Korriku, muaji i stabilitetit ekonomik dhe mundësive të reja…..parashikimi i yjeve sipas astrologut Jorgo Pulla: Ja shenjat më të favorizuara

Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor dhe mujor të horoskopit  për korrikun duke parashikuar një muaj tepër pozitiv, me një javë që nis plot energji për të gjitha shenjat. Më të favorizuarat duket se janë Gaforrja dhe Bricjapi.

“Shenja më me fat e korrikut është gaforrja por anon edhe te Bricjapi shumë. Edhe gaforrja ka shumë shanse pozitive me çështje që lidhen me punën dhe karrierën por kemi edhe hënën e re që është në Bricjap që jep mundësi ekonomike. Ndërsa më kujdes duhet të kenë Ujorët dhe Binjakët sidomos tek blerjet dhe pasuritë e paluajtshme” tha ai.

Parashikimi i yjeve për secilën shenjë:

Dashi

 Keni ndikime pozitive por duhet të tregoheni edhe të vëmendshëm për çështje kontratash ose në rast lëvizje nga vendi i punës. Muaji për ju do të jetë mjaft pozitiv në përgjithësi. Edhe java e parë e korrikut nis mirë për ju, nëse keni ndërmend për të bërë një udhëtim është momenti më i mirë. Përsa i përket anës shpirtërore një lidhje me Bricjap, Akrep është diçka shumë pozitive. Sa i përket stabilizimit ekonomik është momenti i duhur tani.

Demi

Këtë muaj duhet të tregoni kujdes me shpenzimet. Datat më pozitive që mund të keni ndodhen në 15 ditëshin e dytë të muajit. Nëse keni pasur një problem dokumentash do të rregullohet tani. Në lidhje me çështjet shpirtërore, dita e mërkurë dhe e premte janë më të mirat për ju. Keni mundësi për t’i stabilizuar, çështjet e punës dhe karrierës si dhe një bashkim familjar mund të ndodhi shumë shpejt. Fokusi më i madh këtë muaj do të jetë tek dashuritë e reja.

Binjakët

Duhet të tregoni kujdes me datën 14, 5 dhe 16 ku dielli takon mërkurin që do të thotë, duhet të jeni të kujdesshëm në firmosje dokumentash, nëse nuk jeni të sigurtë prisni pak, mos u nxitoni. Kjo javë do t’ju mësojë shumë gjëra në fushën e biznesit, karrierës dhe dashurisë. Lidhjet me Ujorë, me Dash dhe me Peshore duket se do t’i stabilizoni marrëdhëniet me këto shenja.

Gaforrja

15 ditëshi i parë është shumë i favorizuar në anën ekonomike për Gaforret. Një çështje e lënë pas dorë në lidhje me një pasuri të paluajtshme duket se rregullohet tani. Nga data 9 deri në 20 korrik është momenti më perfekt për çështje të punës dhe karrierës. Një njohje me Bricjap shkon deri në martesë.

Luani

Keni menduar të ndryshoni punë? Tani është koha ideale për ju. Përsa i përket ekonomisë, as ka as mbarohet këtë muaj për ju. Në fushën sentimentale një problem që keni pasur me Ujorë dhe me Binjakë, duket se e zgjidhni këtë javë. Koha më e përshtatshme nëse do të merrni vendime të rëndësishme familjare ose sentimentale mbas datës 9 deri në 14 është koha ideale.

Virgjëresha

10 ditëshi i parë dhe i tretë është shumë i favorizuar në fushën familjare dhe ekonomike. Në anën shpirtërore të palidhurit kanë një ndikim shumë të mirë, lidhjet me Dem, Bricjap dhe Ujor është shumë pozitive dhe madje vendimtare në stabilizimin familjar. Në çështjet që kanë të bëjnë me anën financiare ‘as ka as mbarohet’ këtë muaj për ju.

Peshorja

Jeni në rrugë të mbarë, mundësitë janë të mira,  nëse doni të bëni një blerje, momenti është tani, sidomos pas datës 10 korrik. Në aspektin sentimental keni pasur një problem, një lidhje me Dem dhe Gaforre, por keni tani mundësinë që të zgjidhni gjërat.

Akrepi

Përfitime të mëdha për ju që merreni me biznes. Data 16, 17 dhe 24,25, 26 ditë të mira sepse përfitoni nga mallrat që merrni dhe furnizoni dyqanin tuaj. Ju që punoni në administratë do t'i arrini qëllimet tuaja dhe është një moment mjaft perfekt në anën ekonomike. Keni mundësi për të rritur të ardhurat tuaja. Kujdes nga një lidhje me Luan, Dash apo me Bricjap. 

Shigjetari

10 ditëshi i parë dhe i tretë përfitime të mëdha në fushën ekonomike. Nëse doni të krijoni një lidhje serioze është muaji ideal. Lidhjet që kanë të bëjnë me Luan, Dem dhe Peshk janë tre shenja perfekte që mund të stabilizoni lidhjen tuaj.

Bricjapi

Ky është muaji juaj. Me çështjet që kanë të bëjnë me blerjet, shitjet duhet të bëni pak kujdes në javën e parë të këtij muaji dhe në javën e dytë nga 15 deri në 22.  Ana shpirtërore, lidhjet me Virgjëreshë, Binjakë, Peshk do të ishte idealja në ortakëri. Kujdes mbani edhe sekrete kur bisedoni me njerëzit.

Ujori

Kjo është periudhë ndryshimesh për ju, sidomos në fushën e biznesit. Fokusi më i madh këtë muaj duhet të jetë tek dashuria apo tek një fëmijë në familje. Çështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore, do të keni pak kujdes me Akrep dhe Luanë.

Peshqit

Viti më pozitiv për peshqit. Keni një mundësi tani në fushën e punës. Do të keni ngritje në detyrë por kujdes sepse keni edhe një punë të dytë. Është një mundësi e mirë për të gjetur mënyrën e komunikimit. Lidhjet me Bricjap, Gaforre, Virgjëreshë është koha për të marrë vendime të mëdha. Vazhdimësia në çëshjet e ekonomisë dhe karrierës janë mjaft pozitive.

 

 

 

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me nismën e PS për të larguar nga funksionet publike bashkëpunëtorët e ish-sigurimit?



×

Lajmi i fundit

Tabaku: Standartet dhe vlerat e BE nuk mund të jenë për shitje! Procesi i integrimit rrezikon të kthehet në nul

Tabaku: Standartet dhe vlerat e BE nuk mund të jenë për shitje! Procesi i integrimit rrezikon të kthehet në nul