Pjesë e grupit të 5 personave që tentuan të korruptonin me 5 mijë euro gjyqtarët e Apelit të Korçës për të liruar nga paraburgimi një të arrestuar për trafikun e emigrantëve, rezulton të jetë edhe kreu i Dhomës së avokatisë së Korçës Arben Lena.

SPAK lëshoi ndaj tij urdhër arresti, i cili u ekzekutua nga policia. Provat kundër tij u gjetën në celularin e tij pas sekuestrimit, komunikime të tij me personat e përfshirë që ngrenë dyshime të arsyeshme për SPAK se edhe avokati është pjesë e skemës së korrupsionit.

Skema u godit më 26 dhjetor të vitit 2023, ku 3 persona u lanë në burg, 1 në arrest shtëpie dhe 1 tjetër në detyrim paraqitje.

Personi me masë arresti që donin të lironin, është Bledar Kozici. Sekserët Nikoll Hafesllarin dhe Nikoll Jeskun do të merrnin 5 mijë euro nga familjarja e të arrestuarit, Artiana Kozici, ndërsa në skemë sipas SPAK është e përfshirë edhe avokatja Dajana Kodra.

Burime nga SPAK bëjnë me dije se janë duke hetuar edhe rolin e personave të tjerë në lidhje me këtë ngjarje. Avokati Lena pritet të dalë të dielën para gjykatës, ku SPAK ka kërkuar masën arrest me burg.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:40
Arrestimi i kreut të Dhomës së Avokatisë së Korçës, Lena, i përfshirë në korrupsion me 5 mijë euro për lirimin nga burgu të një personi

1706356132_arbenlena.PNG

Kreu i Dhomës së Avokatisë, Arben Lena është arrestuar nga SPAK nën akuzën se është i përfshirë në rastin e korrupsionit që u godit në 26 dhjetor 2023, ku 3 persona u lanë në burg, 1 në arrest shtëpie dhe 1 tjetër detyrim paraqitje për tentativën e korruptimit të zyrtarëve publikë në Gjykatën e Korçës me qëllim zbutjen e masës së sigurisë ndaj Bledar Koziçit, i ndaluar për trafikun e paligjshëm të emigrantëve.