Korriku mbyllet me 'kapriço' të motit, si parashikohet fundjava

Korriku mbyllet me 'kapriço' të motit, si parashikohet fundjava

TIRANE - Kjo fundjavë do të shoqërohet me reshje shiu, ndërsa luhatjet moti do t'i sjellë prej pasdites së sotme. Në Qarkun e Shkodrës pritet të ketë edhe shtrëngata, raporton  Instituti i Gjeoshkencës (IGJEUM)

Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, deri në 16 gradë në vendet malore.

RESHJET

Sot pasdite (e shtunë, dt.27) në përgjithësi, nuk priten reshje. Vetëm gjatë pasditeve, në zona të kufizuara të qarqeve në lindje mund të shfaqen reshje në formën e shtrëngatës.

Nesër (e diel, dt.28) priten reshje të dobëta në disa qarqe të vendit, ndërsa në qarkun e Shkodrës ato do të jenë mesatare dhe të shoqëruara me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt.28) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 21 / 34 °C

në vendet e ulëta: 21 / 38 °C

në vendet malore: 16 / 29 °C.

ERA

Sot pasdite (e shtunë, dt.27) dhe nesër (e diel, dt.28) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve (për momente të shkurtra deri e fortë), sidomos në qarqet e veriut dhe të bregdetit.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë