'Ishte bërë i padurueshëm!’ zbardhet dëshmia e djalit që ekzekutoi të atin në Durrës: Planin e bëmë me motrën, e qëllova 4 herë! 19-vjeçarja: S’doja burrë, doja shkollë

Pëllumb Meta, burri që u vra nga tre fëmijët e tij është përcjellë këtë të shtunë në banesën e fundit, nga vëllezërit dhe motra, ndërsa mungonin bashkëshortja dhe vajza e madhe. Krimi u zbulua të premten, kur policia gjeti trupin e 49-vjeçarit të groposur në kasollen e bagëtive, në oborrin e shtëpisë.

Ai ishte shpallur i zhdukur prej 13 shkurtit dhe nga hetimet u zbulua se është vrarë më 10 shkurt nga djali i madh, Hysen Meta dhe në fshehjen e kufomës kanë bashkëpunuar djali i vogël, Amarildo 21 vjeç dhe vajza Hygerta, 19 vjeçe.

Fillimisht vrasjen e mori përsipër 19-vjecarja, studente e Gjuhëve të Huaja në Tiranë, e cila tha se e ka vrarë babanë pasi donte ta martonte me shkuesi, kundër vullnetit të saj. Më tej hetimet zbuluan se ekzekutimin me 4 plumba pistolete e ka kryer 25-vjecari Hysen Meta. Në dëshminë para hetuesve autori kryesor i krimi deklaron se babai i tyre, ishte autoritar dhe i dhunshëm.

Dëshmia e Hysen Metes

"Planin për vrasjen e babait e bëmë së bashku me motrën sepse ai ishte bërë i padurueshëm në familje.Për gjithçka në familje duhej të vendoste ai dhe të bëhej si thoshte ai. Ishte e pamundur që ta kundërshtoje. E fundit ishte vendimi për të fejuar motrën me një person që nuk e kishim idenë se kush ishte në kundërshtim me dëshirën e saj.

Në këto kushte vendosëm ta vrisnim e të zhduknim gjurmët. Vendosëm ta vrisnim me pistoletën e tij. Kështu që në mëngjes bëmë planin për ta vrarë.
Pasdite babai ishte shtrirë në divan dhe po pushonte. Në dhomë me mua ishte edhe motra. I thashë babait çohu. Ai u çua në këmbë dhe pastaj unë e qëllova 4 herë me pistoletë.

Më pas u morëm me zhdukjen e gjurmëve. E zhveshëm dhe e mbështollëm me plasmas. E transportuam te kasollja dhe aty e varrosëm.
Më vonë larguam dhe makinën. Shkuam me dy makina në sektorin Rinia. Unë me makinën e babait kurse vëllai me një makinë tjetër që ja morëm një shokut tonë të cilit i thamë se na duhej për nja një orë makina e tij. E lamë makinën e babait atje dhe u kthyem me makinën e shokut që e ngiste vëllai im. Pastaj me datën 13 unë u paraqita në polici dhe denoncova largimin e babait nga shtëpia.

Report Tv mëson se 19-vjeçarja ka dëshuar për grupin hetimor se e motra e madhe kishte humbur shkollën pasi babai e martoi pa dëshirën e saj. Ajo do të mbaronte shkollën ndërsa i ati këmbëngulte ta fejonte me një djalë emigrant në Itali.

Policia dyshon se fejesa ishte pika fundore e debateve në familje, shoqëruar me dhunë të vazhdueshme nga kryefamiljari.  Asnjëri nga fëmijët e arrestuar nuk ka përfshirë të ëmën, Blerina Metën si bashkëpunëtore në këtë krim të rëndë.  “Nuk ishte aty! S’ka qenë fare e nuk ka ditë asgjë’ mësohet të kenë thënë ata për grupin hetimor. 49 vjeçarja po hetohet në gjëndje të lirë për fshehje të krimit. Policia gjithashtu e ka marrë në mbrojtje Blerina Meten, pasi nuk është lejuar të marrë pjese ne ceremoni mortore nga kunetërit. Për të shmangur tensionet ajo është shoqëruar nga policia në familjen e prindërve.

Hyseni dhe motra 19 vjeçare akuzohen Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare'' ndërsa Amarildo Meta akuzohet për ndihmën që ka dhënë për fshehjen e trupit duke e groposur në kasolle.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:08
Flet bashkëshortja e 49 vjeçarit që u vra dhe varros në kasolle: Fëmijët e mi nga burgu përfunduan në burg! Ishte i dhunshëm! Kërcënonte, do ju vras do ju djeg! Donte me patjetër të bëhej fejesa

 

Blerina Meta, mamaja e tre fëmijëve që vranë të atin dhe e groposën në kasollen e lopëve thotë se krimi është pasojë e dhunës dhe e terrorit që bashkëshorti kishte ushtruar gjithë jetën. Në një intervistë për Euronews, Blerina Meta thotë se Pëllumbi kërcënonte fëmijët dhe atë nëse nuk bëhej ajo që ai urdhëronte.

"Me gjakun e saj" thotë se janë larë muret e shtëpisë. E nëse djemtë i dilnin në krah ta mbronte ajo thotë se Pëllumbi i kërcënonte se do i djegte. Sipas bashkëshortes, një prej rasteve ku viktima kërkonte të bëhej siç urdhëronte ishte edhe fejesa e 19 vjeçares Hygerta Meta,

Sipas saj, agresiviteti i Pëllumb Metës lidhej me një gjendje skizofrenie dhe jo me situatën ekonomike të familjes. Ndryshe nga çfarë thuhet në dosjen e policisë, Blerina Meta mohon që të ketë pasur dijeni për vrasjen e bashkëshortit të saj duke u shprehur se gjithçka e mori vesh pasi u shoqërua në polici.

Pjesë nga intervista:

Blerina: Ka ndodhur një gjë shumë shumë e tmerrshme. Ka ardhur si pasojë e dhunës së vazhdueshme, qoftë fizike, qoftë psikologjike. Ishte njeri shumë agresiv.  Na kërcënonte për jetën si mua si fëmijët.

Pyetje: A ke qenë në dijeni të këtij plani që fëmijët kanë pasur për të vrarë babain?

Blerina: Jo! Unë vetëm dija që kërcënimet dhe dhuna tek familja ime ka qenë e pranishme vazhdimisht si për mua dhe 4 fëmijët e mia.

Pyetje: Sipas policisë zoti Meta është vrarë më 10 shkurt. Ku keni qenë ju më 10 shkurt? Si ka ndodhur që ju ta keni vrarë, ndërkohë që jeni në një shtëpi të gjithë bashkë.

Blerina: Unë kam qenë në shtëpi se punoj me bujqësi e blegtori. Të shtunën jam marrë me mbjelljen e jonxhes, të arës.

Pyetje: Kur jeni  kthyer në shtëpi si i keni parë fëmijët, cfarë keni kuptuar nga fëmijët

Blerina: Fëmijët nuk më kanë thënë gjë.

Unë atë ditë nuk isha e shqetësuar, se im shoq punonte natën e herë vinte në orarin e darkës e herë jo e bënte lëvizte vazhdimisht.

Pyetje: Kur nisët të shqetësoheshit

Blerina: Ditën e tretë në mos gaboj

Blerina: Sa i takon fejesës së vajzës është shumë e vërtetë që kishte konflikt. Donte me patjetër që të bëhej ajo fejesë. Por vajza nuk donte se ajo vazhdonte studimet e larta. E ajo nuk kishte njohje dhe as nuk e kishte prioritet në këtë fazë të jetës së saj fejesën. Ishte në vit të parë të studimeve. Kishte konflikte me të atin. Ai ishte natyrë autoritare.  Unë s’guxoja të hapja gojen çfarëdolloj vendimi të merrte. Kështu donte të vazhdonte me. Por goca nuk e pranonte. E kjo zgjati shumë. Nisi debate.

Pyetje: Pse donte ta fejonte?

Blerina: Ai e dinte vetë pse donte ta fejonte. Ndërkohë vajza studionte dhe e kishte mesataren 9.9. Ajo kishte qëllim dhe të ndiqte studimet pasuniversitare. I ati ishte në dijeni si po vazhdonte vajza e tij por ai nuk e di pse po e merrte atë kthesë (fejenën). Sigurisht unë nuk guxoja të thoja asgjë. Se kisha aq e aq vite që rrija e shtypur dhe e dhunuar dhe ai ashtu donte ti mbante fëmijët.

Pyetje: Ka pasur dhunë fizike?

Blerina: Me mua patjetër. Që kur jam futur në atë derë, që vitet e para trupi im më shumë rrinte i nxirë sesa i bardhë.

Pyetje: Po djemtë pse nuk arrinin ta zbusnin?

Pyetje: Po kur djemtë u rritën pse nuk arrinin dot ta zbusnin pak këtë lloj konflikti e ta stepnin pak këtë konflikt?

Blerina: Fëmijët u rritën në atë lloj ambienti. Duke qenë gjithmonën nën trysinën e dhunën. Nuk guxonin. Herë herë kur i dilin  gjendja e tij ishte tmerrësisht e keqe. Nëj herë në momentin kur djali më dilte në krah I vinte duart në fyt. Nëse njëri nga ne kthehej për ta kundërshtuar ishte direkt në dhunë. Do ju vras! Do ju djeg! Do ju pres. Me mua e kishte të përditshme

Pyetje: A e ke bërë denoncim?
Blerina: Më ka shkuar mendja ta bëja por kisha frikë nga ai njeri

Pyetje: Po fëmijët pse nuk e denoncuan kurrë?
Blerina: Mendoj vetëm nga frika. Se na ka mbajtur të shtypur. Vetëm nga frika pse nuk shkonim të denonconim dhunën.

Pyetje: A dini për një konflikt me djalin e madh Hysenin?
Blerina: Ai nuk kishte konflikte për Hysenin, ai kishte konflikte me të gjithë pjesëtarët e familjes. Ai nuk kishte konflikte nëse fliste vetë e vendoste vetë. Nëse fëmijët vononin, flas për djemtë se unë e vajza nuk guxonim, atij duhej ti jepje llogari. Konflikti niste në çdo minutë, çdo sekondë.

Pyetje: Si i kishit raportet financiare?

Blerina: Agresiviteti që kishte ai nuk kishte me gjendjen ekonomike. Ai ishte i tillë, si tip skizofrenie. Agresiviteti ishte në ekstrem. Nuk kishte lidhje me gjëndjen ekonomike. Fëmijët punonin  në verë.  Nuk është mospasja e ekonomisë. Ishte vetë tipi që donte të të dhunonte e shtypte fizikisht dhe psikologjikisht. Unë shpesh herë e kam larë murin e shtëpisë me gjakun e kokës. I kam të qepurat. Janë faktet në kokë, gunga gunga.

Pyetje: E nuk keni shkuar ta denonconi?
Blerina: Nuk kam shkuar ta denoncoj vetëm nga frika.

Pyetje: A ishte perdorues alkooli?
Blerina: Ai pinte por nuk ishte alkooli. Ai ishte i tillë. Nuk ndikon alkooli.

Pyetje: Kur kuptuat se ishin fëmijët që e kishin vrarë bashkëshortin?

Blerina: Më nxorrën nga dhoma që isha në qeli dhe oficeri më tha se fëmijët e mi e kishin vrarë dhe aty mora vesh të gjithë historinë. As nuk e dija! Goca ishte paksa e tensionuar, por mendova për mësimet. Por ata e kanë projektuar vetë, unë nuk dija gjë. Unë në polici e mora vesh të gjithë ngjarjen.  Fëmijët kishin marrëdhënie shumë të mira. Ai ishte shumë autoritar dhe kjo kishte bërë të ishin shumë të lidhur.

Pyetje: Babai si i ka pasur marrëdhëniet me vajzat?
Blerina: Vajzat nuk kanë guxuar të dalin një herë tek dera vetëm, si unë. Vajzat nuk bëhej fjalë të flisnin me fqinjë. Vetëm shkollë e shtëpi,  e kokën ulur.

Pyetje: Pse ai ka pasur një armë në shtëpi

Blerina: E frikësuar me një njeri që të kërcënon cdo minutë padyshim që ke frikë. Ai punonte si roje e mbase e mbante për arsye të veta, por frikën ia kishim të gjithë, ndaj mbase arriti deri në këtë pikë. I dhunshëm, agresiv, autoritar

Pyetje: A keni arritur të komunikoni me fëmijët kur morët vesh që ishin ata autorët e ngjarjes

Blerina: Jo vetëm me djalin e madh që erdhi vetë tek policia e më tha. Më dha disa sende personale. Mami më tha unë do shkoj. Dy fëmijët e tjerë nuk mi lanë ti shihja e nuk I mora as sendet e tyre personale. As vetë nuk e kuptova. Unë isha vetë në polici e nuk I pashë dot.

Pyetje: Kur kuptuat se fëmijët e kishin vrarë babain

Blerina: Oficeri më nxorri nga dhoma ku isha, në qeli, tek dhomat e vogla. U futa. Aty mora vesh. Më thanë se fëmijët e tu, e ka vrarë djali I madh. Aty mësova historinë. Nuk e dija.

Pyetje: Kishit pasur dyshime, ndonjë gjurmë në shtëpi?

Blerina: Nuk e dija. Kam parë gocën të tensionuar por mendoja se ishin mësimet. Ata vetë e kanë projektuar dhe realizuar. Unë e mora vesh vetëm nga oficeri I policisë. Aty kam mësuar kush e ka kryer e si e kanë kryer, gjithçka

Pyetje: Kishin marrëdhënie të ngushtë fëmijët?

Blerina: Të katër fëmijët kishin marrëdhënie shumë të mira. Ngaqë ai ishte shumë autoritar I kishte bërë që ata të ishin shumë të lidhur.

Pyetje: A keni nevojë për mbrojtje?
Blerina: Fëmijët e mi duhet me patjetër të kenë një avokat. Fëmijët e mi përfunduan nga burgu sërish në burg. Madje u duhet dhe një psikolog, sepse gjëndja është shumë shumë e rëndë, jo vetëm e imja por e atyre brenda.

Ora 16:16
'Vëllezërit hapën gropat, mami pastroi gjakun', dëshmia e Hygerta Metës në polici: Trupin e mbështolla me plastmas të zi, harrova gërshërët brenda

1708725062_Screenshot15.jpg

Hygerta Meta, 19-vjeçarja e cila mori përsipër fillimisht autorësinë për vrasjen e babait Pëllumb Meta në Durrës, ka treguar një version tjetër pas zbardhjes se ekzekutori ishte vëllai i madh.

Sipas dosjes, në vijim të marrjes së deklarimit nga shtetasja Hygerta Meta, referuar provës predhë armë zjarri gjetur tek divani, ajo deklaron faktin që nuk ishin të vërteta gjithë deklarimet që kishte dhënë më parë, por që vrasjen e babait e kishte realizuar ajo së bashku me vëllanë e madh Hysenin. Kishin kohë që kishin problem me babanë dhe nga shqetësimi që u krijonte duke i fyer e bullizuar menduan ta vrisnin atë.

Ditën e shtunë date 10.02.2024, rreth orës 15.00, kur babai ka shkuar në banese ka filluar të konfliktohet me të vëllanë. Më pas babai është shtrirë duke pushuar në një divan të kuzhinës, e Hyseni ka marrë armën pistoletë TT të cilën në banese e ka pas sjellë i ati, dhe me të në dorë ka hyrë në kuzhinën ku pushonte babai dhe e ka qëlluar katër herë. Gjatë kryerjes së këtyre veprimeve nuk kanë qenë të pranishëm vëllai i vogël Amarildo dhe as mamaja Blerina. Më pas vëllai ka dalë nga banesa duke e lënë kufomën aty, e ajo ka vijuar më pas me sistemimin e kufomës duke e lidhur atë me lidhëse në këmbë e ne duar, duke e fashuar e vendosur dhe në një çarçaf të zi. Ka gjetur katër gëzhojat dhe i ka lënë sipër tavolinës në cep.

E ka mbështjellë kufomën me plastmas të zi dhe e ka lënë në divan, ku gjatë mbeshtjelljes ka harruar në trupin e viktimës dhe një palë gërshërë. Faktin e vrasjes e ka mësuar dhe e ëma dhe i vëllai i vogël kanë ardhur në banesë, ku e ëma ka ngelur e tronditur nga ajo që kishin bërë. Në mbrëmje dy vëllezërit janë marrë me hapjen e gropës dhe fshehjen e kufomës, si dhe më pas dhe me armën dhe gëzhojat. Po ashtu dy vëllezërit kanë larguar dhe makinën nga banesa. Të nesërmen ajo ka parë që tek kasollja ishte lëvizur dheu dhe ka mësuar se aty ishte varrosur kufoma. Vendit përsipër i ka hedhur disa pllaka betoni dhe kashtë që të mos dukej vendi i gërmuar nëse vinte për kontroll policia, raporton TCH.

Pas dy ditësh i vëllai ka bërë denoncim në polici për humbjen e babait. Kanë biseduar me njëri tjetrin që nëse do të zbuloheshin nga policia ajo do të merrte përsipër fajësinë e autorësinë e ngjarjes. E ëma pas kësaj ka pastruar dhomën si dhe divanin mbi të cilin ishte shtrirë Pëllumbi kur u qëllua e kanë ngjitur në katin e dytë.

Ora 15:45
Bie alibia e fëmijëve për vrasjen e babait?/ Deklaratat e familjes që donte të lidhte krushqi me Pëllumb Metën: Ai s'donte ta fejonte Hygertën

1708724845_hysenmetapellumbmetahygertameta.jpg

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Shënavlash të Durrësit ku fëmijët vrarë babain e tyre Pëllumb Meta dhe më pas i fshehën kufomën. Ndryshe nga sa është deklaruar nga e bija 19 vjeçare e viktimës, e cila pretendon se shkak për vrasjen është bërë fakti se i ati ka dashur ta fejojë me zor, familja me të cilën pritej të lidhte krushqi, ka deklaruar të kundërtën.

Policia u ka marrë deklarimet disa prej personave nga familje me të cilën pritej të lidhej krushqi, O Q. , R. Q. E. Q.  Sipas dosjes së policisë, shtetasja E.Q ka deklaruar se ka pasur dëshirë që të lidhte krushqi me familjen e viktimës, por ky i fundit nuk ka pranuar duke u thënë se vajza do të vazhdonte shkollën dhe nuk kishte plan për ta fejuar.

Ora 12:41
Vrasja e Pëllumb Metës në Durrës, merret në mbrojtje nga policia nëna e 3 fëmijëve

1708686844_Sequence01.00022417.Still019.jpg

Bashkëshortja e Pëllumb Metës, i vrarë nga djali 25-vjeç dhe groposur nga fëmijët në Shën Vlash të Durrësit, është marrë në mbrojtje nga policia e Durrësit.

Blerina Meta nuk është lejuar sot në ceremoninë mortore të burrit. Për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm mes vëllezërve të Pëllumbit dhe kunatës së tyre, Blerina u shoqërua nda policia e Durrësit deri në familjen e babait të saj në Laç.

Ora 10:05
'Mora përsipër krimin të shpëtoja vëllanë!' Çfarë tregoi 19 vjeçarja pasi u zbulua e vërteta pas vrasjes dhe groposjes së të atit në Durrës

 

Durres- Hygerta Meta ishte 19 vjeçe. Kishte fituar të drejtën e studimit në Fakultetin e Gjuhëve  të Juaja në Tiranë ku dhe po i vijonte. Nuk donte që ëndrra t’i  ndërpritej në mes  ashtu si motrës së saj të madhe.

Nuk donte as të kishte një martesë ‘pa dëshirë’ me një person që nuk e njihte si motra e saj, por duket që kishte hasur në refuzimin kategorik të të atit, Pëllumb Meta I cili po organizonte dhe fejesën e saj pa dëshirë me djalin emigrant në Itali.

Report Tv mëson se vajza ka dëshuar për grupin hetimor se e motra e madhe kishte humbur shkollën pasi babai e martoi pa dëshirën e saj. Ajo do të mbaronte shkollën dhe më pas do ta gjente vetë dikë.

Policia dyshon se fejesa pa dëshirë është pika e fundit që i ka vënë kapakun pasi dyshohet se brenda në familje ka pasur konflikte të vazhdueshme dhe dhunë. Në këtë version, se Pëllumb Meta ishte I dhunshëm, kanë dhënë dhe djemtë dhe bashkëshortja e tij Blerina Meta.

Policia thotë se Hygerta bashkë me vëllanë e madh, Hysenin i cili ka qenë dhe ekzekutori kanë kryer planin e vrasjes. Fillimisht ajo i deklaroi policisë se ishte vetë ajo që e kishte kryer krimin madje se nuk ishte penduar përkundrazi. 'E mora përsipër të gjithë krimin për të shpëtuar vëllain tim" ka thënë ajo.

Ora 09:44
Si u zbulua krimi makabër në Durrës! Dëshmitë kontradiktore, asnjë nga fëmijët nuk përfshiu të ëmën! Hetohet roli i saj në vrasje

1708762726_finalprojekt.00593807.Still145.jpg

Foto: Hygerta Meta dhe Hysen Meta 

Tirane- Kanë qenë pikërisht dëshmitë kundërshtuese, që nuk përputheshin me njëra tjetrën e familjarëve të cilët kanë bërë që policia të vinte në dyshim se pas asaj që ishte denoncuar si zhdukje më 13 shkurt 2024, fshihej një krim i rëndë në familje, mëson Reprt Tv

Gjatë marrjes në pyetje të vajzës,19 vjeçare e cila ishte studente e vitit të parë në Gjuhët e Huaja në Tiranë prokurorët kanë këmbëngulur derisa vajza fillimisht ka treguar versionin e saj. Për të shpëtuar vëllezërit ka marrë përsipër autorësinë e krimit dhe ka treguar dhe vendin ku e e kishte groposur të atin. Mesditën e djeshme policia e riktheu në vendin e ngjarjes 19 vjeçaren për të treguar si kishte kryer ekzekutimin dhe më pas si e kishte bërë transportimin e kufomës drejt kasollës ku dhe ishte groposur i ati.

Fakti që Pëllumb Meta, kishte një peshë trupore prej 90 kg ishte e pamundur për një vajzë me trup të imët si ajo që të bënte e vetme të gjitha lëvizjet, prandaj prokuroria ka zgjeruar hetimet tek familjarët e tjerë.

Hetuesit kanë verifikuar më pas lëvizjet e fëmijëve dhe është faktuar që djali i madh ka çuar makinën në sektorin Iliria, në pyll në një vend pa kamera. Ndërsa telefonin e të atit e kanë hedhur diku, në banesë.

Po nëna?

Asnjëri nga fëmijët nuk ka përfshirë të ëmën, Blerina Metën si bashkëpunëtore në këtë krim të rëndë.

“Nuk ishte aty! S’ka qenë fare e nuk ka ditë asgjë’ mësohet të kenë thënë ata për grupin hetimor. Megjithëse dëshmia nuk i bind hetuesit, 49 vjeçarja po hetohet në gjëndje të lirë për fshehje të krimit.

Policia dyshon për përfshirjen e saj pasi e shohin të pamundur që një plan i tillë i mirëmenduar për ekzekutimin e 49 vjeçarit në dhomën e banesës të jetë kryer pa dijenë e saj. Gruaja do të qëndrojë në hetim të lirë derisa të gjendet ndonjë provë më e fortë.

Ora 08:24
Tre fëmijët vranë dhe groposën të atin në Durrës, detaje si u zbulua kufoma! U gjurmuan tabulatet! Vëllai i viktimës hap dyert e mortit

1708725062_Screenshot15.jpg

Zbulohen detaje të tjera lidhur me krimin makabër të ndodhur në fshatin Shën Vlash të Durrësit, ku tre fëmijët, 25, 21 dhe vajza 19 vjeçe kanë marrë pjesë në vrasjen dhe më pas groposjen e babait të tyre, Pëllumb Meta në kasollen e bagëtive.

Kanë qenë kamerat e sigurisë të cilat kanë zbuluar lëvizjen e makinës së viktimës një ditë pas denoncimit, pikërisht më 14 shkurt që ka nxitur policinë të krijojnë dyshimet se nuk kishin të bënin me një rast zhdukjeje të zakonshme. Aq më tepër nga informacionet që kishin marrë 49 vjeçari nuk ishte person që humbte kontaktet me familjen.

Ndërkohë është bërë dhe gjurmimi i tabulateve telefonike dhe ka rezultuar se telefoni i viktimës ka qenë ende në ambientet e shtëpisë. Verifikimi i telefonit është bërë më 22 shkurt, pra 

Viktima është vrarë më 10 shkurt 2024 rreth orës 15:00, ndërsa 3 ditë më pas vetë ekzekutori, Hysen Meta ka bërë denoncimin për zhdukjen e tij.

Pasi e kanë ekzekutuar Hyseni dhe Hygerta janë përpjekur të fshehin gjurmët. Për këtë kanë kërkuar ndihmën e vëllait të vogël, Amarildo i cili ka ndihmuar dhe të hapë gropën ku kanë varrosur të atin, sipas policisë e cila zbuloi vrasjen, 13 ditë më pas, pikërisht më 23 shkurt duke arrestuar dhe 3 fëmijët.

Fillimisht krimi u mor përsipër nga vajza 19 vjeçare duke thënë se babai kërkonte ta fejonte pa dëshirën e saj me një emigrant në Itali, por dje pasdite pas disa orëve marrjes në pyetje Hysen Meta ka pranuar se ishte ai ekzekutori dhe secili prej fëmijëve ka shpjeguar rolin e tij dhe cfarë ka ndodhur. 

Si 19-vjeçarja, edhe vëllezërit kanë dëshmuar se shkak kanë qenë konfliktet e vazhdueshme në shtëpi që arritën kulmin me fejesën pa dëshirë të motrës së tyre. Policia konfirmoi se në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një konflikt të çastit, por një plan të menduar nga dy fëmijët, Hygerta dhe Hyseni së bashku'

"Shtetasit e përfshirë në këtë ngjarje të rëndë kanë deklaruar se motivi I vrasjes ka qenë konfliktet e vazhdueshme familjare që kanë pasur dhe nxitja e babait për një periudhë kohe që vajza të fejohej me një person pa dëshirën e saj" tha dje drejtori I policisë së Durrësit Skënder Hitaj.

Ndërkohë sot familja e vëllait të Pëllumb Metës hapi dyert e mortit për ti dhënë lamtumirën nga banesa e tij 49 vjeçarit që u vra nga fëmijët. Dy vëllezërit kishin banesat afër në Shënvlash. 

Shenim: Informacioni mbërriti në redaksi nga gazetarët Aldo Mustafa dhe Artur Korriku 

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E verteta: 25/02/2024 12:32

    Keta nuk mund te jene femijet e viktimes, keta jane bastarde. I perjetshem te madhit dhe nga 35 dy te tjereve qe te shuhet kjo fare gjakatare qe vret dhe babain per interes. Duhet zbardhur motivi pavaresisht denimit qe meritojne.Ndoshta babai ka zbuluar incestin vella dhe moter?

    Përgjigju
  • Arben: 25/02/2024 11:09

    Per shkollen e ndaluar paska vrare babane e saj ne kete menyre? Nuk thone kot qe shqiptaret jane popull arsimdashes! Ja deri ku shkojne kur dikush ia nderpret arsimimin!

    Përgjigju
  • Andi: 25/02/2024 08:57

    Harram ju qofte buka e tij more plehra femije. Ai me dy pune duke u robetuar dit e nat dhe ju i fusni plumbin dhe e varrosni si qen. Nese ka qene i dhunshem dhe autoritar te kishit zgjedhur rrugen ligjore. Te ishit larguar nga shtepia dhe te kishit bere jeten tuaj. Por jo se nuk ka kush tju jape leke per kafe e ferrnet per ta kaluar kohen klubeve. Vafshi ne ferr te tre dhe mos e nxirrshi koken nga burgu.

    Përgjigju
  • Linda: 25/02/2024 07:47

    Asnje justifikim nuk ka per kete vrasje kaq te tmerrshme! Me sa degjova qe ne filllim babai qe u vra e kishte shperngulur familjen e tij nga nje fshat i Krujes aty ku u vra ,vajzen nuk e kishte futur ne pune po e kishte nisur te sdudionte, keto tregojn se ishte familjar.Te kete qene i eger dhe fanatik jane karakterisrika qe i gjen ne shume familje shqiptare!Mamaja te gjykohet me detajet me te vogla jo te merret ne mbrojtje nga shteti! Jane shume krime bashk eshte vrasja,armembajtja pa leje,fshehja e krimit,mashtrimi i bere policis nga vajza,bashkpunimi i organizuar ne krim brenda familjes!!Mamaja nuk ka eshte marre fare me problemet e femijeve qe eshte roli i saj kryesor dhe lejoj armatosjen e tyre ne vrasjen e babait!!

    Përgjigju
  • Beni: 24/02/2024 23:02

    Me mir ta kishte denoncuar. Ai paska qene plehre baba, Ose te kishin fahire mire gjurmet pasi e vrane

    Përgjigju
  • Aaa: 24/02/2024 21:53

    Llafe në ajër... Këtu ka diçka më të thellë. Dyshoj për ndonjë mardhënie ose midis të atit dhe vajzës ose të vëllait dhe motrës Nuk ka shpjegim tjetër.

    Përgjigju
    • Boti: 25/02/2024 05:54

      Mendoj te njejten gje. Gjeja eshte shume me e thelle dhe e fshehte. Ka dicka qe nuk shkon.

  • ENVERI: 24/02/2024 13:49

    “Çrregullimi social” është produkt i kushteve të këqija ekonomike në familje! Konkretisht, Prodhimi i Brendshëm Bruto nuk ndahet nga të gjithë. 10% merr 90% të PBB-së. Kjo nuk duhet të ndodhë kurrë! Veçanërisht, nëse Partia Socialiste është në pushtet, duhet të shpërndajë GDP-në mbi qytetarët, jo mbi disa figura të preferuara të biznesit! Pasoja të tilla ka të ngjarë të rriten dhe të prekin të gjithë duke përfshirë 10%.

    Përgjigju
  • anna: 24/02/2024 13:02

    Asgja nuk e justifikon kete krim ne kete familje.por mendoj se shume i paska lodhur keto femije qe kane arritur deri ne kete pike .

    Përgjigju
  • Arki: 24/02/2024 12:57

    Duke e denuar veprimin e vrasjes padyshim por e gjithe ngjarja ka dicka qe nuk shkon. Pse gjithe familja kunder babait? Veprimi i motres per te marre persiper krimin te shpetoje vellain e saj eshte akt heroik ne raportin familjar, tashi si mundet nje person i tille qe sakrifikon per familjen te vrase babain?! E njejta gje per vellain, vrau per motren. Si munden individe te tille qe sakrifikojne per familjen te vrasin nje familjar?! Ka paradoks te madh nuk duhet ti gjykojme keta femije, asnje nuk e di si kane qene situatat. Ngushellime familjareve!

    Përgjigju
  • Po mër po: 24/02/2024 12:55

    Po vëllai pse se morri përsipër krimin të shpëtonte të gjithë?

    Përgjigju
  • Arber: 24/02/2024 12:00

    Ca fmish po rriten o zot, e rrit me sakrifica ske me takat te besh asgje Kto nuk punojne as nuk japin ndihme ne familje, Dhe ne fund te vihen kundra cdo fjale prinderore Dhe arrin deri aty sa te te vrasin e groposin. Po mire more plera meqe ishte i bezdissheshem babai gjoja, Pse nuk e denoncuat dhe ta fusnit ne burg, ti thonit qe ka armenpa leje Dhe na kercenon... te pakten ne burg do e kishit gjalle Dhe do kishit kohe te sqaroheshit dhe te falnit njeri tjetrin Duke u mirkuptuar dhe babai do pendohej ! Por jo kshu o monstra o kopila se sjeni femije ju, Vrisni ate qe ju solli ne jete dhe ju rriti me gjak, shkatrroi vetveten per ju, Ne fund cfare mori... nje plumb ne koke dhe groposje si qen rrugac!

    Përgjigju
    • O Arber: 24/02/2024 12:52

      Ky esht krim makaber. Nuk vihet dore kundra prindit. Po as Prindi kundra femijes apo Burri kundra Gruas. Nuk esht asnje prone e askujt. Kshuqe no comment me mire, ta zgjedhin vete Dramen. Dhe kto ribqira Gazetar na kan qa Karin me kto lajme per dite

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Barcelona rrezikon kreun, Flick ngre alarmin: Tani nuk krijojmë raste! Kapiten Raphinha: Niveli po ulet

Barcelona rrezikon kreun, Flick ngre alarmin: Tani nuk krijojmë raste! Kapiten Raphinha: Niveli po ulet