Korrik bombastik, lajme e ndryshime! Kujdes në vendimmarrje dhe…/ Horoskopi për muajin Korrik nga astrologu Jorgo Pulla

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka ishte astrologu i njohur Jorgo Pulla i cili bëri një parashikim për muajin Korrik për 12 shenjat e zodiakut, duke u ndalur specifikisht në ditët më të mira, kujdesi që duhet të tregojnë shenjat dhe patjetër dashuria dhe karriera e tyre.

Dashi

Për ju Dash është një muaj ku ju kërkohet të tregoni interes dhe prezencë më të madhe në pjesën profesionale dhe të siguroheni që të shihni qartë situatat pa ekzagjerim, për të marrë vendimet e duhura dhe për të bërë lëvizjet e nevojshme. Është një periudhë kur duhet të kujdeseni për stabilizimin e financave, por në përgjithësi mund të arrini shumë, aq më tepër nëse mendoni të punoni në një projekt kreativ apo një ide që rinovon profesionin tuaj. Ky muaj favorizon jetën tuaj të dashurisë, veçanërisht nëse jeni në një marrëdhënie apo angazhim të qëndrueshëm dhe mund të prisni shumë shenja pozitive dhe të embla nga partneri juaj. Fitoni më shumë besim në jetën tuaj emocionale dhe nxirni veten më të mirë në mënyrë më të drejtpërdrejtë dhe shprehëse, gjë që ju ndihmon si me partnerin tuaj ashtu edhe në një njohje të re.

Demi

Klima e pazakontë në biznesin tuaj vazhdon t'ju preokupojë dhe stresojë këtë muaj, mendja juaj krijon skenarë katastrofikë dhe në përgjithësi jeni të kujdesshëm në atë që bëni dhe thoni. Kjo nuk është e keqe, por nuk ka nevojë të kesh frikë apo pasiguri për sa kohë të jesh korrekt në detyrimet dhe detyrat. Këtë muaj do të ketë disa diskutime që do të sqarojnë çdo paqartësi që mund të ekzistojnë në biznesin dhe karrierën tuaj. Ky është padyshim një muaj më social në të cilin jeni më të hapur dhe llafazan dhe dëshironi të ndani më shumë me të tjerët, gjë që ju bën më të arritshëm dhe të hapur ndaj njohjeve të reja. Krijohet një atmosferë që favorizon një njohje për të përparuar në diçka më shumë, përderisa ju dëshironi të njihni më mirë tjetrin dhe ta lini gjithashtu t'ju njohë më mirë. Nëse jeni në një marrëdhënie të përkushtuar ose të qëndrueshme, gjërat bëhen më të ëmbla dhe bëni kompromise me partnerin për të mirën e marrëdhënies suaj.

Binjakët

Muaji ju bën të përqëndroheni te financat tuaja dhe ju jep mundësi si për të gjetur mënyra për të stabilizuar ose rritur të ardhurat tuaja, ashtu edhe për të identifikuar se ku mund të humbni para. Profesionalisht ka një klimë ndryshimi, por gjërat janë ende të paqarta dhe në progres dhe kjo mund të krijojë ankth. Një muaj i këndshëm dhe i shoqërueshëm për ju dhe mund të flisni e të shpreheni drejtpërdrejt, kjo do t'ju ndihmojë të krijoni njohje të reja që do t'ju japin energji. Nëse jeni në një lidhje, rinovoni dhe rigjallëroní marrëdhënien tuaj me partnerin përmes shëtitjeve, ekskursioneve të shkurtra dhe aktiviteteve të përbashkëta që do t'ju afrojnë më shumë. Besimi juaj ndërtohet dhe rritet gradualisht ndërsa muaji përparon dhe ju bëheni më të sigurt, të drejtpërdrejtë dhe të parezistueshëm në çdo vendim që merrni.

Gaforrja

Hëna e re në shenjën tuaj ju jep një shtysë spektakolare në çështjet që lidhen me vendimet e rëndësishme që duhet të merrni këtë herë, ndërsa hëna e plotë në shenjën tuaj sjell përçarje dhe diçka duhet të përfundojë në marrëdhënien tuaj, ose një bashkëpunim të rëndësishëm. Eshtë një periudhë e mirë për të rregulluar financat tuaja, për të rregulluar ose vënë në lëvizje punët tuaja të prapambetura në këtë fushë dhe për të marrë një pamje më të qartë për të kuptuar se si mund të lëvizni, sa të shpenzoni dhe sa të investoni. Ambiciet tuaja profesionale po vrapojnë dhe mund të përfundoni idetë dhe projektet, për aq kohë sa ruani një marrëdhënie të mirë dhe krijuese me partnerët dhe personat që lidhen me punën tuaj dhe shmangni tensionet dhe mosmarrëveshjet. Ndonëse këtë muaj ju interesojnë më shumë çështjet që kanë të bëjnë me financat dhe punën tuaj, kjo nuk do të thotë se nuk e dëgjoni zërin e zemrës që ju thotë se keni nevojë për mbështetje, mirëkuptim dhe pranim nga lidhja juaj. Është një periudhë që mund të sjellë tensione dhe mosmarrëveshje me partnerin, por kjo nuk do të thotë se do të ndaheni apo se klima nuk është pozitive për një njohje të re nëse jeni vetëm.

Luani

Muaji është intensiv dhe aktiv në jetën tuaj dhe kërkon vëmendjen dhe gatishmërinë tuaj për të parashikuar ngjarjet dhe për të mos lejuar që asgjë të mbetet prapa apo të humbasë si një mundësi zhvillimi dhe suksesi. Shmangni lëvizjet e nxituara apo diskutimet që mund të krijojnë tensione në mjedisin tuaj, do të ketë sfida që duhet t'i kapërceni me epërsi, por do të shihni që muaji do të kënaqë ambiciet tuaja profesionale dhe do të arrini objektivat që keni vendosur. Kërkoni më shumë nga partneri juaj romantik ose nëse jeni beqarë të kërkoni dhe gjeni një njohje të re që do të kënaqë ëndrrat tuaja.

Virgjëresha

Ekziston një ndjenjë nxitimi në mënyrën se si veproni në këtë moment në biznesin tuaj dhe kjo mund t'ju shkaktojë vetëm stres. Nuk duhet të bëhet e gjitha menjëherë dhe duhet të prisni domosdoshmërisht për të parë rezultatet. Gjatë muajit do të keni zhvillime të rëndësishme që ndikojnë drejtpërdrejt ose indirekt në biznesin tuaj dhe kur të keni të gjitha të dhënat, atëherë do të jeni në gjendje të hidhni hapat e duhur dhe të merrni vendimet e duhura.

Peshorja

Diçka e re do të fillojë këtë muaj në jetën tuaj profesionale, e cila do t'ju japë qartë një shtysë dhe udhëheqje, por në të njëjtën kohë do t'ju ngarkojë me përgjegjësi dhe detyrime shtesë, të cilat mund t'jua bëjnë të vështirë të balanconi atë që jeni, duke u përpjekur të qëndroni mes jetës suaj profesionale dhe asaj personale. Vendimet që do të merrni gjatë kësaj periudhe janë tërheqëse për sa i përket financave, kujdesuni që këtë muaj t'i mbyllni siç duhet çështjet pezull me palët e treta dhe agjencitë për të mos u gjetur përballë të papriturave dhe surprizave.

Akrepi

Ky muaj sjell ide te reja dhe do t'ju duhet t'i ruani dhe t'i shënoni për referencë në të ardhmen. Në përgjithësi është një muaj aktiv dhe produktiv në çështjet profesionale, vetëm kujdes mos u nxitoni për të marrë vendime përfundimtare pa i shqyrtuar të gjithë parametrat. Një diskutim i plotë me punëdhënësin ose eprorët tuaj do t'ju bëjë mirë. Një muaji i mirë që ju jep mundësi për të parë më nga afër jetën tuaj emocionale dhe për të korrigjuar. Nga fundi i muajit mbajini sytë hapur, pasi një mik mund t'ju dërgojë sinjale të ndryshme dhe miqësia mund të bëhet diçka më shumë.

Shigjetari

Muaj aktiv, i lëvizshëm dhe produktiv, është një periudhë që nuk ju lë të relaksoheni. Keni mundësi për ovancim dhe sukses, që përkthehet në më shumë përgjegjësi por edhe më shumë para! Është një periudhë kur një njohje e re apo marrëdhënia që tashmë keni, të shtyn të eksplorosh aspekte të fshehta të vetes. Një muaj me zhvillime në çështjet tuaja profesionale dhe me mundësi për të rinovuar atë që bëni, për të krijuar një jetë të përditshme pune më funksionale dhe efikase dhe për të arritur të mbyllni një marrëveshje të rëndësishme ose të bëni një bashkëpunim të ri. Financat tuaja kanë nevojë për vëmendje nga ky muaj, por shenjat janë positive.

Bricjapi

Java sjell disa sfida financiare dhe vendime të rëndësishme personale për këtë shenjë. Do të jeni të përqendruar në arritjen e qëllimeve tuaja dhe në menaxhimin e mirë të kohës dhe burimeve tuaja. Megjithatë, është e rëndësishme të mos e mbingarkoni veten dhe të merrni kohë për t'u relaksuar. Kaloni më shumë kohë me miqtë dhe familjen për të rigjeneruar energjinë tuaj​.

Ujori

Një muaj me zhvillime në çështjet tuaja profesionale dhe me mundësi për të rinovuar atë që bëni, për të krijuar një jetë të përditshme efikase dhe për të arritur të mbyllni një marrëveshje të rëndësishme ose të bëni një bashkëpunim të ri. Financat tuaja kanë nevojë për vëmendje nga ky muaj, por shenjat janë pozitive dhe në rritje. Jeta juaj emocionale është e shqetësuar këtë muaj, sepse ju vetë nuk jeni të qetë dhe jeni të preokupuar më shumë në përditshmërinë tuaj dhe në biznes, gjë që nuk ju lejon të përqëndroheni. Megjithatë, gjatë muajit e kuptoni se keni nevojë edhe për emocione të thjeshta në jetë që nuk duhet t’i harroni kurrë.

Peshqit

Filloni dhe kuptoni se gjërat nuk janë ashtu siç duken në marrëdhëniet tuaja dhe tani duhet të jeni më të kujdesshëm në trajtimin që bëni dhe në marrëdhëniet me partnerët, veçanërisht nëse vendime të rëndësishme kalojnë nga ju. Kjo është një periudhë kur keni nevojë për më shumë dashuri, romancë dhe liri nga kufizimet e përditshmërisë, detyrimeve dhe jetës. Mund të sillni nota freskie në jetën tuaj dhe të merrni frymë në dashuri që do t'ju lehtësojnë duke bërë diçka ndryshe me partnerin tuaj, edhe nëse kjo është vetëm diçka e thjeshtë. Bëhuni gati për një udhëtim që keni kohë që e prisnit dhe duket se kjo periudhë është më e mira për t’a bërë këtë.

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?