Korrigjimi i kufijve, Vuçiç: Zgjidhje me shqiptarët, Serbia të fitojë më shumë! Daçiç: Duan të krijojnë Shqipërinë e Madhe

Beograd- Vazhdon debati në Serbi dhe Prishtinë për çështjen e korrigjimit të kufijve. Presidenti Aleksandër Vuçiç dhe ministri Ivica Daçiç kanë bërë publi sot për herë të parë qëndrimet e shtetit serb për tezën e hedhur nga Thaçi për korrigjimin e kufijve Kosovë-Serbi. Presidenti Vuçiç në një konferencë për mediat pas tensioneve në rritje mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se synimi i Serbisë është që të fitojë diçka më shumë nga çfarë ka tani. Vuçiç ka thënë se zgjidhja do të jetë e vështirë, por qëllimi është që qytetarëve serbë në Kosovë t’ju ofrohet paqe dhe stabilitet.

Çështja është se çfarë vendimi do të marrim për zgjidhjen e çështjes. A do të vazhdojmë me mbulimin sikurse tani dhe a mundet Serbia në të ardhmen të fitojë diçka më shumë se sa ka sot?

Si president i Serbisë ,edhe pse është e vështirë për njerëzit që bashkëpunojmë dhe për qytetarët e Serbisë dhe ky vendim nuk është i mire, zgjidhja e problemit është e domosdoshme dhe duhet të ndodhë sa më parë. Na nevojitet paqe dhe jetëgjatësi mes neve dhe shqiptarëve, pra është e domosdoshme paqja mes serbëve dhe shqiptarëve. Na nevojitet një zgjidhje që siguron paqe për popullin tonë kurse ata të sigurojnë për popullin  e tyre. Për ne është e rëndësishme që të sigurojmë një stabilitet afatgjatë për popullin tonë.

Duhet t’i zgjidhim mosmarrëveshjet me Kosovën, që të kemi investime të huaja.

Në qoftë se nuk e zgjidhim çështjen e Kosovës do të kemi 1 milion njerëz më pak në Serbi.

Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Serbisë

Ndwrkohw qw Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç në një intervistë për RTS, ka thënë se ideja për korrigjim kufijsh nga Thaçi, është një tentativë për të krijuar Shqipërinë e Madhe.

Daçic ka thënë se Serbia nuk do të ndalet nga përpjekjet për të tërhequr njohjet vendeve të tjera për pavarësinë e Kosovës.

Vetëm i verbëri nuk e sheh tentativën e krijimit të Shqipërisë së Madhe. Ne po e vazhdojmë luftën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës dhe presim që ai proces të vazhdojë. Ne ditë e natë jemi duke punuar në të. Po luftojmë për popullin tonë. Nëse dikush ka një zgjidhje kompromisi ndryshe, le të urdhërojë.  

Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ILO: 07/08/2018 11:50

    Keta jane shume te qarte ku duan te arrijne jo si adoleshenti Thaci

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë

Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë