. Sot, falë ndihmës që Italia mike dhe SHBA-ja i dhanë përpjekjes sonë për të prodhuar në vend, anije si dhe ngritja e qëndrës operacionale të detit, kanë forcuar kontrollin në ujërat territoriale. Në këtë koordinim të përbashkët, vendet tona duhet të marrin përgjegjësi për detra më të sigurtë në rajon dhe më gjërë, por siç sugjeroi miku ynë Franco Fratini, ky është një rajon shumë i madh europian, që duhet të ketë peshën, rëndësinë, perspektivën e tij. Ky është një rajon me potenciale të jashtëzakonshme por ky është rajoni ku më shumë mungojnë projektet e mëdha europiane".
AMBASADORI I SHBA, ARVIZU: DO VAZHDOJME MBESHTETJEN DETARE PER RAJONIN
Ambasadori i SHBA, Arvizu, është shprehur sot në konferencën për “Sigurinë detare në Adriatik dhe Jon” se mbështet Forcat e Armatosura Ndërkombëtare për të kryer detyrën e tyre. "Ne do të vazhdojmë të promovojmë bashkëpunimin me ministrinë shqiptare të Mbrojtjes. Ky bashkëpunim është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. Do të vijojmë të jemi partner dhe bashkëpunëtorë me të gjithë ju", - u ka thënë ai përfaqësuesve të disa vendeve të rajonit.
MINISTRI ITALIAN FRATINI: JEMI KËTU PËR TË INKURAJUAR ASPIRATËN TUAJ PËR NË BE
Ish-ministri i Jashtëm italian Fratini tha se rëndësia e Forcave të Armatosura Ndërkombëtare do të ketë një rol të rëndësishëm dhe do të shërbejë për disa ndryshime në fushën e krimit të organizuar, në atë energjitike etj. Është e rëndësishme që çdo shtet që shtrihet në brigjet e deteve aspiron të jetë anëtar i NATO-s. Bashkëpunimi ndërmjet FA do të jetë vendimtar. Kjo do bëjë që sfidat e sigurisë detare të jenë mjaft të rëndësishme duke marrë parasysh edhe sigurinë e fortë amerikane, në një kohë kur integrimi i vendeve në NATO është shumë i rëndësishëm. Dua të them që Ballkani Europian synon dhe aspiron të bëhet pjesë e BE-së. Procesi është i gjatë dhe i vështirë por ne të gjithë jemi këtu për t’u inkurajuar.
Konferenca me temë “Sfidat e sigurisë detare në Adriatik dhe Jon” organizohet nga QKSM në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA në Tiranë. Në të ishte i pranishëm Kryeministri i Shqipërisë, z. Sali Berisha; ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami; ministra të tjerë të kabinetit qeveritar; shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi; gjeneralë dhe ushtarakë të tjerë të lartë të FA, etj. Gjithashtu, në konferencë morën pjesë: ambasadori i SHBA-së në Tiranë, z. Alexander Arvizu; ministri Mbrojtjes i Maqedonisë, i Kosovës; përfaqësues të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes së Greqisë; Bosnje-Hercegovinës; Malit të Zi; Kroacisë si dhe të ftuar të tjerë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com