Korrigjohet reforma për gjimnazistët
Rama: Asnjë maturant pa shkollëDivjakë, OSHEE zëvendëson kabinat

Korrigjohet reforma për gjimnazistët<br />Rama: Asnjë maturant pa shkollëDivjakë, OSHEE zëvendëson kabinat
Kryeministri Rama dhe Ministrja e Arsimit kanë deklaruar nga Divjaka se qeveria ka vendosur të korrigjojë detyrimin që ka çdo nxënës i shkollës së mesme për të përcaktuar lëndët me zgjedhje që në vitin e pare për pranimin në univesitete.

Rama u shpreh se aplikimi për herë të parë këtë vit i këtij sistemi ka nxjerrë si nevojë korrigjimin e detyrimit që ka nxënësi të përcaktojë lëndët me zgjedhje që në vitin e parë.

Ky problem, bëri të ditur Kryeministri, do të adresohet me reformën e shkollës së mesme.

Tani sistemi me reformën e gjimnazit korrigjohet. Ndërkohë që ju mblidheni mirë mendjen, sepse vitin e ardhshëm do të përballeni me një maturë shtetërore dhe me një aplikim që nuk do të jetë i lehtë,” – nënvizoi Kryeministri.

Vendimi vjen për shkak problemeve që solli aplikimi për herë të parë për pranimet në universitet pas Reformës në Arsim këtë vit.

Ndërsa ministrja Nikolla përsa i përket reformës në arsimin e mesëm tha se do ju japi shanse të reja dhe mundësi nxënësve për të gjetur veten në lëndët që jepen në gjimnaz, duke i lehtësuar nga mbingarkesa e tepërt dhe duke i orientuar drejt karrierës dhe lëndëve që ju pëlqejnë më shumë.

Edi Rama iu rikthye sërish cështjes së pranimit të maturantëve duke deklaruar se pranimi në universitete me miratimin e reformës në arsimin e lartë nuk kalon më nga leku, miku, apo partia, por nga merita.

Sipas kryeministrit nuk do mbetet njeri që e meriton dhe që plotëson kriteret pa shkuar në shkollë.

“Sistemi duhet t’i shërbejë më të mirëve dhe më vjen shumë mirë që pas 25 vjetësh, ne e kthyem sistemin në një sistem që i shërben më të mirëve dhe që sot të gjithëve u garanton një gjë, e kanë në dorë vetëm vetë. Nuk e ka në dorë askush tjetër. As miku, as partia, as leku,” – u shpreh Kryeministri.

Kryeministri siguroi se ky sistem u dëshmua se funksionon dhe të gjitha kuotat e vëna në dispozicion për arsimin e lartë do të plotësohen.

 “Fakti që dhe këtu nga Divjaka, në raundin e parë kanë fituar 55 studentë, e kanë zgjedhur tani atë që kanë dashur, tregon që sistemi funksionon.

Ashtu sikundër nuk do mbetet njeri që e meriton dhe që plotëson kriteret pa shkuar në shkollë, sepse ata që fituan në raundin e parë, praktikisht zunë nga 10 degë, apo 9 ose 8, vetëm një vend.

E janë vetëm pesë mijë e pak vende të zëna. Të gjitha vendet e tjera janë të lira dhe për vendet e lira tani konkurrohet në raundin e dytë e pastaj nuk ka më raund të tretë, por ka një sistem të vijës së kuqe që zbret në mënyrë kompjuterike. Kështu gjithë kuotat e vëna në dispozicion do të plotësohen
”.
 
Deklratat e Ramës dhe Nikollës u bënë nga shkolla e mesme "Miti Zaka" në Divjakë, e cila është ristrukturuar plotësisht me një investim prej mbi 86 milionë lekë.
rama me nxensit e shkolles
 
Rikosntruksioni i shkollës ka përfshirë ambientet e brendshme, klasat, laboratorët, si dhe ambientet e jashtme me rikualifikimin e terreneve sportive,  ndërtimin e palestrës, të fushave sportive dhe amfiteatrit.
miti zane
miti zane

 E veçanta në projektimin e ambienteve të jashtme është konceptimi i tyre në formën e pallatit të sportit, që do të shërbejë edhe si qendër komunitare. Edhe 200 vogëlushë të kopshtit të Divjakës do ta kalojnë ditën në ambientet e reja pas rikonstruksionit. Për t’u ardhur në ndihmë nënave, kopshti ka kaluar edhe në kopsht me drekë.
rama ne kopesht divjake

Po ashtu, 700 nxënësit e shkollës “Koli Sako” kanë në dispozicion një palestër të re, e cila do të jetë e hapur për ta edhe pas orëve të mësimit, sikundër edhe për komunitetin. Investime këto prej 60 milionë lekë.

edi rama ben kosh


dy.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas